Asociacioni dhe fusnota, kopili i kopilëve

Opinione

Asociacioni dhe fusnota, kopili i kopilëve

Nga: Halil Geci Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 10:34
Pamje nga nënshkrimi i asociacionit, Isa Mustafa, Mogherini, Vuçiqi, dhe në prapavi Thaçi me Daçiqin

Ju që dje më kritikonit mua e me thoshit se je kundër LDK-së, më akuzonit pse po e përkrahi Kurtin, më thoshit se je dal në VV, vetëm e vetëm pse mbaja qëndrim kundër tradhtarëve që e dëmtuan tejmase atdheun tonë të përbashkët, e nënshkruan dy herë Zajednicën me kompetenca ekzekutive, me ndërmjetësimin e palës së tretë në këtë rast garantuese Evropa, bre Evropa ... ua lad....! Ju o zuzar keni menduar se ky popull han barë, po edhe më ‘lopa’ e ka mësuar se marrëveshjet ndërkombëtare me ndërmjetësimin e palës së tretë duhet të zbatohen, aq më keq që Zajednica u ratifikua, u votua nga ju tradhtarët me gishtat e juaj.

Ju pyes juve ku e keni futur kokën o za..., nuk po ju dëgjohet zëri juve që ia bëtë tradhtinë atdheut..!

Borrell po kërkon nga Kurti ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar dhe të miratuar nga ju.

Përgjigjuni para popullit për tradhtinë

Ku jeni o q.. e LDK-së që i lejuat dhe ju ndihmuat tradhtarëve dhe kriminelëve të PDK-së dhe liderin e tyre “yllin polarin” nga Broja, Isa spi..., dhe Kristaqi i Tiranës të luajnë me gjakun e dëshmorëve, e të popullit tonë. Ani nga kush?! Nga ata që se kanë derdhur as edhe një pikë gjaku qe dy shekuj për këtë vend.

Kuptoni o tradhtar se asociacionin që e nënshkruat ju dhe e ratifikuat në parlament është shumë më i dëmshëm se ndarja.

Të gjithë ju që ju bëtë krah i kësaj tradhtie, e nënshkruat dhe e miratuat në Kuvend duke ju ngrehur zvarrë Hashimi si zag.... përmes spiunit Isë dhe vasalëve të Hashimit, Gimo mustaqi, dhe Lutfi gellit ia keni borxh tradhtinë LDK-së dhe elektoratit të saj, si dhe Ibrahim Rugovës sa te keni atë shpirt, dijeni se emri i juaj do të jetë në histori si tradhtarët e atdheut.

Ku doni ta bëni vendin bre m ....... mos ua lasha....! Përgjigjuni popullit për tradhtinë që ia bëtë atdheut me nënshkrimin asociacionit, asociacion kjo me kompetenca ekzekutive, me të cilën e shkatërruat vendin tuaj e bosnjëzuat, dhe e futet Serbinë jo vetëm në veri me 4 komuna, por edhe në jugë me 6 komuna tjera. I bëtë komuna fshatrat serbe me nga 1.000 banorë.

Folni ju o k*** që thoshit se fusnota nuk është asgjë, e sot e akuzoni Albinin se po flet me fusnotë.

Ju Albinit ia lat kopilat në derë, asociacionin, fusnotën, ekstra territoret për manastiret, i ndatë tokë Rugove Malit të Zi, e bëtë Mini-shengenin, apo më mirë e kuptushme i bie Open Ballkanin e Vuçiqit, e bëtë hisedar Serbinë në Ujman, e çka nuk ditët më zi. Ju jeni ata që u sh***** fshehurazi me Vuçiqin nga 2013, sot kopilët tuaj janë rritur dhe i ka kapur për dore Borelli e po ua përplasa në derë të ju tradhtarëve, e po ju thotë mbani ua pafshi hairin se tuajat janë.

Kjo i bien dhe jeni sh***** fshehurazi sot po pillni ashiqare..!

Albini në Bruksel i tha Borellit bëjani ADN-në Zajednices se baba ju del në Beograd, e neve nuk na intereson Beogradi, ne na interesojnë qytetaret e vendit tim thotë Albini Borrelit.

Bëhuni gati pushtetit se as Vjosa as Albini nuk do e aprovojnë tradhtinë tuaj. Ju do t’i aprovoni, nëse ua mban ta aprovoni varrimin për së gjalli të Kosovës, ashtu siç e keni bërë vetë do ta miratoni vetë....!

Po fusnotën kush e miratoi!? E sot do k*** gazetarësh e analistësh e fajësojnë Albinin për fusnotën, e fajësojnë Albinin për gjykatën speciale, e akuzoni për asociacionin, e akuzoni për tradhtitë e juaja e çka jo...!

E ju oj kt*** e Vuçiqit, ju që e përkrahnit PDK-në dhe e minuat atdheun tim, ngase atdheu i juaj doli të jetë Shumadia.

Presioni i Borellit

Prokuroria dhe gjykata e Kosovës duhet të veprojnë konform kushtetutës, për tradhti kombëtare, për nënshkruesit e tradhtisë, dhe për të gjithë ata që e miratuan me gishta në parlament, këtë marrëveshje shkatërrimtare që i bëtë atdheut, e që ratë pre e një faqeziu nga Broja e Drenicës, një hiq, i pa cung, e i pa dije, i pa fe, e i shitur te DGS-ja franceze dhe UDB-ja së bashku me vëllain e tij Ganiun, dhe të gjithë në fund keni rënë pre e një plehu toksik me emrin polari i Brojes.

Ja pra arsyeja pse e kam përkrahur Vjosën e Kurtin ishin pikërisht këto poshtërsi të përmendura lart këtij shkrimi.

Përgjigjuni Borrellit ku thotë se themelimi i AKS-së është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

“Unë jam demokrat po ashtu. Nuk jam këtu që t’i shërbej ndonjë politikani nga asnjëra palë. Unë nuk pajtohem me ju në faktin që Gjykata Kushtetuese, që shmang pengesat, e bën të pamundur zbatimin e kësaj ujdie. Ajo është arritur nga qeveritë e të dyja vendeve, në mirëbesim, sipas normave”, thotë Borell.

Më fal kryeministër, por ne do të vazhdojmë t’ju kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di që ka ujdi tjera të pazbatuara,” shtoi diplomati spanjoll.

E shihni pra se Kurti po përballet me tradhtitë e juaja.

Qëndrimet e Kurtit ishin të kundërta edhe për rezultatin final të dialogut.

Kurti pret që finalja të jetë e përqendruar në njohjen e ndërsjellët. Përderisa Borrell kërkon pajtim ligjërisht të obligueshëm.

E unë po ju them se as Vjosa as Kurti nuk i miraton tradhtitë e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat