Prej çlirimit e deri më tani, nuk ka pasur seancë të Parlamentit të Kosovës më të turpshme dhe anti shqiptare si kjo e fundit

Opinione

Prej çlirimit e deri më tani, nuk ka pasur seancë të Parlamentit të Kosovës më të turpshme dhe anti shqiptare si kjo e fundit

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Adem Bytyqi

Qytetarët e Kosovës disa herë kanë shprehur mllefin e tyre ndaj diskutimeve të deputetëve të pa përgjegjëshëm të cilët në Parlament nuk janë për interesa të qytetarëve, por për interesa të tyre korruptive dhe nepotike.

Ani pse qytetarët kanë bërë thirrje që ndaj deputetëve meshkuj dhe femra të merren masa disiplinore, juridike dhe politike, në mënyrë që të ndikohet të këta deputetë të sillen në mënyrë të kulturuar dhe të përgjegjshme ndaj kolegëve të tyre deputetë dhe ndaj realitetit politik dhe kombëtar në vend.

Megjithatë thirrje dhe vërejtje e qytetarëve kanë hasur në vesh të shurdhër dhe avazi i sulmit dhe etiketimeve të deputetëve ndaj njëri tjetrit ka vazhduar me të njëjtin vrazhdësi dhe ashpërsi.

Seanca e fundit e Parlamentit të Kosovës ka dëshmuar katërciprisht se ka deputetë të cilët nuk e kanë vendin në Parlamentin e Kosovës sepse janë në shërbim të aktiviteteve anti Kosovës dhe anti kombëtare, sepse akuzojnë pa të drejtë dhe jashtë detyrimeve të tyre Kushtetuese dhe politike bashkëvëndasit e tyre për terrorrizëm në një Republikë tjetër dhe pse atje është duke u zhvilluar një betejë e ashpër juridike për të hedhur dritë mbi një inskenim të një ngjarje të para menduar dhe trilluar mirë nga forcat e errata Maqedonase anti shqiptare kundër djelmoshave tanë atje, pra bëhet fjalë për rastin e Kumanovës…

Deputetët të cilën pa pasur as një fakt dhe as një të drejtë, akuzojnë nga Parlamenti i Kosovës për terrorizëm bashkombësit e tyre në një republikë tjetër, ata duhet të largohen menjëherë nga parlamenti i Kosovës dhe ndaj tyre partia anëtarë të së cilës janë kërkohet t’i përjashtojnë menjëherë nga partia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat