Shteti, pushteti, politika, intelekti, morali ose etika...

Opinione

Shteti, pushteti, politika, intelekti, morali ose etika...

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:02
Agron Shabani

Një proverbë e njohur greke thotë: Mëshkull të lindë nana (ëma), burrë të bën gruaja, baba (prind) të bëjnë femijët ose kalamjtë, lider ose politikan të bëjnë kushtet ose rrethanat e caktuara, trim ose hero ose të bën lufta, ndërsa njeri bëhesh vet.

Shpesherë i kam bërë pyetje vetës: Vallë pse (përse) Aristoteli atëbotë e shkroi veprën e tij kapitale me titull "Etika e Nikomahut"? Në emër të birit (djalit) të vet, Nikomahut, të cilin thonë se e çmoi dhe adhuroi shumë ? Në emër të brezit ose gjeneratès së tij?, në emër të idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore (filozofike) mbi njeriun, popullin, shtetin dhe shoqërinë, apo...?

Ndonëse, në "Etikën e Nikomahut", Aristoleli i përmblodhi, ravijezoi, konturoi, eksploroi dhe konvencionalizoi "Etikën" e Eudemit, metafizikën e Platonit, moralin, stoicizmin dhe virtytët e larta të Sokratit, hilozoizmin, epifaninë dhe univeralitetin e Talësit, së bashku m "llogosin", "etosin" dhe"erosin" e njohur shkencor dhe humanist.

Se këndejmi, sipas Aristotelit, për mirëqeninen, harmoninë dhe lumturinë e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, pos tjerash janë me rëndësi primare ose ambivalente shëndeti i përgjithshëm trupor (organik) dhe mental ose psikologjik së bashku me femijët (kalamajtë), familjen, shoqërinë, ushqimin, strehimin (vendbanimin), ambientin jetësor, klimën, relifein dhe konfiguracionin, lirinë, drejtësinë dhe barazinë.

Ndonëse, sipas tij, të gjitha problemet e njohura individuale ose kolektive i kanë tre-katër zgjidhje ose alternative të ndryshme: Zgjidhjen time (zgjidhjen tonë), zgjidhjen tënde (zgjidhjen tuaj), zgjidhjen e duhur ose të goditur si dhe zgjidhjen e drejtë dhe të pranueshme për të gjitha palët si opsion optimal ose maksimal.

Ndërkaq, duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë): Aristoteli veçoi tre(3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare.Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe elitat ose prominencat e njohura shkencore, untelektuale, kulturore dhe politike sipas konceptëve, idealeve dhe vizioneve të Aritotelit etj.

Në mençurinë, zgjuarsinë, intelektin ose intelegjencën e njeriut, gjithënjë sipas Aristotelit, ndodhën të fshehura të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të besimit, shpresës dhe lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive.

U mor vesh se intelekti ose inteligjenca sipas tij (Aristotelit) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën, moralin, karakterin, profesionin dhe vetvetën e tij. Kjo për faktin e njohur se trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.

Ndaj, gjithënjë sipas tij, edhe shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e asaj se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Ndërkohë që në të gjitha idetë ose teoritë e njohura shkencore ose filozofike të Aristotelit, një rolë të rëndësishëm ose esencial zë edhe bioetika (etika biologjike ose biogjenetike) së bashku me etikën normative, profesionale, aksionale, intelektuale, autonome, heteronome, etikën diskriptive ose empirike, etikën ontologjike dhe deontologjike, metaetikën ose etikën ekzistencialiste etj.

Çarlls Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pos tjerash pohon se janë nderi, morali, karakteri, edukata, kultura dhe intelgjenca ato që i dallojnë ose diferencojnë njerëzit prej kafshëve". 

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si pezhorative ose "derivate të dorës së dytë", Siegumnd Freudi, Alfred Adleri dhe shkenctar të tjerë me renome botërore, përveç tjerash theksojnë faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit.

E sidomos atëherë kur prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefave ose padroneve të valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat e tyre, shpeshherë ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin. 

 

Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm, të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, sipas Aristotelit etj.,ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. 

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me shpirtin, intuitën dhe sensibilitetin, si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut. 

Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë ose esencial. 

Dekarti  e percaktonte intelegjencen si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash".

Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.

Ndonëse, filozofët, psikologët dhe sociologët, i referohen intelektit ose intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. 

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se postet, fuksionet ose resurset e njohura shtetrore dhe naciinale, janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për to: Psikologët janë të mendimit se personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profesionale, nuk arrijnè tè identifikojnè nè menyrè korrekte dhe koshiente ose logjike detyrèn dhe misionin e tyre, tè planifikojnè njè strategji pèr zgjidhjen ose tejkaliin e njè problemi akut ose kronik si dhe tè monitorojnè sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre.

E "posaçme" gjithashtu në këtë kuader është edhe ideja ose teoria e njohur sipas të së cilës, fjala ose nocioni inteligjencë (interlligere) do thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. 

Ata vlera dhe parime të larta njerëzore ose qytetare që i shquan dhe fokuson në 'etosin' dhe 'erosin' e tij shkencor ose filozofik Aristoteli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat