A di të notojë stadiumi “Fadil Vokrri”?

Opinione

A di të notojë stadiumi “Fadil Vokrri”?

Nga: Ramiz SPAHIU Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Ka muaj që në Kosovë behet para fushatë, fushatë dhe prap fushatë e balotazheve. Kjo sigurisht është mirë, sepse në vend që të përballemi me papunësinë dhe pa perspektivën e të rinjve. Zhgënjimin dhe ikjen e përditshme. Boshatisjen e fshatrave dhe mbylljen e shkollave, së paku dëgjojmë premtime për projekte atraktive që të lumturojnë edhe imagjinatën.

Këto ditë dëgjuam se paku një të tillë, që stadiumin e qytetit të Prishtinës ta shndërrojmë në pishinë a liqe artificial. Dhe për çudi, kjo më pëlqeu. Por sakaq mu kujtua thatësia e para disa viteve, rënia e nivelit të liqenit akumulues dhe kriza e ujit të pijshëm në Prishtinë. Madje mu kujtuan edhe shirat e verës së vonë që na i njomën buzët me ujë. E si për inat, kjo me përngjasoj me shirat qe i shpëtuan nga vdekja edhe kështjellarët e Kadaresë.

Prandaj është i mirëseardhur ndërtimi i pishinës apo liqenit artificial, por jo në stadiumin ku gjenerata e artë e futbollistëve të Prishtinës, i ndezën zemrat e tifozëve tanë. Në stadiumin ku legjenda Fadil Vokrri ndezi zjarrin e dashurisë jo vetëm për futbollin. Në stadiumin ku kemi mësuar ta duam futbollin, Prishtinën dhe Kosovën.

Dhe krejt në fund, duke shikuar statujën që i bën nder stadiumit, Prishtinës dhe Kosovës, dhe para se ta jap votën time për pishinën e Prishtinën kam një pyetje: A di të notoj Fadil Vokrri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat