Liria ka çmimin, emrat dhe vulën e saj!

Opinione

Liria ka çmimin, emrat dhe vulën e saj!

Nga: Agron Shabani Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:01
Agron Shabani

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ish udhëheqës (lider) ose komandant të tjerë të UÇK-së, me luftën, guximin, sakrificën ose heroizmin e tyre ushtarak (luftarak), politik dhe patriotik, si duket kishin për qëllim lirinë (çlirimin) global, universal, gjeneral ose kolektivë të Kosovës dhe shqiptarëve nga frika dhe pasiguria e jashtme që u vinte vazhdimisht prej shtetit dhe popullit serb.

Ndërkaq, Albin Kurti si zëdhënës politik i UÇK-së, si Kryeministër ose lider i ri politik i Kosovës dhe shqiptarëve, në agjendën ose fokusin e tij kryesor, si duket e ka lirinë (çlirimin) e brendshëm të kolektivitetit nga tutelja, ndikimi, diktati ose monopoli i personit (personave) ose individit (individëve) të ndryshëm nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Ndonësse, liria e përsonit ose individit, është parakusht themelor ose elementar për lirinë dhe pavarësinë e përgjithshme të kolektivitetit.

Se këndejmi, filozofia, sociologjia, psikologjia, andranologjia, antropologjia, epistemologjia, politologjia dhe shkencat tjera shoqërore ose humaniste, vazhdimish pyesin: A është e mundur dhe si është e mundur që një qenie ushtarake (luftarake), çlirimtare ose patriotike të gjejë pajtim ose ujdi me botën politike, ligjore, administrative ose juridike, si dhe me rregullat ose ligjët e tyre? A është i dënuar individi patriot, luftarak (ushtarak), çlirimtar ose patriotik ( si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj etj.) i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e tij? Gjegjësisht, vetvetën e tij.

Ndaj, a është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror ose qytetar? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.

Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh",- në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur, sovran dhe autonom në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal.

Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin, atitudën, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik ,antropologjik ose antropogjenetik etj. Mbase,mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi. Duke iu dhënë gjithmonë përparësi ,ambiguitet ose prioritet të plotë anës humane dhe etike (conditio humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose qenieve njerëzore.

Pa i harruar këtu edhe ligjet ose teoritë e njohura evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, alternative, paradigmatike dhe të tjera.

Kjo do të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme.

Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë e njohur hyjnore, ligjore dhe natyrore për të luftuar dhe sakrifikuar në favor të lirisë shtetrore, nacionale, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj.

Ndaj, asnjëherë nuk duhet t'u zihet besë atyre që me flamurin e ngritur në gjysëmshtizë, i takojnë dështimit dhe dekadencës, dhe të cilët e paraqesin ose prazantojnë vetën në sytë e të tjerëve si "pengje" ose "viktima të lirisë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, teritoriale, gjeografike etj. E sidomos atyre që duan t'u ngjitën përpjetëzave ose lartësive të ndryshme karieriste, profiteriste dhe të tjera mbi fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.

Qëllimet e tyre nuk janë fare të pastra, por tepër hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, djallëzore ose satanike.

Shteti i Kosovës në asnjë menyrë nuk bën ti ngjajë mitit ose legjendës së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!

Apo, prish e shkatërro natën, për të ndërtuar ditën.

Dhe, aq me pak "kullës" së Babilonisë, ku për të mbrojtur kullën nga sulmet ose mësymjet e urukëve ose semitëve, duhet lidhur (burgosur), vrarë, zhdukur ose masakruar të gjithë sumerët! (...)

Me lirinë, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, robërinë, skamjen ose varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose tallën as profetët ose perënditë. Pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat