Dallimi në mes politikanëve të Kosovës dhe politikanëve të shteteve tjera

Opinione

Dallimi në mes politikanëve të Kosovës dhe politikanëve të shteteve tjera

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:38
Adem Bytyçi

Politikanët e Kosovës nga politikanët e shteteve tjera i dallon thënia: Politikanët e shteteve tjera thonë më shumë nuk dim se sa dim, ndërkaq politikanët e Kosovës thonë më shumë dijm se nuk dijm, dijm çdo gjë, prandaj edhe e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje në të cilën është aktualisht.

1. Shtet në të cilin zhvillohet luftë për pushtet e jo për shtet .

2. Shtet në të cilin janë të mirë vetëm ata që kanë qeverisur deri dje, e jo edhe ata që qeverisin sot.

3. Shtet në të cilin ndihen të lumtur vetëm ata që qeverisin me vendin dhe jo edhe ata që qeverisen.

4. Shtet në të cilin as interesat madhore të vendit nuk i bashkojnë opozitë-pozitë.

5. Shtet në të cilin janë bërë milionerë e multi milionerë, ata të cilët nuk e kanë derdhur asnjë pikë djerës, por milionatë, shtëpitë dhe villat luksoze u kanë ardhur siq thotë një fjalë popullore si hutit në zgurë .

6. Shtet në të cilin shesin moral ata të cilët nuk kanë as përveti.

7. Shtet në të cilin vidhet thesari shtetit dhe askush nuk dënohet dhe paraqet dorëheqje si akt moral-përgjegjësie.

8. Shtet në të cilin pasanikët më të mëdhenj janë ata të cilët kanë qenë në postet më të larta shtetërore.

8. Shtet në të cilin nuk është i papunësuar asnjë familjar i pushtetarëve.

9. Shtet në të cilin marrin rrogë familjarët e politikanëve pa shkuar asnjë ditë në punë.

10. Shtet në të cilin ata që i falimentojnë ndërmarrjet publike më profitabile në vend, nuk japin asnjë përgjegjësi as morale dhe as ligjore.

11. Shtet në të cilin tokat bujqësore publike shiten më lirë se në cilindo shtet tjetër të botës dhe përparësi për t'i blerë kanë ata që janë në pozita të larta shtetërore, politike dhe partiake etj.etj MEGA dhe multi anomali.

Tani, pozitë-opozitë duhet ta pranojnë se edhe sikur 30% të jetë e vertetë kjo që u tha, kështu as nuk ndërtohet dhe as nuk zhvillohet dhe as nuk përparon shteti, por vetëm shumëfishohen të këqijat kundër shtetit dhe kundër qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat