Pse Serbia ia ka frikën Albin Kurtit e Vjosa Osmanit?

Opinione

Pse Serbia ia ka frikën Albin Kurtit e Vjosa Osmanit?

Nga: Faton Mehmeti, Bota sot Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 18:44
Autori

Lobi serb, Serbia po lobon kundër Vjosës dhe Albinit në Uashington. Kjo po bëhet përmes nën-komisionit të kongresit që e kontrollon paranë e departamentit të drejtësisë. Krejt kjo ka të bëjë me qëndrimet e tyre për mos t`u bërë pjesë e lojërave kundër Kosovës. Lobi serb synon që të zhbëjnë procesin e njohjes së Kosovës dhe për këtë po jepen para të mëdha.

Kosova është në një konstalacion shumë të rrezikshëm gjeopolitik. Në njërën anë e ka lobin serb që punon për shkatërrimin politik të Vjosës dhe Albinit përmes presioneve që bëhen, normal me para dhe njërën anë e ka njerëzit që tash po shpërfaqen që janë të gatshëm ta bëjnë asociacinoin nëse kthehen në pushtet. Jo më kot edhe më herët nga analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, u tha se shteti serb e paguan për lobim ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “Grenell paguhet nga Serbia me 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kur shefi i tij nuk është më në pushtet”, kishte thëne Janjiq.

Po ky Grenell, është ai që kritikon sekretarin e shtetit Anthony Blinken, sipas tij Blinken tashmë ka treguar se ka zgjedhur anën dhe për këtë arsye nuk ka kredibilitet. Grenelli, sigurisht e ka fjalën se z.Blinken ka zgjedhur anën e Kosovës, gjë e cila nuk i pëlqeka. Derisa lobi serbo-rus, lobon fuqishëm në ShBA, duke tentuar që të rrëzojnë nga pushteti Albini dhe Vjosën, e të cilët sipas tyre “janë kokëfortë”, nuk lëshojnë pe. Duke qenë të pa korruptuar, dyshja Albini dhe Vjosa nuk kanë frikë të thonë atë qe e ndjejnë se është më e drejtë, nuk ka kush i mban peng. Kur je i pastër s`ke frikë nga askush, kjo gjë u pengon shumë atyre që synojnë rrëzimin e tyre në pushtet, me të tjerët edhe u bëhet zgjidhje.

Natyrisht, se lobimi nuk mund të tremb Albinin dhe Vjosën, motive vetëm sa duhet shtohet për punë të drejta në shërbim të vendit. Rasti i fundit në Bruksel, me kryeministrin Kurti që ishte i prerë kundër asociacionit, shpërfaq edhe një herë mos lëshimin pe të tij dhe Vjosës nga vendimet që janë bërë më herët, e që janë kundër vendit. Asociacioni, është synimi kryesor i lobit serbo-rus, nga ku synojnë të zhbërjen në tërësi pavarësinë e Kosovës. Asociacioni është vetëm hapi i parë në këtë drejtim, të tjerat vetëm sa pritët të shtohen me kalimin e kohës.

Këto përpjekje të tyre kanë hasur në kundërshtim të fortë të Albinit dhe Vjosës, e që shihen pengesat e forta të tyre. Pritet që në vazhdim të shtohen edhe më shumë presionet ndaj Albinit, asociacioni do të jetë peshë e rëndë e tij në secilën ditë të tij si kryeministër, me kalimin e kohës kjo vetëm sa do të shtohet, A do të ketë forcë Albini ta mbart këtë peshë deri në fund të mandatit të tij katër vjeçar, do të shihet në vazhdim. Lobi serbo-rus po punon fortë që këtë peshë ta shtojë edhe më shumë deri në gjunjëzim të tij, për t’i hapur rrugë pastaj pazareve famëkeqe kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat