Zgjedhje të reja me premtime të vjetra

Opinione

Zgjedhje të reja me premtime të vjetra

Nga: Skender Musliu Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:48
Skender Musliu

Edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sikurse edhe në Republikën e Kosovës, me 17 Tetor mbahen zgjedhjet komunale, dhe sa më shumë po afrohet dita e votimit, aq më tepër po ashpërsohet retorika politike.

Në kampin shqiptar, gara kryesore zhvillohet mes BDI-së, parti që dominoi skenën politike shqiptare për dy dekada, e që asnjëherë nuk arriti t’i realizojë premtimet edhe pse ato ishin bazike, dhe Alternativës me Aleancën për Shqiptarët, si partia që premtojnë ndryshime pozitive.

Për t’i shtuar shansat në zgjedhjet komunale, Alternativa dhe ASH-ja kanë bërë koalicion parazgjedhor me partinë maqedone VMRO-DPMNE, që BDI-ja në mënyrë të ashpër po e kritikon. Mirëpo këto kritika janë të pamoralshme, të turpshme me plot ironi dhe demagogji. Kjo nga fakti se BDI-ja për dy dekada rrjesht ka qenë në pushtet pikërisht duke kolalicionuar me dy partitë maqedone, si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe në ato komunale, pa kurfar kushtëzimesh, pa programe, pa strategji dhe pa vizion për realizimin e kërkesave të shqiptarëve, dmth koalicion gratis në formë të servilizmit dhe nënshtrimit. Madje në këtë periudhë, kur « lulëzoi « bashkëpunimi i BDI-së me partitë maqedone, në Maqedoninë e Veriut ndodhën shumë proçese të montuara politike kundër shqiptarëve, likuidimi i shumë komandatëve të devotshëm për kauzën shqiptare, shqiptarët maltretoheshin dhe rraheshin pa arsye, kurse BDI-ja pa rezervë i përkrahi politikat maqedone që mundësuan ngritjen e nacionalizmit të egër antishqiptar.

Edhe në nivelin komunal, në të shumtën e rasteve, BDI-ja ka qeverisur me komunat me shumicë shqiptare, dhe nëse i analizojmë premtimet në fushatat e të gjitha cikleve zgjedhore, do të vërejmë se gati asgjë nuk është realizuar, respektivisht ajo për dy dekada premton se në vendbanimet shqiptare do t’a zgjedh problemin me ujë të pijshëm, kanalizimin, infrastrukturën rrugore e tj., por ato ende janë aktuale dhe të pazgjidhura. Atëherë pse t’iu besohet edhe tani ?! Jo, nuk ka kurfar argumenti që qytetari t’ua jep më votën, por koha është për ndryshime.

Kush është ndryshimi ?! Ndryshimi është Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, si partia të pakorruptuara, të pashantazhuara dhe të pakapura nga sistemi, rrjedhimisht janë forca të reja me elektorat të ri, intelektual, punëtor, djem dhe vajza, të përkushtuar të punojnë në interes të qytetarit. Gjykoj se është koha e fundit që të ngritet vetëdija, kultura dhe mentaliteti politik i elektoratit, që mos t’ia japin votën atyre që mashtrojnë, manipulojnë dhe keqpërdorin votën për interesa personale, familiare dhe partiake. « Suksesi » i BDI-së në zdhedhjet, qoftë komunale apo parlamentare është tek forma dhe mënyra e veprimit gjatë fushatave, respektivisht bëhet blerja e votave, shpërndahen ndihma ushqimore e tj. në këmbim të votave, shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në funksion të fushatës , kanë hapur disa portale të përkohshme për propagandë zgjedhoree tj. Po ashtu, BDI-ja me vite të tëra, ka bërë punësime familiare, pa kritere, ka punësuar duke regrutuar militant partiak, persona joprofesionist, të cilët tani duke i kushtëzuar, kërcnuar dhe shantazhuar me vendet e punës për vota i mbajnë peng.

Se BDI-ja nuk punon për interesin e qytetarëve, tregon fakti se në komunën e Gostivarit kryetar është Zotri Arben Taravari, anëtar i ASH-ës, një intelektual i ndershëm, i përkushtuar dhe i dëshmuar, punën e të cilit, koalicioni aktual BDI – LSDM, e kanë bojkotuar madje edhe duke ia bllokuar buxhetin komunës, me qëllim që t’ia pamundësojnë realizimin e premtimeve. Duke patur parasysh faktin se Gostivari është komunë me mazhorance shqiptare, BDI-ja duke ia bllokuar punën Zotri Taravarit, ka mbajtuar peng një qytet të tërë, vetëm për t’a degraduar ASH-ën dhe Alternativën.

Derisa nëpër mitingjet e partive maqedone flasin dhe premtojnë ndërtimin e çerdheve, shkollave, rregullimin e mjedisit, sallave sportive, shtëpia të kulturës, parqeve e tj., BDI-ja edhe pas 20 viteve ende flet dhe premton për ujë të pijshëm, rregullimin e kanalizimeve !

Kur flasim për punën serioze dhe përkushtimin e Alternativës dhe ASH-ës në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, domosdoshmërisht vlenë të përmendim vetëm dy të arriturat e fundit, në mesin e shumë të tjerave, respektivisht miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, me çka gjuha shqipe u avancua në mënyrë substanciale, dhe Ligji për nënshtetësinë, me çka u lehtësuan dukshëm kushtet për marrjen e saj. Këto dy ligje janë propozuar ekskluzivisht duke iu falemnderuar insistimit dhe angazhimit maksimal të Alternativës dhe ASH-ës, që u miratuan edhe përkundër obstrukcioneve të shumta gjatë procedurave dhe procedimit në Kuvend.

Tani, parashtrohet pyetja, pse këto dy ligje nuk u miratuan me propozimin dhe angazhimin e BDI-së para më shumë viteve, madje edhe atëherë kur BDI-ja dhe VMRO-DPMNE kishin dy të tretat e votave në Kuvend, që kanë mundur t’a ndryshojnë edhe Kushtetutën, e lere më këto dy ligje ?! Kjo nuk ka ndodhur sepse BDI-ja, për shkak të aferave korruptive dhe lidhjeve me krimin, është parti e shantazhuar dhe e kapur nga shërbimet dhe shteti.

Prandaj, vota për BDI-në është votë për të kaluarën dhe të keqen, kurse vota për Alternativën dhe Aleancën për shqiptarët është votë për ndryshim dhe të ardhme më të mirë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat