Pandemia nuk njeh as kufij as origjinë!

Opinione

Pandemia nuk njeh as kufij as origjinë!

Nga: Lirim Begzati Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:30
Lirim Begzati

Sipas të dhënave zyrtare të ditës së sotme, kantoni më i prekuar në Zvicër nga infektimet Covid-19 është ai i AI - Appenzell Innerrhoden (në gj.) : 1227 raste/për 100'000 banorë, për këto dy javët e fundit.

Po ky kanton është ai i cili e ka numrin më të ulët të të huajve në Zvicër (9.9 %, sipas të dhënave të fundit statistikore).

Edhe disa kantone të tjera me numër të ulët të të huajve në territorin e tyre i prijnë listës së kantoneve me më tepër infektime në Zvicër (AR, OW, për shembull).

Kurse kantonet me një proporcion shumë më të lartë të popullatës së huaj (siç janë për shembull, Gjeneva dhe Vaud (36% dhe 32%)), kanë një nivel shumë më të ulët të infektimeve në krahasim me kantonet e sipërpërmendura.

Jo pra, pandemia nuk njeh kufij dhe është alergjike ndaj tendencave që e teprojnë me disa vlerësime, duke u përqëndruar tepër se sa duhet në fenomenin e quajtur "eksportim të problemit" nga disa shtete apo rajone të tjera (përfshirë këtu edhe fenomenin e "eksportimit" nga disa troje tona).

Në fakt kishte diçka të vërtetë nga e gjithë ajo bujë, por shumë sende edhe u tepruan!

Mbi të gjithat, në kontekstin aktual, çonë më tepër peshë porosia "Vaksinohuni!". Një porosi e cila i drejtohet gjithsecilit, duke mos njohuri as kufij e as origjinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat