Ata që vijnë vonë i dënon jeta...

Opinione

Ata që vijnë vonë i dënon jeta...

Nga: Agron Shabani Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:38
Agron Shabani

Tek po qëndronte i ulur bashkë me zonjen ose bashkëshorten e tij, Raisën në "daçën"ose rezidencën e tyre verore në Detin e Zi,  ish liderit të njohur ruso-sovjetik, Mihajl Sergejeviç Gorbaçov, e ndrojtur, si dhe me një dozë të pafshehur keqardhjeje dhe frikë të thellë, sekretaresha e tij personale do ia sjellte lajmin e papritur nga radiogrami ose teleprinteri (telegrafi) zyrtar i Kremlinit (Moskës) i cili do ia bënte të ditur z. Gorbaçov se ndodhej në arrest shtepiak, në bazë të një dekreti të lartë nga Moska.

Duhet të ketë qenë ai pushimi dhe fluturimi i fundit i juristit dhe sociofilozofës së shquar nga Stavropoli në cilësinë e lartë të shefit të shtetit dhe partisë dhe zonjës së parë të ish Bashkimit Sovjetik, në bregdetin ose rivierën e njohur të Detit të Zi.

Përposhtë "daçës" ose rezidencës së tyre, deti dukej i urtë (i qetë) dhe tepër i thellë në horizontin e parë që po fillonte nga aty e nuk i dukej fundi.

Me nga një copë të përlotur deti dhe qielli në dritat e syve, Irina e e re dhe tepër simpatike, në ato çaste sikur po ua lëxonte në sy 'dramën e madhe" të dy prindërve të saj.

Vetëm pak ditë me herët, thonë se z. dhe znj. Gorbaçov e kishin vizituar Sevastopolin ose Ujdhesën e njohur të Krimesë, të cilën, për çdo rast...Nikita Hrushçovi, dikur ia kishte rikthyer Ukrainës.

Në Sevastopol të Krimesë, ndodhët ose ekziston epiqëndra ose kërthiza e botës, kishin thënë dikur (gjatë luftërave të shumëta të Krimesë)-carët e Rusisë dhe sulltanët e Turqisë. Jo vetëm ata, por....

Kush e di?!

Në Moskë Gorbaçovët dhe gocen (vajzen) e tyre, Irina, do i priste një mot i ligë ose kohë me shi.

Gorbaçovin reformator dhe liberator së bashku me bashkëshorten e tij, Prof.Dr. Raisa Gorbaçova dhe vajzen e tyre, Irina, atëbotë i pritën tankset, topat, mortajat ose autoblindat së bashku me ushtarakët mercnar dhe puçist të Janajevit, Hazbullatovit, Kljuçkovit dhe Jazovit, të dirigjuar dhe komanduar sigurisht nga garda e moçme e gjeneral-marëshallëve të njohur ruso-sovjetik si Kulikov, Ustinov,, Sokollov dhe të tjerë, të cilët me rastin e "Gllasnostit" dhe "Perestrojkës" së njohur të Gorbaçovit, i kishin humbur privilegjët dhe benificionet e dikurshme si komandant suprem të ushtrisë së madhe ruso-sovjetike, si dhe të gjeneralitetit e admiralitetit komandues të ish "Traktatit të Varshavës" dhe Shtabit të Përgjithshëm (Gjenerlashtabit) të ish BRSS-së.

Aty ishte edhe Boris Nikollajeviç Jelcin, i cili asokohe e kishte lozur mjeshtërisht rolin e "gardinait" ose "shpëtimtarit kryesor" të Mihajl Sergejeviç Gorbaçovit nga puçi ose grushteti i mesipërm politik dhe ushtarak në Moskë.

Shefi aktual i Federatës së Rusisë, Vladimir Vlladimiroviç Putin, si sekretar i dytët i partisë komuniste, pas Anatoli Sobçakut në St. Petersbug (Leningradi i dikurshëm) dhe stazhist me përvojë të madhe në çështjet e intelegjencës ose sherbimëve sekrete, asokohe thuhet se nuk iu nënshtrua diktatëve ose direktivave puçiste ose "kontrarevolucionare" të Janajevit, Hazbullatovit, Kjuçkovit dhe të tjerëve kundër Gorbaçovit reformator dhe liberator.

Se këndejmi, në kuader të "Gllasnostit" dhe "Perestrojkes" së tij famoze, z. Gorbaçov, si duket atëbotë i puçi dhe bëri bashkë etikën dhe kriticizmin e Kantit, intuicionizmin, racionalizmin, fenomenologjizmin dhe ekzistencializmin e Hegelit dhe Husserlit së bashku me idetë dhe teoritë e njohura revolucionare dhe evolutive të Marksit, Engelsit, Prudonit, Bernshtajnit, Fojerbahut, Leninit etj.. mbi të drejtën sovrane dhe legjitime të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për bashkim, si dhe pèr liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike etj., të cilat nuk i njohën, nuk i pranuan dhe s'i respektuan kurrë as Jelcini dhe as Putini.

Bile, Gorbaçovi reformator dhe liberator së bashku me bashkëpunëtorët e tij me të ngushtë si Jakovljev, Ligaçov, Shevarnadze dhe të tjerë, jo rrallë kishin hasur në probleme, pengesa dhe veshtirësi të shumëta-lidhur me politikën e tyre liberale, reformatore dhe demokratike me pjesën konzervatore dhe burokratike të aparatit ose nomeklaturës politike dhe ushtarake të Kremlinit. E sidomos lidhur me politikën e tyre liberale dhe reformatore ndaj Gjermanisë në veçanti, si dhe ndaj Perëndimit në përgjithësi.

Ishin "glasnosti" dhe "perestrojka" e Gorbaçovit, ato që u dhanë jetë dhe kuptim të plotë ribashkimit historik të shtetit dhe kombit të madh gjerman, si dhe levizjeve ose zhvillimëve të tjera revolucionare dhe historike në ish Bashkimin Sovjetik, në ish Jugosllavi, si dhe në të gjitha ish vendët anëtare të "Traktatit të Varshavës" dhe gjetkë.

Ndonëse, SHBA-së ose Perëndimi, nuk mund të shpëtonin shtetin dhe shoqërinë e atëhershme ruso-sovjetike nga kolapsi ose bankroti total. As Gorbaçovi vet.

Kishte edhe lider ose politikan të atillë europerëndimor, të cilët thuhët se në konfidencë dhe diskrecion të plotë, asokohe kishin shprehur mospajtimet ose kundërshtimet e tyre ndaj ribashkimit të Gjermanisë tek Gorbaçovi ose Kremlini zyrtar, si dhe tek Presidentët Amerikan, Ronald Reagan dhe George Bush i Vjetri (I) dhe Administrat e tyre në Washington DC, duke u shprehur se "në rast të ribashkimit të Gjermanisë, në kontinentin dhe globin tonë, mund të krijohëshin sfida, provokime, rreziqe ose presedane të reja.

Doli e kundërta fatmirësisht. Bashkimit të Gjermanisë ia panë hajrin edhe rusët, francezët, si dhe shumë popuj të tjerë gjithandej globit dhe kontinentit tonë. Me përjashtim të Çausheskut të Rumanisë dhe Millosheviçit të Serbisë.

Gjatë një takim informal i kishte thënë Çausheskut të Rumanisë se :" Ata që vijnë vonë i denon jeta."

Dhe, Çausheskun e Rumanisë (e dikur me vonë edhe Millosheviçin e Serbisë) i kishte denuar jeta dhe koha.

Ndërkaq, nën hijen e "puçit" ose grushtetit të lartëpërmendur ndaj Gorbaçovit, Jelcini i Rusisë, Kravçuku i Ukrainës dhe Shoshkijeviçi i Bjellorusisë, dikund në afërsi të Brest Litovskit, në menyrë konfidenciale ose top sekrete (pa dijeninë e Gorbaçovit)-e kishin përgatitur dhe firmosur dokumentin ose epitafin zyrtarë mbi shpërbërjen dhe varrosjen përfundimtare të ish BRSS-së.

Ndonëse, ekspertët dhe strategët e ndryshme ushtarak dhe politik të Moskës ose Kremlinit, pas shpërbërjes se ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës" si koncept, narrativ, ideologji, diskurs ose doktrinë e njohur komuniste, proletare dhe internacionaliste me seli në Moskë etj...Gjithashtu e kishin paraparë (e parashohin edhe sot) ose prognostifikuar bankrotin ose kolapsin total të sistemit kapitalist në mungesë të subjektit, selisë (rezidencës), kohezionit, kohabitacionit, barazisë, sukcesionit, sinqeritetit dhe solidaritetit të plotë në mes shtetëve dhe shoqërive të pasura industriale dhe kapitaliste.

Ç'është e vërteta, nuk ka "Manifest kapitalist" ose "Internacionale Kapitaliste", ashtu siç ka "Manifest të partive kokuniste", "Internacionale Socialiste" etj.

Këtu mbase e shohin "shpresën dhe ardhmerinë" e tyre hegjemonistët, ekpanzionistët, revizionistët ose nostalgjikët e ndryshëm bolshevik ose ruso-sovjetik.

Në ndarjen ose shkëputjen e SHBA-së në "veriun e pasur dhe jugun e varfër", në shpërbërjen e Natos dhe kështu me radhë.

Do shtuar në fund se Albin Kurti si duket i penguar dhe pamundësuar nga garda e vjetër "revolucionare", pushtetmbajtëse, politike ose oligarkike, erdhi "shumë vonë" në krye të pushtetit ose ekzekutivit kosovar. Dhe, kjo ende (akoma) pa u tejkakuar sfidat, averzionet, divergjencat, disonancat, diskrepancat dhe antagonizmat e ndryshme konceptuale, ideologjike, politike, partiake, karieriste, profiteriste dhe të tjera brendapërbrenda spektrit politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.

Sidoqoftë, t'i thuash 'Jo' SHBA-së në emër të UE-së, apo "Jo" UE-së në emër të SHBA-së, është e njejtë sikur t'u thuash 'Po' Rusisë, Serbisë ose Kinës në luftërat e tyre tregtare, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike kundër tyre.

Nuk të duket punë e mençur. Të ngjanë në "mision herkulesi" për hallin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat