Takime të rëndësishme dhe në kohë të duhur

Opinione

Takime të rëndësishme dhe në kohë të duhur

Prof. Mr. Skënder R. Hoxha Nga Prof. Mr. Skënder R. Hoxha Më 29 shtator 2021 Në ora: 18:50
Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak

Situata dhe rrethanat e krijuara në Veri të Kosovës pas implementimit të reciprocitetit me targa në raport me Serbinë, nga Qeveria e Kosovës, çuan edhe në vendosjen e barrikadave, respektivisht bllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjakë nga serbët lokal e të tjerë, paraqitja e ushtrisë serbe në afërsi të Jarinjës, por edhe te kërcënimi çmendurak i Vuçiqit me luftë, kërcënim ky i sojit Millosheviqian! Në anë tjetër, policia e Njësitit Special të Kosovës po përcjell me profesionalizëm situatën në terren si dhe implementimin e targave në pikat kufitare me Serbinë.

 Këtë situatë me vëmendje po e përcjellin edhe miqtë dhe aleatët e Kosovës nga Europa dhe SHBA-të.  Në këtë kuadër po ndodhin takime të rëndësishme dhe në kohë të duhur të diplomatëve tonë me diplomatë të huaj. Nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, presin në takime të ndara presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen; Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger (ku është diskutuar për dialogun Prishtinë – Beograd). Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe të Euroazisë,  Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor; Sot u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me të ashtuquajturin shefin e zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Të gjitha këto përpjekje, me mbështetjen edhe të Bashkimit Europian, gjykojmë se janë angazhime diplomatike përkitazi me situatën që u krijua në Veri të Kosovës.

 Vlen të theksohet se këtyre zhvillimeve po iu japin rëndësi edhe shumë gazeta prestigjioze të vendeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat