Në pritje të goditjes amerikane në Serbi!

Opinione

Në pritje të goditjes amerikane në Serbi!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 8 nëntor 2021 Në ora: 15:41
I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Amerika, përkatësisht administrate e Presidentit Biden, duket se ka vendosur të kthehet fuqishëm në Ballkan.

Deri para pak orëve, mediat, madje edhe ankesat e zyrtarëve më të lartë europian, alarmonin se serbët në Bosnje ndodhen pranë një kryengritje të armatosur.

Vetë i dërguari i BE-së, si një lloj administratori i shtetit të Bosnjës, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt alarmonte se serbët e Bosnjës në krye me Dodikun kanë bërë thuaja të gjitha përgatitjet për ta pasur ushtrinë e tyre, dhe me këtë janë të gatshëm për konflikt.

Por, me vizitën e sotme të zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, problematiku Dodik, ishte shushatur, duke thënë se vetëm se kanë provuar të hartojnë disa letra, dhe se ato do t’i tërheqin.

“Ne kemi thënë se po përgatisnim dokumente për gjërat themelore. Do të tërhiqnim pëlqimin tonë për Forcat e Armatosura të Bosnjës, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial dhe Autoritetin e Taksave në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Dodik.

Pra, Dodik, ia ka lënë këtë projekte të shkuarës, duke mos shfaqur asnjë pengesë serioze, i ballafaquar me presionin amerikan.

Një presion më i drejtpërdrejtë dhe më i fuqishëm, që duket sikurse një grusht goditës për Serbinë, duket se është në ardhje.

Letra e kongresmenëve amerikan, gjithashtu duhet të shërbejë si sinjal i qartë se Serbia duhet ta lë Kosovën të qetë, dhe ta demokratizojë vetveten. Demokratizimi i saj, i hap rrugë çlirimit të saj nga kurthi i Kosovës, ku e kanë futur veten ata, nëpërmjet vetëmashtrimit, që e ka burimin tek fraza, se Kosova si shtet nuk ekziston, ndërsa qe 22 vjet, asnjë zyrtarë serb nuk mund të vijë pa leje.

Kosova po e merrë veten thuaja më shpejt se çdo demokraci në Ballkan.

Natyrisht se ajo që ndodhi me Bosnjën aktualisht, ku rebeli Dodik, i gardës politike të Millosheviçit, u ndalua nga Eskobar, nuk mund të ndodhë aq lehtësisht edhe me Serbinë.

Bosnja ka mbikëqyrje ndërkombëtare, ndërsa Serbia, nuk e ka një të tillë, pavarësisht që ajo e nënshkroi kapitullimin para NATO-s, në Marrëveshjen e 9 qershorit në Kumanovë, në vitin 1999.

Bosnja, përkatësisht Republika serbe mundet lehtësisht të vihet nën sanksione, por jo aq lehtësisht edhe Serbia.

Serbia është e mbështetur shumë më fuqishëm, si në diplomaci, edhe në faktorë të tjerë nga Rusia.

Por, pavarësisht të gjithave, mjafton që ajo ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe që në bazë të provave juridike, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka gjetur se Pavarësia u Shpallë në mënyrë të ligjshme, dhe duke qenë se Kosova u bë dhe u njoh si shtet i pavarur për meritë të thuaja të gjithë Perëndimit, ekzistojnë mundësi dhe mekanizma, që Serbia t’i nënshtrohet presionit.

Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, mund të gjejë argumente të mjaftueshme, pasi tashmë ka në duar edhe letrën-kërkesën e 7 kongresmenëve amerikan, të cilët i kërkojnë presidentit Biden të ndërhyjë në Serbi,

Ne ju bëjmë thirrje të konsideroni përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, “Bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”!

Pra, i dërguari Escobar duket se ka në duar më shumë se një mundësi, që të ushtrojë trysni ndaj regjimit të Vuçiqit, duke e kërcënuar edhe me bllokimin e pronave, me sanksione apo edhe me pengesa të tjera si në rrugën e integrimit në BE!

Si kanë theksuar kongresistët duhet bllokuar ata që provokojnë destabilizimin e Ballkanit perëndimor!

Kosova tashmë është paqtuar nga grupet kriminale që ishin në pushtet, disa prej tyre ndodhen në Hagë, dhe se ka nisur procesi i zbatimit të rendit juridik, duke filluar me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si ndodhi para pak jave, përfshirë me ndërhyrjen e policisë në veri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat