Universiteti serb i Prishtinës në veri!!!

Opinione

Universiteti serb i Prishtinës në veri!!!

Shefqet Cakolli Nga Shefqet Cakolli Më 21 gusht 2021 Në ora: 09:17
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke vendosur gurthemelin e ndërtimit të objektit të “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë

Nuk na ka askush faj neve që në veri të Kosovës nuk kemi sovranitet tash e 20 vite, andaj pavarësinë e Kosovës na e kanë pranuar ashtu si është me veriun, dhe kurrë nuk mund të themi dhe rrezikojmë shtetësinë tonë me status quo, si po flitet e thuhet nga disa "dijetar" tanë, për shkak se Serbia në fakt ka ri-okupuar një pjesë të madhe të Kosovës?

Shtrohet pyetja pse ne nuk ndërtojmë universitet në Preshevë p.sh, ose pse ne nuk ndërtojmë lagje e ndërtime të larta në Kosovën Lindore për kthimin e mijërave shqiptarëve të Luginës, e që sot nuk kanë as status në Kosovë e në Luginë janë te ç' regjistruar si banorë atje!?

Pse ne nuk ndërtojmë edhe lagje edhe universitete në veri, por ju "lejojmë" Serbisë të ndërtoj, bile edhe pa leje mjedisore e urbanistike, duke u arsyetuar dhe duke thënë se; lind konflikti ndëretnik!?

Atëherë në emër të gjithë kësaj prej vitit 1999 ne jemi pengua nga vet udhëheqësit tanë për të ndërmarr masa, për të mbrojt sovranitetin tonë atje, dhe jo që jemi shtyrë, por jemi pengua nga politika 20 vjeçare, krejt në emër të paqes, e në anën tjetër Serbia ka shtri sovranitetin e vet në ato tri komuna bashkë me ato të tjerat që ne ja u kemi mundësua në emër të drejtave për serbët, bile- bile edhe me vetë dhënien e kishave tona dhe ekstra territoret e kishave dhe manastireve që në fakt kanë qenë dhe janë tonat, jo të kishës serbe!?

Edhe këtu qeveritë dhe politika jonë ja u ka mundësua që sot Serbia të shtrij sovranitetin e vet të plotë në këto komuna me të gjitha poret e jetës nën sovranitetin, dhe ligjet e Serbisë.

Ne që vetë ja u kemi mundësuar së bashku edhe me KFOR-in, për ta patur më lehtë menaxhimin e situatës atje, bile edhe në emër të ekstra territoreve të kishave e manastireve ata po e kanë më të lehtë ta menaxhojnë situatën dhe që në heshtje Serbia po e rimerr një pjesë të Kosovës, ashtu si e ka edhe në kushtetutë!

Ne me Serbinë u deshtë, që nga pas lufta me qenë në gjendje "lufte", dhe mos me pas as të shkuar as të ardhur, as trageti as kufij me ta, për deri sa ajo të njoh realitetin e pas luftës dhe Pavarësinë e Kosovës nga shtetet më të fuqishme!?

Asnjë here ne nuk duhet ta fajësojmë Serbinë, kur ne vete ja u kemi mundësuar të gjitha këto marifete, duke u bazuar edhe në vitin 2004 kur shërbimet e huaja së bashku me ato Ruse dhe Serbe organizuan apo nxiten dhune në protesta të vitit 2004, me çka u sulmuan edhe kishat që në fakt nuk ishin as ide e as traditë e shqiptarit, por ato u bënë me qëllime të caktuara që sot BN dhe siguria e Kosovës përmes KFOR-it të jetë e seleksionuar dhe që me marrëveshje të politikës sonë shkurtpamëse të nënshkruaj kontrata për mos lejimin e forcës sonë të sigurisë ( FSK ) të kalojnë në veri!!

Edhe këtu, nuk na ka faj Serbia, por politika dhe qeveritë tona?!

As sot kjo qeveri nuk reagoj, sepse nuk dëshiron ta prishte rehatin e vete, sepse e di se ndëshkohet nga ndërkombëtarët dhe në emër të ruajtjes së paqes ata heshtin!

Heshtin sepse s'kane fuqi, dhe nuk e kanë popullin pas, në ruajtjen e sovranitetit.

A mund të themi se po kjo qeveri ka një përgjegjësi që lejon strukturat shtetërore të Serbisë me bë inaugurimin e investimeve të qeverisë serbe në Kosovë.

Ata në pike të ditës vijnë me patriarkun serb dhe bëjnë lutje në kishën e pa përfunduar në oborrin e korpusit të Universitetit të Prishtinës, vijnë dhe inaugurojnë po ashtu universitetin paralel të Prishtinës në Veri, vijnë bile edhe me estradë të muzikës se tyre me motive shoviniste, vijnë me ekipe futbolli dhe hendbolli e sporte tjera, sepse ne nuk i pengojnë, i lejojmë me ardhë udhëheqësit e tyre dhe me bë këtu çka të duan, kurse neve na zvarrisin tash e 21 vjet për gjurmime të të pagjeturve dhe viktimave të zhdukura gjate masakrave në Kosovë nga regjimi i atëhershëm serb.

Sot ne heshtim, sepse nuk kemi me rini që proteston, nuk kemi më revulucionalitet, nuk kemi me klasë të mesme, q del e proteston, bile nuk kemi as Akademi shkencore q reagon dhe na drejton në synimet e shtetësisë sonë kombëtare, sikur nuk kemi as përkrahje nga vëllezërit tanë në Shqipëri, sepse sot politika atje u pozicionua në favor të Serbisë, duke i dhënë favore asaj si fuqi ekonomike dhe ushtarake për të patur qasje edhe në detin Adriatik, pse jo duke mos e përfille as Kosovën, e duke e shkelur atë nga të dyja anët!!

Qeveritë e deri tashme, por jo vetëm ato, edhe kjo e sotmja po ndjek të njëjtën politik sa i përket veriut të Kosovës, ajo po mban një politik tjetër karshi Serbinë në arenën ndërkombëtare duke u mundu të orientoj në një kaheje tjetër, edhe ose as kjo formë nuk ka me pas kurrfarë efekti?

Thjesht, qeveria Kurti 2, duhet ti ngrij marrëdhëniet me Serbinë, duhet ti mbyll kufijtë me te dhe duhet të shkëpus çdo marrëveshje të arritur deri me tani, ashtu ashtu ato marrëveshje nuk janë realizuar as në 90% e tyre, sidomos nga Serbia!?

Dhe shtrohet pyetje çka na duhet neve bashkëpunimi me Serbinë kur ajo qe 20 vite punon e vepron në dëmin tonë!

Inteligjencë e qeveri zgjohuni nga gjumi, se strategjitë gjeopolitike po ndryshojnë bashkë me rrethanat, kurse ne po flemë, po ndërtojmë pallate që një ditë ndoshta nuk do të na duhen fare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat