Duke iu referuar historisë anglo-amerikane

Opinione

Duke iu referuar historisë anglo-amerikane

Nga: Agron Shabani Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:37
Agron Shabani

Kemi mësuar, dëgjuar dhe lëxuar shpesh mbi sloganin e njohur "si t'i nini (dëgjoni) politikanët shqiptar, duke thënë ose bërtitur Amelika, Amelika, dine që janë të korruptuar"!

Ashtu, siç kemi parë, lëxuar, dëgjuar, mësuar dhe kuptuar mbi faktin se : "si t'i kanë punët ngushtë (pickë) ose hesapet keq, politikanët e ndryshëm shqiptar, e thërrasin në ndihmë "Amelikën, respektivisht SHBA-së.

Ndërkaq, bisnesët ose dallaverët e ndryshme politike, diplomatike, tregtare, ekonomike dhe të tjera, i lozin ose i zijnë me të tjerët.

Sepse, gjithënjë sipas tyre :"Amelika (Amerika) është largë, dhe më ngatë ose më afër i kanë Evlopën (Europën), Tulqinë (Turqinë) dhe Lucinë (Rusinë)!

Prandaj, "njeriu ose politikani shqiptar (kosovar)- gjithëmonë ngeli një qenie politike ose parapolitike që shqetësohet vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen." (Preludi i librit të Edgar Morin“Hyrje në një politikë të njeriut”

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë. 

 Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e  Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.

Është pra një "situatë panike" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore (edhe ato politike ose diplomatike) janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, individualitetit, subjektivitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre jetësore, politike, karieriste, materiale ose ekzistencialiste.Të shkëputur shpesh ose vazhdimisht nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia ose barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, sociale, ekonomike, kulturore etj. Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive ose eklektike- pas plotësimit të nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.  

Ndaj, edhe vet bota në të cilën njeriu ose politikani (shqiptar) cilësohet si një "mikrokozmos"-bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, imponim, penetrim, parakalim (svilim) ose defilim të stisur, teatral ose lajkatar nga ana e atyre që janë me të vegjël, me të varfër dhe me të dobët-para atyre që janë me të mëdhënjë, me të pasur e me të fortë.

Kështu që Kosova dhe shqiptarët, falë disa politikanëve ose diplomatëve të tyre, ngelin të vetmuar dhe inferiorë në "parketin" ose 'masivin e madh' te marëdhënieve ndërkombtare, ku iu mungon sensi, intelejkti, intuita, rezoni, narrativi, ritmi dhe takti në hap me kohën dhe botën e sotme ultramoderne ose neobashkohore.

Të njëjta ligje dhe standarde i aplikojnë edhe politikanët serb ndaj Rusisë, si homologët e tyre shqiptar (në Kosovë dhe Shqipëri)- ndaj SHBA-së.

Prej "respektit dhe dashurisë së madhe ndaj 'etërve' ose 'baballarëve të idealizuar, valorizuar dhe glorifikuar", thonë se ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri tjetrin.

Gjithënjë fjala mbi serbët dhe shqiptarët.

Njerëzit vdesin atë ditë kur nuk ndiejnë turp dhe përgjithësi për asgjë.

 Në Kosovë dhe Serbi, njerëzit (e sidomos politika) me tepër kanë frikë, se sa turp dhe moral.

Ndonëse, serbët dhe shqiptarët mund të luftojnë (prap) kundër njëri tjetrit, vetëm nëse duan rusët dhe amerikanët.

Na ka rastisur të shohim dhe lëxojmë faqe ose kronika të shkëlqyera mbi heronjtë, trimat, tribunët ose komandantët e shkëlqyer kalorsiak ose epik, të cilët pa u mërzitur kurrë se ç'thonë analet dhe kronikat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, ditore ose periodike, me një levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh të ushtarit ose komandantit sypatrembur në front, i cili mezi pret shkrehjen e plumbit ose fishekut të parë në linjen e frontit ,për të vrarë frikën e bashkëluftëtarëve të tij. 

Në këtë histori është mëse interesant fakti se trimat ose heronjtë e vërtetë, gjithëmonë vijnë papritur, heshtur dhe fjalëpak, për t'u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.

Trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore dhe nacionale.

 Sparta ishte me fortë se Athina, sepse spartanët ose spartianët, si pjesën më të shënjtë dhe emblematike të shtetit dhe familjes, i çmonin dhe i ruanin si sytë e ballit trimat ose heronjt e luftës, ndërsa athinasit i vrisnin, tradhëtonin, spiunonin, survejonin, i padisnin, akuzonin dhe i çonin në burg.

Shtetët dhe kombet e cilivilizuara të Europës ose Perënndimit, të japin gjithëçka tjetër, përveç heronjve, nderit dhe krenarisë së tyre shtetrore dhe nacionale.

Në mesjetë, heroizmi, patriotizmi, nacionalizmi ose ideologjia e lartë shtetrore dhe navionale, janë mësuar dhe predikuar nepër kisha. 

Kisha e ka ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj edhe nacionalizmin ose patriotizmin shqiptar. Kryetrimi dhe kryeheroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti, ishte edhe Ipeshk i Lezhës dhe Durrësit, edhe Kardinal.

Pak historike nga "Amelika", Anglia, Gjelmania, Flanca  etj...

Nga Gjon Loku (John Locke,169O) thuhet se për herë të parë është hartuar dhe formuluar koncepti shkencorë dhe humanist mbi kombin, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Kështu në veprat e tij të njohura si "Dy diskutime mbi udhëheqjen e shtetit" dhe "Mendimet mbi zhvillimin dhe edukaten" etj.: Gjon Loku, duke i studiuar dhe analizuar në hollësi procesët ose zhvillimet e ndryshme revolucionare, evolutive, empirike, organike, holistike, primatologjike dhe të tjera të njeriut dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Aosokohe të drejtat, liritë, sovranitetin dhe integritetin e popullit (kombit) së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për protesta të ndryshme ose rezistencë gjithëkombetare ose mbarëpoullore- ndaj abuzimëve, pardrejtësive, paradokseve, anomalive ose patologjive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtareke, historike dhe të tjera, asokohe i kishte ngritur dhe projektuar në nivelin e bazamentëve (fundamentëve) me të rëndësishme ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë. 

Në këtë frymë të mesipëme revolucionare dhe historike, filozofi, politikani dhe humanisti i shquar frëng, Monteskiu (Montesquieue, 1889-1775) atëbotë në stilin dhe cilësinë e njohur të udhëheqësit të atëhershem të legjislativit (parlamentit) francez me seli nè Bordo, respektivisht, të një mendimtari, filozofi dhe humanisti të shquar përmasash botërore ose ndërkombëtare: Në kuader të veprës së tij të shquar me titull "L´Esprit de Lois": Si duket i kishte vënë edhe piketat ose kornizat e para të Kushtetutës së njohur Amerikane  "Checks and Balances" ( lëxo: Ligjet ose Rregullat dhe Kontrolli") të hartuar dhe miratuar në Kongresin e Madh Konstitucional dhe Juridik të Philadelphias ( Filadelfias) në vitin e largët 1776. 

Pëballë vullnetit ose verdiktit tè shumicës së njohur njerëzore ose qytetare ("volontè gènerèle") dhe vullnetit ose verdiktit të shumices parlamentare ose politike ("volonte de tous") në qeveri ose parlament, sipas konceptëve, përceptimëve dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste të Zhan Zhak Rusoit, bëhen edhe ndarjet (divorcët) dhe klafikimët e njohura shkencore, administrative ose juridike në mes ekzekutivit, legjislativit dhe juridikativit. 

Filozofi i madh gjeram, Christian Wolf (Kristian Volf) i në kuader të "Aufklerungut" ( Deshmisë) së tij shkencore dhe filozofike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, u shpreh asokohe se :" Ata që udhëheqin ose qeverisin me  shtetin dhe qeverinë, duhet të sillen me njerëzit ose qytetarët e tyre si prindërit ndaj femijëve.".

Ndryshe nga kjo, të fascinuar, sensibilizuar, impresionuar dhe influencuar në një masë të konsiderueshme nga "Metafizika e Moralit" si dhe nga Etika Protestante, përkatësisht, nga levizjet e njohura protestante, liberale dhe reformatore të Martin Lutherit , Melanktonit, Zhan Kalvinit, Martin Buçerit dhe kështu me radhë, në njerën anë, si dhe, nga levizjet dhe zhvillimet e brëndshme evolutive, reformatore dhe revolucionare brenda vet kishes anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez në anën tjetër: Kurora mbretërore e Anglisë (nën mbretërit Henriku i VII-të dhe Henriku i VIII-të etj.) asokohe kishin njohur fuqi dhe një zhvillim ose lulëzim të përgjithshëm në të gjitha sferat dhe drejtimët e mundshme të politikës së brëndshme dhe asaj të jashtme. 


Ndonëse, pa i harruar këtu edhe qëndrimet e njohura miqësore dhe liberale të Tudorëve (trashëgimtarëve të klanit të njohur mbretërorë ose familjar të "Yorkëve")- ndaj kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez, për dallim të " Dinastisë së Stuartëve" ( të klanit mbretërorë ose familjar të "Lancasterëve") që mbanin si të thuash qëndrime të rrepta, autoritare dhe tepër konzervatore ose absolutiste ndaj kishës dhe parlamentit të lartëhepëmendur anglez. Duke u shprehur mbi forcën ose fuqinë e pakontestuar të mbretit në bazë të forcës dhe mëshirës së pakufijshme të Zotit dhe natyrës.

Aty ishte edhe i ashtuquajturi  "parlamenti puritanisto-prezbiterianist" së bashku me luftërat, konfliktët ose kryengritjet e njohura protestante, indipendentiste dhe puritaniste në Skoci (Skotlandë ) në etapen ose fazën e njohur "republikane" ose "revolucionare" ("diktaturën e madhe" politike dhe ushtarake) të Oliver Cromwellit (Oliver Kromvelit) - lordit të njohur protektor ose absolutist në Anglinë e asokohëshme. 

Ndërkaq, pas vdekjës së Oliver Cromwellit, anëtarët e "Dinastisë Mbretërore të Stuartëve" në bashkëpunim me legjislativin (parlamentin) e atëhershëm anglez, do e bënin "reformimin" ose konstituimin dhe promovimin e "kishës shtetërore" ( lëxo: kishën e pavarur anglikane) të pavarur  ose "divorcuar" nga Selia e Shënjtë ( Papati) në Vatikan sipas "modelit" ose "konceptëve" të njohura monarkiste dhe absolutiste të Lujit (Luigjit) të XIV-të në Francë dhe Henrikut VIII në Angli.

 Kjo deri me ardhjen ose inaugurimin në fronin mbretëror anglez të mbretit të njohur, Jakovi i II ( tè "Dinastisè katolike"), gjegjësisht, Wilhemit të III-të (1689- 17O2)- në periudhën e  revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike etj. 

Në këtë prizëm, mbreti i lartëpërmendur anglez ose britanik, Wilhelmi III-të, nën udhehëqjen dhe perkujdesjen e të cilit në vitin 17O1 ishte firmosur edhe marevëshja e madhe ose  historike mbi "Unionin" e njohur historik në  mes Anglisë dhe Skotlandës- nën "kurorën mbretërore" të Mbreterisë së Bashkuar: Do të shquhej dhe mbahej mend edhe për Aktët dhe Dekretët e njohura mbretërore, parlamentare dhe demokratike si "Bill of Rights", "Act of Settelment", "Toleration Act", "Habeas Corpus" etj., të cilat do iu paraprijnë ngjarjeve dhe zhvillimëve të mevonshme revolucionare dhe historike në SHBA-së dhe gjithandej globit... Duke e ngritur dhe promovuar kështu Britaninë e Madhe ( Mbretërinë e Bashkuar) nga " Pax Britanicae" ne " British Empire" .

 Meqë, gjithnjë fjala mbi ndikimet dhe reflektimet e njohura eksterne ose eksplikative të revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike, shkencore, humaniste dhe të tjera në Agli dhe gjithandej. Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet momentumi ose fakti i njohur sipas të të cilit, me rastin e ngritjes dhe themelimit të "Konfederatës së Parë Amerikane" (lëxo "New England" ose "Anglia e Re") në mes shtetëve të njohura te Massachustit, Pensilvanyas, Marylandit, New Havenit, Connecticutit, New Orleansit, New Jersit, Georgias, Virginias dhe të tjera nga ana e Ulliam Pennyt , Uillimam Pithit dhe personalitetëve të tjera angleze gjatë shekujve 16, 17 dhe 18., asokohe njëherë e përgjithmonë do vihëshin edhe bazat ose themelët e njohura të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit dhe kombit të madh amerikan.

Për me tepër ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si "paralojë" ose një "pranverë e madhe"  revolucionare, reformatore, evolutive,  empirike, politike, shtetërore, nacionale, qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental:  Revolucioni i njohur Amerikan ( 1775-1783) i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë legjendarë dhe historik të SHBA-së si Gjorgj Uashington, Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Gjon Adamsoi dhe të tjerë: Si të atillë e kishte ngritur dhe promovuar edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shtetëve të Bashkuara të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore dhe natyrore.

Revolucionet e sipëpërmendura në Evropë dhe Amerikë së bashku me arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike, respektivisht, industriale dhe teknologjike :Përveç tjerash, asokohe e kishin ngritur, projektuar dhe promovuar të të ashtuquajturën shoqërinë moderne ose bashkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, të konceptuar, përceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjëve, rregullave dhe standardëve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, sociale, politike, ekonomike dhe të tjera. Pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjinore, fetare ,kulturore, sociale, politike, ekonomike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat