Çfarë mendon Edi Rama, ky Kryeministër “patriot” e internacionalist shqiptar?

Opinione

Çfarë mendon Edi Rama, ky Kryeministër “patriot” e internacionalist shqiptar?

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:54
Edi Rama

Më së miri do të ishte për të mos i futur duart në ndytësirë, por i ndyti nganjëherë ta imponon edhe këtë!

Edi Rama në vend që të hesht, vazhdon pa i ndalë maskarallaqet e tij anti shqiptare.

E paska krahasuar Dua Lipën me Goran Bregoviqin, edhe pse një krahasim i tillë nuk qëndron. 

Dua Lipa, nuk ka kënduar asnjëherë këngë kundër asnjë populli apo etnie, siç ka kënduar dhe vazhdon të këndojë Goron Bregoviq.

Edi e vlerëson si histori fashiste reagimin e shqiptarëve kundër këngëtarit Goran Bregoviq, dhe pjesëmarrjen e tij për të përformuar me rastin e festivalit të Birrës në Korçë, në Shqipëri. Dhe e tërheq një paralele në mes serbëve që e fyen këngëtaren shqipëtare të përmasave botërore Dua Lipën, e cila në asnjë sekuencë të muzikës dhe këngëve të saj nuk fyen ndjenjat e as një populli dhe etnie siç bënë jarani i Edi Ramës, Goran Bregoviq, të cilin Edi Rama, kryeministri Aktual i Shqiprisë e ngrit në supërlativin absolut të lavdisë, si njërin ndër këngëtarët më të "talentuar" të kohës .

Nuk e di se a do të duhej ta dinte Edi, se edhe këngëtarit më të talentuar shqiptarë, kryebashkiaku i Beogradit nuk do t'ia dhuronte çelësin e Beogradit, siç i'a dhurojë Edi Bregoviqit çelësin e Tiranës kur ishte në postin e Krybashkiakut të Tiranës.

Çfarë mendon Edi Rama, ky Kryeministër "patriot" e internacionalist shqiptarë, a do ta ftonte Vuçiqi, apo Kryeministrja e Serbisë Brnabiç, një këngëtar shqiptarë të nivelit dhe të karakterit të Goran Bregoviq, që të merrte pjesë në ndonjë Festival në Serbi si ky në Korçë për të përformuar, kurrën e kurrës.

Edi Rama i ka përqarë shqiptarët për hirë të miqësisë së tij me Serbët. Prandaj më mirë është të hesht se sa në FB, dhe rrejte sociale të mundohet të lajë M me SH., duke arsyetuar ftesën e Goran Bregoviq, këtij anti shqiptari për të marrë pjesë dhe për të kënduar në festivalin e Birrës në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat