Pse po dështon Kuvendi i Republikës

Opinione

Pse po dështon Kuvendi i Republikës

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:51
Muhamet Kelmendi

Pushteti në Kosovë është i ndarë juridikisht. Pavarësia e tri pushteteve garantohet me Kushtetutë. Mirëpo, në kuadër te aktivitetit të organeve kemi një përzirje të pushteteve. Në fakt vartësia e legjislativit është totale nga ekzekutivi. Ky e dirigjon tërësisht pushtetin e Kuvendit.

Në këtë anë kemi edhe dështime. Pushteti ekzekutiv po e hargjon kohën dhe punën e komisioneve dhe të Kuvendit me shkarkime dhe ngarkime të bordeve të ndryshme. Vetëm brenda dy muajve kemi shkarkime të mëdha në vend. E kjo punë kërkon kohë dhe bënë shpenzime të mundimshme. Komisionet po merren me shkarkim të bordeve. Vetëm disa borde, ai i Agjensisë së privatizimit, Agjensisë së arsimit dhe të vlerëshmërisë, si dhe të RTK-së bënë hargjime të mëdha të kohës së komisioneve dhe të Kuvendit.

U hargjuan disa muaj. Komisionet po merren me këtë punë. Ato nuk po shqyrtojnë projektligjet dhe nuk po i përkatitin ato për Kuvend. Edhe pushteti ekzekutiv, ministritë, janë kapur pas të ashtuquajturës "spastrim të pushteteve". E kanë lënë anash çështjen e punës dhe të përkatitje së projektligjeve për Kuvend. Kudo nëpër pushtet po kryhet punë spastruese. Tamam sikurse të ishin armiqë të shtetit dhe popullit. Këtu është shkaku i dështimit të punës së Kuvendit si pushtet legjislativ.

Po këtu dalin edhe dështimet tjera në fusha të ndryshme të pushteteve. Natyrisht se duhet punë spastruese. Por, askush nuk mund të largohet për përkatësi politike. Largimet nga puna duhet të bëhen për mos punë, për korrupcion dhe për kriminalitet. Largimet tjera janë jo legjitimite dhe kështu vetëm thellohen konfliktet në vend. Ne kështu do të kemi vazhdimësi hakëmarrëse.

Kuvendi nuk do të kryejë detyrat madhore, as çështja e dialogut me Serbinë nuk po kalon si duhet në Kuvend. Aty ka vetëm mospajtime midis grupeve parlamentare dhe pozitës e opozitës. Nuk ka platëformë. Edhe në fushën e ligjeve kemi dështime. Po kalojnë ligjet që i shërbejnë partisë në pushtet.

Në raportet me jashtë është Kuvendi në pozitë amorfe pa asnjë punë konkrete. Ai nuk dinë të funksionojë si organ i pavarur dhe të ndërtohet raporte me kuvendet e shteteve të ndryshme në botë. Është shumë i ngurtë Kryetari dhe vetë Kuvendi. Dhe në fakt nuk ka një platëformë të përbashkët me pushtetin ekzekutiv. Kështu kemi një gjendje të rëndë dhe shumë jo produktive. Këtej priten edhe dështime tjera në fusha të ndryshme të Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat