Shqiptar ose patriot lind, ndërsa lider ose politikan bëhesh

Opinione

Shqiptar ose patriot lind, ndërsa lider ose politikan bëhesh

Nga: Agron Shabani Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:40
Agron Shabani

“Miku im, kur të kthehesh një ditë nga lufta, do ishte mirë që në jetë ashtu si në gosti, të mos ngelësh as i etur, as i dehur dhe as i uritur." (Aristoteli)

Por....

Heronjtë e kthyer nga lufta, janë si muratorët ose minatorët që dalin nga një kala ose galeri e shembur...Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit, tradhtisë, pabesisë dhe padrejtësisë që u troket në zemër dhe diku thellë në shpirt....Ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan dhe tradhtuan aq keq e pabesisht më pas.

Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, pema, manushaqja, trëndafili, buka, kripa, sofra...Por, edhe populli, shteti dhe liria për të cilët luftuan, u përpoqën, sakrifikuan ose përgjakën dikur!

...!

Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhimbjet, pija ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi ,pafuqia...Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake iku e shkoi në pa kthim....Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja. Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar.

Vdiqën ose u burgosën të përbuzur, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga renegatët, dezertorët dhe despocistët e ndryshëm "demokrat" ose "institucionalist"!

I mori me vete koha e pakohë.

Historia e njohur mbi Gaj Julie (Julian) Cezarin e Romës së lashtë-Antike, pos tjerash na mëson se edhe njerëzit, heronjtë ose komandantët më të shquar në fushën e nderit ose frontin e luftës, pasi t'i kryejnë ose përmbushin të gjitha obligimet ose aktivitetet e tyre luftarake ose ushtarake, mund të bëhen vegla ose instrumente të thjeshta, të parëndësishme dhe të pavetëdijshme në duart e shtetit, pushtetit dhe gjyqësisë ose prokurorisë.

Jul Cezari i cili e mbante vetën për pjesëtar ose trashëgimtar të klanit të lartë të zotërave ose patrikëve të Romës, siç ishin Marsi, Jupiteri, Juliani, Aureli, Rea Silvia, Lavinia, e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cott etj...mori pjesë në to dhe i fitoi shumë luftëra ose beteja ushtarake, por jo edhe luftën politike ose juridike me Mark Junius Brutin dhe klanet e tij në senatin ose forumin e Romës.

Ndonëse, Jul Cezari, të cilit i vdiq i ati (babai) shumë herët (kur ishte vetëm 8 vjeç) edukatën dhe mësimet kryesore i mori nga e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cot dhe pedagogu i shquar i asaj kohe Mark Anton Ginfon, nga të cilët i mësoi shkrim-leximin, retorikën, oratorinë, teknikën, taktikën dhe strategjinë e njohur ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj. E sidomos dëgjim me vëmendje optimale ose maksimale të bashkëbiseduesve dhe këshillave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat