Bregoviçi, aq sa është këngëtar, është dhe politikan!

Opinione

Bregoviçi, aq sa është këngëtar, është dhe politikan!

Beqir Sina - New York City Nga Beqir Sina - New York City Më 6 gusht 2021 Në ora: 22:25
Edi Rama dhe Goran Bregoviç

Goran Bergoviç: “Nuk më intereson. Sido që të jetë, në Ballkan ne kemi ndjerë gjithmonë madhështinë që vjen nga lindja nga Rusia. Unë mendoj se Perëndimi ka shprehur gjithmonë një lloj paranoje për këtë. Shpresoj se do të kalojë dhe ata do të dalin me një lloj ilaçi kundër tij. "

Bashkia e Korçës, thotë se megjithëse nga organizatorët tashmë është bërë e ditur se Bregoviç, pritet të jetë në Korçë, ata nuk e dinë ende nëse është konfirmuar pjesëmarrja e tij.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai vjen, në Shqipëri, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri.

Pse, Goran Bergoviç, është për t’u kontestuar dhe është për t’u diskutuar?

Ngase ajo patjetër duhet të shikohet më shumë politikisht sesa artistikisht. Këngëtari është cilësuar si frymëzim i ushtrisë serbe për masakrat në Kosovë, me këngën e tij “Kallashnikov”, dhe është “posedues” politik nëpërmjet këngës së tij, qysh në shpërbërjen e “Jugosllavisë” dhe demostratat e Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

Disa ngjarje mbeten në kujtesë për gjithmonë, – dhe nuk harrohen, por janë dhe disa nga ato ngjarje që janë nga ato të befasishmet, që zgjatin disa sekonda, apo e shumta disa minuta, ose disa orë, përsëri mbesin në kujtesën e çdo njerit. Mirëpo, në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, më e shumta, ngjarjeve , kauzave, çështjeve, dhe problemeve nuk shkojnë më shumë se “3 ditë”.

Në Shqipëri, ka disa ngjarje, që shpesh herë mbasi kalojnë 3 ditë, ato harrohen, madje sikur të mos ketë ndodhur asgjë, si ato me drogën, korrupsionin, kriminalitetin, aksidentet dhe varfërinë, problemet me votimet vjedhjen e votave dhe manipulimet e tjerë e tjerë ….

Lajmi( ose ngjarja e Bergoviç) për pjesëmarrjen e këngëtarit nga Beogradi, Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë,(18-22 Gusht), ka shkaktuar debate të forta dhe reagime, nga më shumë se ¾ e shqiptarve, brenda e jashtë , Shqipërisë e Kosovës, trojeve shqiptare, madje edhe nga disa artistë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, trojet shqiptare e diaspora.

Çdo njeri prej tyre ka shprehur pakënaqësinë, përmes reagimeve në rrjetet sociale të cilat janë sot për sot si më të lexueshmet, duke folur me shumë zemërim, dhe sygjeruar se “pjesëmarrja këngëtarit serb, Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë,(18-22 Gusht), duhet të anulohet(kontetsuar) pa menduar dy herë, ngase kjo gjë nuk mund të arsyetohet, më, mbas asaj që dihet se kush është ky këngëtar ultra-nacionalist Serbë, jo si artist por si politikan.

Kjo, edhe për shkak të këngëve të tij, me motive ultra nacionaliste serbe, në kohën e luftës, në Bosnje, dhe Kosovë.

Goran Bregoviç, është vërtet një nga muzikantët dhe kompozitorët të njohur të Ballkanit. Ai u rrit në qytetin boshnjak të Sarajevës dhe ishte dëshmitar i mizorive të luftës në vitet 1990. Por, ai me “vetë-dije”në kohën e Millosheviqit, për “famë” dhe ca para, kanalizoi dhimbjen e gjithë rajonit, me “humorin” e tij të pafund, me tekstin e këngëve në muzikën e tij, të atyre viteve, deri sa mori një admirim të madh, në elitën e ultra nacionalizmit serb, duke kompozuar muzikë për filma si “Koha e Ciganëve” të Emir Kusturica.

Gjatë mesit të vitit 1971, ndërsa studionte në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës, Bregoviç njëzet e një vjeçar u pranua në Lidhjen Komuniste Jugosllave (SKJ), partia e vetme në sistemin politik të Jugosllavisë SFR.

Gjatë mesit deri në fund të viteve 1970, tashmë si një muzikant i njohur rock në ish Jugosllavinë që nuk egzistonë, më, Bregoviçi shpesh shprehte publikisht mbështetjen e tij për komunizmin dhe rëndësinë e të qenit aktiv në partinë Komuniste.

Në vitin 1990, përpara zgjedhjeve të përgjithshme në njësinë përbërëse RS e Bosnjës dhe Hercegovinës të ish Jugosllavisë, ishte po ky Goran Bregoviç, i cili pati shprehur publikisht mbështetjen e tij për Unionin e Forcave Reformuese të Jugosllavisë (SRSJ) të Ante Markoviç. Ai gjithashtu mori pjesë në fushatën e tyre zgjedhore dhe kontribuoi në të aftësinë krijuese. Pavarësisht sigurimit të mbështetjes publike dhe miratimeve nga shumë figura të shquara publike në RS të Bosnjës dhe Hercegovinës si Emir Kusturica, Nele Karajliç, Branko Gjuriç, etj., Partia mori vetëm 8.9% të votave të përgjithshme.

Në vitet pas Luftërave Jugosllave dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregoviç, e ka përshkruar veten si Jugonostalgjik. Në vitin 2009, ai deklaroi: "Jugosllavia është kryqëzimi i shumë botëve: ortodoksë, katolikë, myslimanë. Me muzikën, nuk kam pse të përfaqësoj askënd, përveç vetes - sepse flas gjuhën e parë të botës, atë që të gjithë e kuptojnë: muzikë.

Siç shpjegon Bregoviç, llojet e ndryshme të muzikës kanë për qëllim të ilustrojnë kohët e trazuara në të cilat jetojmë - kohë ku "sot jemi fqinjë të mirë dhe nesër mund të qëllojmë njëri -tjetrin vetëm sepse jemi nga kombe me fe të ndryshme….. për ta kuptuar muzikën si një bisedë, "thotë ai: "Muzika është gjuhë."

Mbas Edi Ramës, dhe Bashkisë së Tiranës, është Bashkia e qytetit të “Abetares”, Korçës që e ka bërë të ditur se Bregoviç pritet të jetë në Korçë, megjithëse ende nuk dihet nëse është konfirmuar pjesëmarrja e tij.

Por mesa duket kjo ka për të ndodhur….. Dhe nuk është aspak çudi e madhe, ngase kjo i pëlqen edhe Kryeministrit Edi Rama, komb mohuesit që ka më përzemër shkrimtarin serb, Ivo Andriç, regjisorin Emir Kusturica, dhe këngëtarin Goran Bregoviç! (këtë të fundit ai e nderoi edhe me çmimin “Çelsi i Tiranës”, ose që përkthehet ndryshe qytetar nderi i Tiranës,). Pra, është “Nderi i Tiranës”.

Këngëtari serb, Goran Bregoviq, më 31 qershor 2006, kur ai mori një nderim të veçantë të Bashkisë të Tiranës nga Edi Rama( Kryetar Bashkie) “Çelsi i Tiranës”, ose është “Nderi i Tiranës”, me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, ai ishte përcjellë me ovacione të gjata pas koncertin që e kishte mbajtur në Tiranë, sidomos pas këngës së fundit, “Kallashnikov”, dhe “Bela Cao”.

I fituar nga Edi Rama, aso kohe kryebashkiak i Tiranës, sot kryeministër, Bregoviçit, Rama, ia kishte dhuruar edhe “Çelësin e Tiranës”, gjë që kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha të mëdha te shqiptarët, por gëzim të madh te serbët!

E ky koncert i Bregoviçit ishte marrë shkas nga mediat serbe, për të komentuar raportet e “reja” ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, sidomos pas ndeshjes së ndërprerë më 14 tetor 2014, në Beograd, dhe “Takimet e Mjaltit” Vuçiç – Rama, për ringjalljen e “Jugosllavisë”.

“Edi Rama, këndon dhe vallëzon me Kallashnikovin serb(Bergoviçin): Shikoni se si Bregoviçi e kalli Tiranën”, ka qenë titulli i të përditshmes serbe, “Kurir”, shtatë vjet më parë.

Pra, "politikani" Goran Bregoviç, i cili ishte në krye të protestës në Beograd kundra, shpalljes së pavarësisë së Kosoves, në sheshin e Beogradit, kur protestonin në 23 Shkurt 2008, mbi 100 mijë veta me flamuj, fjalime ultra nacionaliste, kengë dhe muzikë, pankarta kundër Kosovës, ja thotë këngës në Shqipëri, në Tiranë e Korçë.

Përkundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi i okupimit në Krime, pra nga Rusia, dhe sanksionet ndërkombëtare, muzikanti serb Goran Bregoviç, ishte ai që mbajti, tre vjet më parë një koncert në Sevastopol, ku vlerësoi madhështinë e Rusisë, dhe shprehu shpresën se Perëndimi do të "shërohej nga paranoja e tij".

Pas koncertit të tij më 26 mars, Bregoviç u pyet nga gazetarët nëse nuk kishte frikë nga bojkoti. Ai u përgjigj se nuk ishte plotësisht i shqetësuar nga sanksionet.

“Nuk më intereson. Sido që të jetë, në Ballkan ne kemi ndjerë gjithmonë madhështinë që vjen nga lindja nga Rusia. Unë mendoj se Perëndimi ka shprehur gjithmonë një lloj paranoje për këtë. Shpresoj se do të kalojë dhe ata do të dalin me një lloj ilaçi kundër tij. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat