Shqetësuese përhapja e infesksionit nga varanti Delta në Kosovë

Opinione

Shqetësuese përhapja e infesksionit nga varanti Delta në Kosovë

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:12
Autori

Është brengosës fakti se si në një shtet të vogël si Kosova, me një popullësi përafërsisht me 2 milonë banorë, të ketë kaq numër të madh të infektuarish me variantin Delta të Coronavirusit.

Krahasuar numrin e të infektuarëve nga ky virues në vendet të cilat kanë BANORË qindra fish më shumë se Kosova, siç është Gjermania, Kanada etj. numri i të infektuarëve në Kosovë është shumë më i madh.

Shkaqët janë subjektive dhe objektive.

Subjektive: Që nga paraqitja e Pandemisë së Coronavirusit, dhe më vonë promutacionëve të këtij viruesi, popullata e Kosovës, por edhe institucionët kompetente të shëndetësisë publike i kanë injoruar pasojat fatale të kësaj Pandemie vdekjeprurëse.

Në një vend të vogël si Kosova të këtë aq numër të madh vdekjesh dhe infeksione nga kjo pandemi është e pa imagjinueshme. Por, kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë injoruar dhe vazhdojnë ta injorojnë këtë pandemi.

Jo vetëm që nuk i kanë respektuar, por edhe vazhdojnë të mos i respektojnë masat mbrojtëse kundër kësaj pandemie apo këtij virusi vdekjeprurës .

Nuk e mbajnë distancën, nuk i vendosin maskat mbrojtëse atëherë kur duhet, madje ka pasur rast kur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër Covid- 19‐të.

Një papërgjegjësi kjo e cila nuk mund të arsyetohet në as një mënyrë dhe mund të jetë shkak për ata që nuk janë vaksonuar dhe refuzojnë të vaksionohen edhe ta humbin jetën, në rast se infektohen me viruesin Civid - 19 dhe me variantin Delta të këtij Coronavirusi.

Jo vetëm qytetarët, por edhe institucionët kompetente të shëndetësisë janë përgjegjëse për prolongimin e vaksinimit të popullësisë kundër Pandemisë së Coronavirusit Covid - 19 dhe variantëve të tij, nga parqitja e Kësaj pandemie e deri në kohen e tanishme.

Po të ishte vaksinuar një numër më i madh i qytetarëve të Kosovês me kohë, pa dyshim se, numri i të infektuarëve nga Pandemia e koronavirusit do të ishte shumë më i vogël dhe qytetarët në rast infeksioni do t'i kishin përballuar shumë më me sukses pasojat e infesksionit.

Gjendja është alarmante, prandaj duhet shtuar kujdesi ndaj masave mbrojtëse dhe vaksinimi i popullatës duhet të intensifikohet, përndryshe pasojat nga Coronavirusi  dhe varianti Delta mund të jenë fatale për qytetarët e vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat