Kuvendi i foltores, një “Vetting” vetëpërjashtimor që do shpallet “non grata”nga Kuvendi i PD dhe SHBA

Opinione

Kuvendi i foltores, një “Vetting” vetëpërjashtimor që do shpallet “non grata”nga Kuvendi i PD dhe SHBA

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 11:38
Skënder S. Kapiti

PD është një parti që mbledh një Kuvënd dhe që ka zgjedhur një Kryesi e një Kryetar.

Po e filloj këtë shkrim me këtë pytetje për demokratët e vërtetë, jo të intersaxhinjve dhe as për organizatorët e foltoreve.

Sali Berishës si deputet i erdhi shpallja “non grata” nga SHBA-të, me të drejtë ashtu sikurse dihet dhe që e thotë po me të drejtë edhe Basha, atë se Berisha e organizoi këtë foltore për të mbrojtur veten e tij dhe interesin personal të tij.

Sot po u drejtohem demokratëve me pyetjen se: nëse p.sh. do të ishte shpallur Grida Duma, Enkelejd Alibeaj apo edhe ndonjëri nga ata që i shkon në foltore Berishës si p.sh. edhe Albana Vokshit apo edhe Edi Palokës, pra ta zëmë sikur ndonjërit prej tyre t’i vinte “non grata” nga SHBA, a do ta organizonte Berisha foltoren kundër SHBA-ve, dhe se a do të angazhohej Berisha medemek për t’ia rikthyer “sovranitetin” PD-së?!

Foltorja dhe Kuvëndi i saj me 11 Dhjetor 2O21 do jetë një organizim i “Vullnetarëve të Berishës” si një “rilindje” anti-PD dhe anti-SHBA të “Vullnetarëve të Enverit”.

Organizimi për mbledhje firmash e thirrje të Kuvëndit anti-PD dhe kundër Bashës bëhet nga agjitatorët, nga intersaxhinjtë dhe nga ata që kanë perfituar nga ishpushteti i PD-së; bëhet nga ish Presidenti Nishani, nga ishdeputetë e deputetë, nga ishministra e pushtetarë, nga ishkryekomunarë dhe nga ata të cilëve u kërkohet që për favoret që këta të mësipërmit u kanë bërë disave më parë, tani ata duhet t’ia kthejnë borxhin këtyre për të shkuar e mbushur sallën e foltoreve.

Por, pro foltores janë edhe enveristët, ishkomunistët, serbo-rusofilët e devotshëm e ishsigurimsat e shtetit të cilët i urrejnë SHBA-të.

Foltorja po pëhapë dhe nxit frymë përcarjeje mes shqiptarëve dhe SHBA-ve.

Edhe “vullnetarët e Enverit” patëm “mbledhur” 1 milion firma kundër Partisë Demokratike

Sali Berisha, foltoristët dhe mbështetësit e tij që flasin për një revolucion paqësor të cilin e justifikojnë me 4200 firma. Mirëpo kjo të kujton edhe “revolucionin paqësor” të 1 milion firmëtarëve të “vullnetarëve të Enverit” në vitin 1991 të cilët kërkonin mbrojtjen e figurës dhe të ishliderit historik të Partisë Komuniste Shqiptare, e ndërsa firmëtarët e sotëm kërkojnë mbrojtjen e liderit historik të PD-së.

Vullnetarët e Enverit ishin kundër Partisë Demokratike dhe kundër pluralizmit në Shqipëri,ndërsa sot për ironi të faktit edhe vullnetarët foltoristë janë po kundër Partisë Demokratike. Organizata “vullnetarët Enverit” u formua për të mbrojtur diktatorin, diktaturën antihumane e antiamerikane dhe bustet e Enver Hoxhës, ndersa foltorja berishiste nisi punën për të mbrojtur korrupsionin dhe Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dyja,si vullnetarë e Enverit dikur,ashtu edhe foltorja sot janë kundër Partisë Demokratike.

Kështu vepronin dikur pra në vitin 1991-92 po kundër Partisë Demokratike ata që mblidhinin firma të “vullnetarëve të Enverit”nga ishnomenklatura e regjimit, ishsigurimsat, ishkryetarët e kooperativave e të Ndëmarrjeve Shtetërore, ishsekretarët e celulave e të organizartave e të bazës së PPSH-së dhe të komisarëve e servilëve të ishregjimit komunist për të mbrojtur veprën e liderit historik të Partisë Komuniste dhe për të mbrojtur bustet e Enver Hoxhës.

De fakto foltorja duket si anti-Basha e anti-PD por në fakt është sidomos anti-SHBA.

Prandaj kjo foltore apo ky Kuvënd do “bëjë” atë që “duhet bërë”, atë se ajo do të shpallet “non grata” si nga PD ashtu edhe nga SHBA.

Ajo foltore mund të shndërrohet në një partizë apo shoqatë e cila do të reduktohet në një pakicë të papërfillshme dhe pa peshë politike.

Cili është ai lloj standardi e statuti që kërkojnë të zbatojnë Berisha me foltoristët?!

Lulzim Basha dhe elita e re politike e PD-së po sulmohet nga e gjithë e vjetra politike deshtake dhe e konsumuar, si dhe nga ajo e vjetra brënda PD-së, e cila e ka pasur PD-në monopol apo korporatë politike dhe si pronë të tyre.

Kundër Bashës dhe elites së re politike të PD-së ka edhe të atillë djallëzorë,finokë e tinëzarë që shprehen si kundër Berishës por edhe kundër Bashës,duke shfrytëzuar rastin se mund ta marrin ata apo ndonjëri prej tyre drejtimin e PD-së.

Prandaj them se Kuvëndi i Partisë Demokratike i datës 18 Dhjetor 2021, thirrja e tij është vendimi i duhur dhe në kohën e duhur, dhe do i shërbejë Vetting-ut, ringritjes së madhe të PD-së dhe ndarjes së saj me të vjetrën politike dhe nga tranzicioni politik i PD-së. Dhe me ardhjen në pushtet të PD-së, PD-ja do ta ndajë edhe Shqipërinë, shtetin dhe shoqërinë shqiptare nga tranzicioni traumatik 30 vjecar.

E vjetra politike po organizon foltoren dhe Kuvendin foltorist. Por tashmë e kanë të vështirë e të pamundur për t’ia rrëmbyer sovranitetin dhe demokracinë Partisë Demokratike.

Partia demokratike tashmë nuk është Partia e interesave personale dhe as e grupit të interesit të cilët sa herë që duan mund të organizojnë kuvënde e të zgjedhin kryetar e kryesi të preferuarin e të preferuarët e tyre. Partia Demokratike nuk është ngehinë që komandohet nga oligarkët dhe nuk është as strehë ku të mbrohet politikisht korrupsioni, nepotizmi dhe interesat e ngushta të individëve të vecantë.

PD nuk është Ligj i Kryetarit dhe as privilegj sundimi i një elite me lidhje e akraba korruptive, nepotike e të posteve e detyrave të përjetshme.

Partia Demokratike tashmë po ndahet nga trashëgimia dhe e kaluara autokratike.

PD është një parti që mbledh një Kuvënd dhe që ka zgjedhur një Kryesi e një Kryetar sipas parimit një antar, një votë. PD-ja është demokratike dhe e lirë e cila funksionon dhe zbaton statutin, programin dhe legjitimitetin e proceduralizmin demokratik.

Cdo orvajtje për të mbajtur një Kuvënd tjetër dhe për të zgjedhur një kryetar e kryesi tjetër është një tentativë si grusht e puc brënda saj për t’ia marrë e rrëmbyer PD-së Demokracinë, institucionet dhe sovranitetin, pra është si një grusht shteti që rrëmben me puc pushtetin dhe shtetin.

Foltorja drejt shpalljes “non grata” nga PD dhe SHBA

Kuvëndi i foltores që do mbahet me 11 Dhjetor 2021 është grumbullim e organizim të cilin do e shpall “non grata” Kuvëndi i PD-së së 18 Dhjetorit 2021 , e që Kuvëndin e foltoristëve nuk e njohin as SHBA-të të cilat e kanë shpallur “non grata” organizartorin e asaj foltoreje, Berishën.

Kuvëndi i foltores që do të mbahet me 11 Dhjetor 2021 në fakt është një “legjitimitet” i cili e shpall atë “non grata”, pra si të “padëshirueshme” në Partinë Demokratike sepse është dhe ka dalë jashtë dhe kundër PD-së.

Përderisa edhe ambasadorja amerikane deklaroi se nëse fiton Berisha SHBA do të ndëpresë cdo marrëdhënie me Partinë Demokratike, kështu që logjikshëm vjen arsyetimi se demokratët nuk duan që të ndërpresin marrëdhëniet më SHBA-të, dhe ata të cilët e duan të kundërtën, pra ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA-të do të jenë organizatorët e atij Kuvëndi.

Pra shqiptarëve dhe demokratëve në vecanti ambasadorja amerikane u foli qartë dhe saktë se:

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi ajo për Top Channel.

Në lidhje me pyetjen nëse SHBA e mbështet kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja amerikane tha:

“Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Washingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ajo.

Demokratët duhet të kujtojnë se:

Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me një fitore të thellë, erdhi si meritë e dështimit të Sali Berishës dhe të korrupsionit të lartë shtetëror të tij dhe të ministrave e të aleatëve bashkeqeverisës të tij, të LSI e Ilir Metës dhe të Fatmir Mediut e të tjerëve,

Dhe shkaqet e kësaj humbje të thellë të ishKryeministrit Sali Berisha mund t’i gjesh edhe po ta lexosh Deklaratën e DASH që e shpalli Sali Berishën “non grata” tani pas 8 vitesh.

Pra natyrshëm dhe logjikshëm vjen edhe konkluzioni se si opinioni i brëndshëm ashtu edhe SHBA dhe BE nuk do të ishin dakord që të riktheheshin në pushtet po ata të cilët janë shkaktarët dhe autorët e humbjes së vitit 2013, pra nuk mund të ricikloheshin përsëri Berisha @ Company.

Dalja në skenë e foltores anti-SHBA dhe anti-Basha tregon se nuk përjashtohej mundësia që Berisha edhe mund të ishte vendimtarë në formimin e qeverisë PD-LSI nëse fitonte opozita, si dhe mund edhe të ndodhte edhe tjetra që kryeministër të vinte Sali Berisha përsëri. Dhe këtë indirekt mund ta kërkonte e impononte LSI me Monikën e Metën duke edhe i bërë presion PD-së dhe Bashës se: ose Berisha kryeministër ose krizë politike e zgjedhje të reja.

Kjo sepse gjithcka mund të pritet nga Berisha e Meta, të cilët sot janë bashkefoltoristë kundër Bashës e SHBA-ve. Këtë Berisha e ka bërë gjithmonë për interesa personale pushteti , si dikur kur bëri kualicion me Skënder Gjinushin e pastaj me LSI-në, pra edhe me të majtët që kanë qenë shumë agresivë kundër PD-së.

Duhet kujtuar se Meta ky mik i Berishës kur ishte kryeministër pati deklaruar se demokratëve do ua pres gishtat, madje edhe e pati arrestuar Berishën.

Por, për interesa personale PD për pak sa nuk e pati bërë President edhe Fatos Nanon, por këtë nuk e lejoi Edi Rama që kishte mosmarrëveshje e grindje me Nanon. Pra Berisha shquhet për marrëveshje e intriga me opozitën ndërsa sot hidhet e shpif kundër Bashës për një gjë të tillë. Pra këto e të tjera e bëjnë të pabesueshëm Berishën dhe foltoren e tij, se asgjë nuk ka në të pëvecse një lëvizje dëshpëruese e dështake që do ta izolojnë atë dhe foltoren si PD-ja ashtu edhe SHBA-të.

Ishkomunisti, ishantari i Partisë së Punës së Shqipërisë, Sali Berisha organizon revolucionin paqësor anti-PD e anti-SHBA.

Dhe në mbyllje një citim të Vaclav Havel “Nuk ka më komunist se ish–komunisti që lufton komunizmin“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat