Ndodhitë në veri, madje të rrezikshme, janë pasojë e lëshimeve në të kaluarën, në procesin e formimit të shtetit

Opinione

Ndodhitë në veri, madje të rrezikshme, janë pasojë e lëshimeve në të kaluarën, në procesin e formimit të shtetit

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 22 gusht 2021 Në ora: 07:51
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke vendosur gurthemelin e ndërtimit të objektit të “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.

Në këtë temë, e kam shpreh mendimin disa herë edhe më parë. Gjendem larg, në SHBA, por mjetet e informimit ma mundësuan ti vërej reagimet e Arben Gashit dhe Edita Tahirit, përkitazi me veprimet e minoritetit serb, në Kosovë, për ndërtimin e universitetit në Veri. Mendova, kush po flet he medet – dy persona, të cilët, në një apo tjetër mënyrë, gjendeshin në shtresat politike që nga shpallja e pavarësisë së shtetit te Kosovës.

Pushteti i Kosovës dështoi, gjatë tërë periudhës, në vënien apo shtrirjen e sovranitetit në  Veri, në tërw territorin e shtetit. Fjalori politik i Oxfordit, përveç tjerash flet edhe për sovranitetin dhe e shpjegon si: kërkesa për të qenë autoriteti i fundmë politik që nuk i nënshtrohet asnjë pushteti më të lartë, për sa i përket marrjes dhe zbatimit të vendimeve politike.

Ndërkaq, teoria e shtetit mëson se sovraniteti, si një karakteristikë thelbore e pushtetit shtetëror, përfshin  tri elemente të domosdoshme:

Një, pavarësinë ndaj pushtetit të çdo shtetit tjetër,

Dy, mungesën e çdo kufizimi formal për pushtetin shtetëror në nxjerrjen e ligjeve, dhe

Tre, epërsinë e pushtetit shtetëror, në territorin ku ai shtrihet, mbi çdo pushtet tjetër.

Mjerisht, këto elemente nuk u përmbushen, dhe, faktikisht, sovraniteti, nuk u shtri në tërw territorin e shtetit. Serbët, në Veri, u izoluan, madje u përpoqën edhe në shpërnguljen e shumë shqepëtave, veprojnë ekskluzivisht, sipas udhëzimeve nga Beogradi, nuk e respektojnë as Kushtetutën e Kosovës dhe, sipas disa informacioneve, nuk e respektojnë as monedhën zyrtare.

Përveç të tjerëve, edhe deputeti Arben edhe zonja Edita, duhet të ndjehen të turpëruar. Përgjegjësia, për mos-shtrirjen e sovranitetit në Veri iu përket shtresave të mëparshme  tw pushtetarëve, pjesë e të cilave ishin edhe Arbeni dhe Edita, e cila, vite me radhë, bënte pjesë në ekipit për Dialog me Serbin, dialog i cili as që është deshtë të zhvillohet. Nuk ka ndodhë në histori që, një dialog të zhvillohet sipas kërkesës së shtetit agresor, shtetit I cili kreu krime gjenocidiale ndaj një shteti tjetër.

Shtresa aktuale, nuk e ka lehtë por, duhet të veproi me përkushtim

Së pari, nuk kam mjaft njohuri, ndaj duhet të hulumtohet rroli dhe kompetencat e KFOR-it në Kosovë, a mos vallë duhet edhe KFOR-I të ndërmerr masa  dhe intervenon ndaj ndodhive të ndryshme në Veri të Kosovës, në sferën diplomatike, në mënyrë të detajuar, të informon dhe kërkon mirëkuptim nga shtetet të cilat e njohin Kosovën, nga OKB, Unioni Evropian dhe Aleanca  NATO dhe ndihmë në procesin e shtrirjes së sovranitetit në veri. Mënyra tjetër është që, Kosova të bëj atë që, dikur, e bëri Kroacia, po ashtu kundër serbëve, me aksionin e njohur me emër OLLUJA.

Ndërprerja apo kushtëzimi I Dialogut me Serbin, vërtet është qëndrim i duhur. Themelimi  Një Asociacioni, çfarë e pretendon Serbia dhe serbët, nuk duhet t vjen në konsiderim, nga se, në se ajo ndodh, hapi i radhës I veriut do është shkëputja nga Kosova dhe bashkimi me Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat