Edi Rama, rrugën e Shqipërisë për në Evropë e devijoi dhe e ktheu për në Beograd

Opinione

Edi Rama, rrugën e Shqipërisë për në Evropë e devijoi dhe e ktheu për në Beograd

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 13 gusht 2021 Në ora: 19:06
Edi Rama

Shqiptarët kanë vuajtur shumë nën regjimin komunist Envero-Stalinist në Shqipërinë Londineze.

Ndërkaq, shqiptarët të cilët pas luftës së dytë botërore mbetën nën sundimin dhe regjimin Jugosllav kanë përjetuar tmerret dhe represionet më të egra që ka njohur ndonjëherë historia e vuajtjeve të ndonjë popullate në ndonjë shtet tjetër të Evropës.

Në Shqipëri regjimi diktatorial i shokut Enver, të gjithë ata që e kundërshtonin regjimin e tij të diktaturës dhe represionit madje që guxonin të kërkonin sado pak frymëmarrje demokratike dërgoheshin në kampet e përqendrimit në Spaq, Burrel apo gjetiu për të vuajtur dënimin dhe përjetuar torturat më monstruoze.

Në këtë periudhë të regjimit Enverist ata poetë e shkrimtarë që merrnin guximin të kundërshtonin regjimin qoftë edhe me vlera poetike dhe mjete tjera të artit dënoheshin me vdekje varje në litar.

Shembulli më makabër i një ndëshkimi të tillë ishte varja në litar e poetit, mësuesit dhe krijuesit të talentuar Havzi Nela.

Gjatë regjimit Diktatorial komunist Envero-Stalinist Shqipëria dhe shqiptarët gjendeshin në një izolim total me botën demokratike.

Shtetet në Evropë dhe vizitat e këtyre shteteve nga shtetasit shqiptarë ishin një mollë e ndaluar.

Vuajtjet e shqiptarëve sa vinin dhe bëheshin edhe më të padurueshme.

Për këtë shkak ndodhi revolucioni demokratik me ç’rast u rrëzua regjimi Enverist-Titisto-Stalinian në Shqipëri dhe fitoi demokracia multi-partiake.

Megjithë ndryshimet që ndodhën në Shqipëri pas revolucionit demokratik, vendosjes së sistemit multi-partiak dhe hapjes së Shqipërisë ndaj Evropës dhe botës , për fat të keq sot në krye të shtetit shqiptar gjenden pinjollët e ish-sistemit komunist- Stalinist, të cilët kanë dënuar, torturuar dhe ekzekutuar deri edhe me varje në litar shumë poetë, mendimtarë dhe intelektualë shqiptarë, të cilët merrnin guximin të kërkonin që Shqipëria dhe shqiptarët të dilnin nga ferri i diktaturës dhe izolimit për t'iu Bashkuar demokracive të shteteve të perëndimit.

Edhe pas kaq vitesh tranzicioni duket se Shqipëria akoma nuk ka dal definitivisht nga katrahurat e regjimit të kaluar për t'i përqafuar dhe implementuar vlerat e vërteta demokratike euro-perëndimore.

Pa varësisht raporteve jo të drejta në të kaluarën të Evropës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, politika aktuale e shtetit shqiptar duhet ta kuptojë përfundimisht se e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve është BE-ja, çdo rrugë tjetër shpie në drejtimin e gabuar.

Megjithatë pas ngadhënjimit të revolucionit demokratik në Shqipëri, forcat reaksionare komuniste shqiptare u infiltruan në thuajse në të gjitha partitë politike.

Sidoqoftë në Shqipëri fitoi demokracia dhe ndryshuan shumë raporte politike nga sistemi diktatorial në atë demokratik multi-partiak.

Shpresa kryesore e shqiptarëve pas gjitha këtyre ndryshimeve kaq të rëndësishme ishte integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE.

Mirëpo me rastin e ardhjes në pushtet në Shqipëri të pinjollëve të regjimit të kaluar, në vend që ta vazhdonin rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, e devijuan këtë rrugë duke e dërguar gabimisht Shqipërinë drejtë Beogradit kryeqytetit të një shteti anti-shqiptar siç është shteti i Serbisë, i cili jo më pak se tri gjenocide i ka bërë kundër popullit shqiptar dhe akoma nuk e ka shuar etjen për shfarosjen e popullit shqiptar dhe aneksimin e tokave të tyre me dhunë dhe terror e kohën e fundit edhe me diplomaci dhe gënjeshtra perfide...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat