“Zotnitë e fesë” dhe “fakirat e politikës”....!

Opinione

“Zotnitë e fesë” dhe “fakirat e politikës”....!

Nga: Agron Shabani Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:06
Agron Shabani

Thuhet se aty ku nuk e shpojnë turjela as burgia, e çelin ose e shpojnë "haletët" ose "instrumentët fetare" ose "religjioze" të "zotnive të fesë"!

Kështu që edhe gjyshet tona me i pasë "topat" dhe "municionin" e gjyshit, nuk iu kishim thënë më gjyshe, por babagjysha.

Një hoxhe ose "bariu të fesë" dikund në një xhami të Kosovës, tek po lutej e falej për "shëndetin" dhe "bereqetin" xhematit ose delëve të tij, thonë se iu ngulë (futë) pahiri në prapanicë "çibuku ose kamishi qelibartë" i një "myhybi" ose "ashiku" të tij, i cili thuhet se ishte edhe kalemxhi ose "analist politik" i shumë gazetave kosovare.

 I prekur dhe gërvishur keq në sedër ose prapanicë, "baba hoxhë" pa një, pa dy, ia rrasë (futë) "gishtin e mesëm" në prapanicë "myhybit tjetër" që ishte në rrjeshtin tjetër para tij.

'Po ç'a (çka) po bën kështu o baba hoxhë ?!", i tmerruar dhe i habitur e pyet hoxhën -myhybi. "Shuaj e mos ba zë o evlad se ç'a (çka) jam ka bëj unë, është ka bën krejt xhemati!", ia kthen hoxha. "Allahile aaa! Hajri e daftë o baba hoxhë!; ia kthen myhybi.

Një prifti ose "zotniu të fesë" i cili ishte i "martuar me kishën", thonë se ia prishën "apetitin"(oreksin) ose"itikatin fetar"-trupi, sytë dhe këmbët e ndrikullave ose famulltareve të reja që gjithëmonë zinin vend në ulëset e para, saqe i trullosur ose hallakatur nga sytë, trupi dhe këmbët e bukura ose "vizake" të famulltareve të tij: Priftit ose "zotnisë së shkretë", nuk i kishte ngelur asgjë tjetër, përveç asaj që të çonte (drejtonte) meshëhen me sy të mbyllur gjatë ditëve të diela.

Në anën tjetër ndërkaq, Edi Ramës, Lulëzim Bashës, Xhavit Halitit, Avdullah Hotit, Lumrim Abixhikut dhe disa politikanëve të tjerë shqiptar ose kosovar, thonë se kanë ra shkenca, religjioni (feja) dhe politika, e ua kanë gërrditur ose humbur krejt apetitin e dashurisë.

Përderisa Albin Kurti me disa "Kazanova" ose "Don Zhuana" të tjerë, thuhet se ndodhën në "terapi intenzivo-ekstenzive" për të tejkaluar "flamën" ose "gripin e lehtë" të "tugës" ose "gërrdisë erotike"!

Siç dihet, në Shqipëri, dhe sidomos në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, fjalën kryesore e kanë feja ose religjioni. Gjegjësisht, shizma (skizmatizimi), mallkimi, inkuizicioni ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërashtarëve politik, partiak, konceptual ose ideologjik.

Kjo për shakun e njohur se itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik të "platformës" ose "filozofisë" shamane, totemiste ose eshatologjike, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhë, rixhid, borgjez, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnè njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si fakte ose realitete të pandryshuara natyrore ose ordinare. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Dhe, kjo për faktin se" edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi" së bashku me "artin e njohur politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 

Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), industrial dhe propagandistik të 'politokracisë' ose klerokracisë politike. 

Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutivo-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes popullit dhe "pushtetit" ose "borgjezisë sè lartè" politike ose klerikaliste.

 Motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë" e  ndryshëm të 'mbretërisë së të keqës', sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Përderisa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një "alternativë solomonike" -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës, çlirimit (lirisè) dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të  robëruarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit. (Realiteti kosovar sipas "modelit" borxhez, sklavopronar, fedualist ose politiko-klerikalist.)

U mor vesh se me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e tyre, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një "epokë tjetër" më të re ose më aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. E sidomos në Kosovë, ku liderët e ndryshëm institucional ose funksional, shpeshherë janë të detyruar t´i ndryshojnë përditë fjalët, bindjet, mendimet, premtimet, konceptët, ideologjitë, idealet ose vizionet e tyre si shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike dhe të tjera. Sepse, çdo politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i stisuri ose sajuari, në shtetët ose "shoqëritë e larta" postkomuniste, neoliberaliste ose anarkoliberaliste si Kosova, gjithëmonë kanë të drejtë. 

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzione hedoniste dhe alkimiste, ku qielli me yje, është lebroz.

 Kjo sidomos atëherë kur natyra 'tretët' ose shkrihet në mendjen dhe shpirtin e njeriut, objekti në subjekt dhe kështu me radhë...Kur natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe kërkesave të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhembjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj. 

Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të intuitës, shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "vullneti për të jetuar" (wille zum leben).

 Kështu që "fenomenët" e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë. 

U mor vesh se për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herës është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, vullneti për të jetuar dhe sundur pa meritat ose aftèsitè e njohura paraprake, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave të njohura filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. Sidomos atëherë kur vullneti bëhet pasion dhe fiksion abstrakt, absolut ose pavetèdije individuale dhe kolektive.

Jetojmë në ´tregun global´ të vlerave, resurseve dhe kulturave të ndryshme njerëzore ose qytetare anëkënd vendëve ose meridianëve të ndryshme të globit. Në shekullin ose epokën e re të etikës, estetikës, edukatës, kulturës, emancipimit, konvergjencave, diversitetëve, transaksionëve ,komunikimëve dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale në kontekstin e lartëpërmendur global ose universal.

E kundërta e tyre janë tendencat ose insinuatat e ndryshme dogmatike, demagogjike, infantile, reaksionare, paradoksale ose anakronike të grupëve ose individëve të caktuar për sundime ose dominime të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ideologjike, fetare, kulturore, historike, gjeografike dhe të tjera mbi të tjerët.  Bla-bla-bla!  Blasfemi ose utopi mesjetare, primitive ose arkaike.

Filozofia, politologjia dhe ideologjia 

Politologjia dhe filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! 

"Bota globale" është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. 

Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % tëpopullsisë së gjithëmbarëshme të globit.

 Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një "luftë enciklike" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. (Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm fetar, kulturor, pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!) 

Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar. 

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

Ndonëse, politologjia dhe filozofia e njohur moderne ose bashkkohore, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e sotme politike ose analitike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional, multilateral dhe kolateral. (Pa u zgjatur tutje...!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat