“Bota Sot”, të rrojë sa malet

Opinione

“Bota Sot”, të rrojë sa malet

Nga: Rexhep Torte Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:32
Rexhep Torte

Redaksia “Bota Sot” tashmë 26 vite me punën e saj profesionale e përkushtuese është bërë ambasadore dhe zëdhënëse e çështjes mbarëshqiptare nëpër botë, në mungesë të angazhimit të domosdoshëm dhe efektiv që duhej ta bënin Qeveritë e derisotme të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Krenarë dhe ballëhapur themi se Redaksia “Bota Sot” është mediumi më i rëndësishëm dhe tejet i dobishëm kombëtar mbarëshqiptar.

Redaksia “Bota sot” për tërë shqiptarët është bërë dritare dhe lajmëtare e përditshmë për lexuesit anë e mbanë botës.

Redaksia “Bota Sot” është bërë furnizuesi më i sinqertë dhe më i begatë i lexuesve të saj me informacione të shpejta, cilësore, objektive dhe hulumtuese.

Redaksia “Bota Sot” në rrafshin shqiptar është bërë fanar ndriçimi dhe demaskimi i armiqve dhe tradhtarëve të brendshëm dhe të jashtëm të trojeve dhe të mbarë popullit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” është bërë detektuese e saktë dhe e shpejtë e rreziqeve që po u kanosen Kosovës, trojeve shqiptare, detit shqiptar dhe popullit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” është bërë kështjellë e mbrojtjes dhe ruajtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” është bërë barometër i çdo çasti për ngjarjet dhe rreziqet që po i kanosen Kosovës dhe popullit të saj brenda dhe jashtë Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” në mënyrë lakmuese, të shpejtë dhe me saktësi është duke i ndjekur lëvizjet politike brenda dhe jashtë Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” i ka vënë në peshore të saktë dështimet e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Redaksia “Bota Sot” në çdo moment njofton për korrupsionin e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës dhe për pasuritë e tyre milionëshe të pasluftës, në para të gatshme dhe në pasuri të paluajtshme.

Redaksia “Bota Sot” është i vetmi medium shqiptar që në vazhdimësi detekton, demaskon dhe informon për Klanin “Rogner” dhe Klanin “Pronto” dhe për krimet e tyre të kryera në Shqipëri dhe në Kosovë.

Redaksia “Bota Sot” hap pas hapi është duke ndjekur dhe demaskuar synimet ekspansioniste të Serbisë agresore gjenocidale ndaj Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” në vazhdimësi është vënë në mbrojtje të viktimave të agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, dhe të sensibilizimit që kriminelët e Serbisë të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen për krimet e kryera në Kosovë.

Redaksia “Bota Sot” në mungesë të transparencës nsë Qeverive të derisotme të Kosovës për përgatitjen e dialogut Kosovë-Serbi, me një angazhim maksimal arrijti t’i informojë shqiptarët lidhur me mungesën e përgatitjeve serioze, si edhe lidhur me ekipet tradhtare në dialogun të Kosovë-Serbi .

Redaksia “Bota Sot” në mënyrë sistematike është duke i nxjerrë në pah pisllëqet e negociatorëve të derisotëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe dëmet e mëdha që i sollën Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” ka vënë në spikamë edhe hilet që po i bëhen Kosovës nga BE-ja për t’i ndihmuar padrejtësisht Serbisë agresore gjenocidale, që të bëhet hisedare në Liqenin e Ujmanit në Kosovë.

Që Serbia agresore gjenocidale, të bëhet hisetare në minierat e Trepçës, që gjithmonë kanë qenë të Kosovës dhe janë begatia e Kosovës.

Që Serbia agresore gjenocidale, nëpërmjet themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, t’i ngulën thelle Kosovës kthetrat e Serbisë që shteti i Kosovës të dëmtohet dhe të mos jetë funksional.

Që Serbia agresore gjenocidale, nëpërmjet administrimit nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave ortodokse serbe, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti krishtere shqiptare, por Kisha Ortodokse Serbe i ka okupuar, ndryshuar dhe synon t’i përdor kundër shtetësisë së Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” është këmbanë e fuqishme sinjalizuese se shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, të guximshëm dhe këmbëngulës, që me argumente bindëse historike ti parandalojnë dhe pengojnë këto synime ogurzeza dhe hegjemoniste të Serbisë .

Redaksia “Bota Sot” kryen misionin jetik në mobilizimin kombëtar të shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë, për të nxjerrë në pah dhe për të goditur pamëshirshëm çdo tentim për të rrëmbyer çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe të detit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” kryen misionin jetik për mobilizimin kombëtar shqiptar për të vepruar urgjentisht dhe sistematikisht, duke përfshirë tërë akademikët, intelektualët, historianët, gjeografët, gjeostrategët, analistët, opinionistët, gazetarët dhe ekspertët e fushave tjera, ne drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së trojeve dhe të detit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” nëpërmjet rubrikës Lajme dhe asaj Opinione, ka bërë të mundur pasqyrimin e problemeve kombëtare shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çamëri, Greqi, Maqedoni në e Veriut, Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës.

Redaksia “Bota Sot” është duke kryer misionin të rëndësishëm mbarë kombëtar shqiptar në semsibilizimin për ngritjen e padisë kundër Serbisë kriminale gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për krimet që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat