Opozita e cila vite me radhë ishte pozitë nuk e kupton ose nuk do ta kuptonë se kush është Serbia

Opinione

Opozita e cila vite me radhë ishte pozitë nuk e kupton ose nuk do ta kuptonë se kush është Serbia

Nga: Luz Tomaj Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:44
Luz Tomaj

Serbia është, shteti më tipik, i cili shkon gjurmave të Rusisë dhe ta premton një gjë ndërsa e bën një tjetër.

Gjithnjë jam shprehë se, nuk jam anëtar i asnjërit subjekt politik. Ndaj, nuk shprehi simpati apo urrejtje ndaj cilit do subjekt. Vazhdimisht mendoj dhe përpiqem me e përkrahë apo simpatizuar punën e cilit do subjekt kur është në interes, në të mirë të popullit apo kombit.

Mjerisht, sukseset e tilla, vite me radhë, nuk ndodhen jo vetëm në Kosovë por as në nënën Shqipëri. Zhvillimet e ngjarjeve në shtetet shqipëtare, duhet shiquar në konstelacion me politikën serbomadhe.

Pse opozita në Kosovë dhe shtresa aktuale në Shqipëri nuk e kuptojn se kush është Serbia?!!!

Ditë më parë, në nji artikull, e tregova nji kronologji të te zezave serbe ndaj shqipëtarve, jo më larg por nga viti 1912 dhe deri në mbarim të shekullit të kaluar. Gjitnji, gjatë historisë, në agjenden e Serbisë ishte dhe, edhe sot është, zhdukja e shqipëtarve, sepaku në Kosovë.

Subjektet politike kosovare, sidomos ato, tani në opozitë, më të rëndësishme e shifnin ardhjen në pushtet se sa ndërtimin e shtetit. Nuk u brengosen, nuk ndërmuarren asgjë për shtrirjen e sovranitetit në mbarë shtetin. Nuk vërejta se dikush bisedoi me eprorët e forcave të KFOR-it apo si quhen, për këtë çështje. Sa qesharake mu duk, kur lexova se Ramush Haradinaj, paska shkuar në veri por i është deshtë të armatoset deri në dhëmbë, për sigurinë personale!!! Serbia ndërton, e synon Trepҫën, i bën serbët e Veriut që të të mos e rrespektojnë fare shtetin e Kosovës. Çka ka ndërmarr Kosova?! Asgjë.

Kërkesa për dëmet e agresionit gjenocidial serb

Në bashkësinë ndërkombëtare, kanë ndodh, herët a vonë, luftra dhe konflikte të ndryshme ndërshtetërore. A i shkon mendja ndokujt, me e hulumtu dhe shiqu, a ka ndodh ndonjëherë që, shteti viktimë të hesht për 10 apo 20 vite. Jo, jo nuk ka ndodhë, i ndodh vetëm Kosovës së shkretë. Përgjegjësia penale për gjenocid është një, ndërsa kërkesa për kompenzimin e dëmeve është tjetër.

Nga një herë komunikoi me vet veten. Pyetem, a thua, për shkak se kompenzimi i dëmeve të luftës shkon dhe duhet të shkon në favor të familjeve të cilat kanë pësuar, viktimave dhe jo në favor të shtetit, ndoshta për atë arsye edhe nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Po të kishte parashtruar Kosova me kohë kërkesen për gjenocid dhe dëme, Serbia nuk do i kishte ra ndërmend Asociacioni apo dialogu.

Më shkon ndërmend Kroacia, pas luftes me Serbinë, në qeverinë e parë dhe në vazhdim, përveq ministrive tjera, e kishte instalu edhe Ministrinë për pasojat e luftës. Kosova, nuk e formoi qoftë edhe një institut profesional për krimet dhe dëmet e luftës. Kjo çështje s’do koment, është turp dhe mungesë e profesionalizmit, vetëdijes dhe ndërgjegjes e shtresave politike.

Shtresa aktuale politike pretendon t’i korigjoi të metat e shtresave të mëparëshme

Një gjë është e sigurtë - më i vështir ëështë procesi i korigjimit të të metave, lëshimeve... se sa vet procesi i formimit të shtetit. Prandai, iu sugjeroi shtresës aktuale dhe të tjerave se, është e rëndësishme që fjala apo veprimi i duhur të ndërmerret në momentin e duhur dhe se, nxitimi nuk preferohet.

Vërej tani se, shtresa aktuale, ballafaqohet me Serbinë, përveq tjerash edhe me çështjen e dialogut. Absolutisht pajtohem me qëndrimin e Kryeministrit, ndonëse nuk e ka lehtë se, siҫ e shpreha edhe më parë, nuk është lehtë me i evitua dobësitë dhe gabimet e gjertanishme rreth dialogut. Qëndrimin dhe opozimin duhet argumentuar në mënyrë politiko-profesionale, pa nxitim.

Përgaditja për paditjen juridiko-penale dhe juridiko-civile duhet të bëhet në mënyrë tejet profesionale, të argumentohet me prova të duhura. Kosova, ka të drejtë, pa donjë ndihmë të shtetit tjeter të inicon proceduren.

Nuk mund t’i anashkaloi ndodhirat dhe sulmet e opozitës kundër shtresës aktuale. E di se as shtresa aktuale nuk është shenjtë dhe, a do të tregon pjekuri të mjaftuar politike dhe profesionale, por e ka filluar një proces, i cili, Kosovës i ka munguar që nga shpallja e pavarsisë.

Sulmet te cilat, opozita i bën kunder pozites janë të papranueshme dhe të turpëshme. Nga një herë, po mendoj se ndoshta opozita, me plot dëshirë i nënshtrohet edhe Serbisë vetëm me e larguar poziten nga pushteti!!! Gjuha dhe zhargoni të cilën e përdor opozita, qoftë në komunikime ditore qoftë në Paarlament është për tu gjykuar. Nuk e kam shiquar legjislacionin penal të Kosoves por, në seancat e Parlamentit vërej gjuhë e cila, nxit përqarje dhe mosdurim, gjuhë e cila fyen dinjitetin personal të tjetrit etj. Gjuha e till, sipas mendimit tim, paraqet krim, paraqet veper penale ose sëpaku kundërvajtje.

Deri sa shtresat politike të Kosoves, në të kaluaren, i kanë premtuar Serbis, madje edhe kanë nënshkruar marrëveshje rreth asociacionit, i cili e nenkupton faktin se menjëherë më pas, Veriu do kërkon edhe shkëputjen nga Kosova, kanë diskutuar rreth çështjes së kufinjëve, në Shqipëri, Rama insiston për njifar Minishengeni a dreqi e marrtë vesh. A jemi komb more a çka dreqi jemi. Është i marrë çdo ai i cili pret ndonjë të mirë nga Serbia. Deri sa Serbia përpiqet qoft edhe per një individ serb, nuk e dëgjova as Kosoven as Shqiprinë duke përkrah Luginen, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi apo Qamëri. Jo more jo, Kryeministri i Shqipërisë as nuk e rrespekton Kryeministrin apo Kryetaren e Kosovës. Ndaj, a mund të pritet progres në sferën gjithkombëtare.

Ejani në veti more, mos e harroni popullin, mos e harroni kombin.

Luz Tomaj

06/29/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat