Tridhjetëvjeçarët e vitit 2051

Opinione

Tridhjetëvjeçarët e vitit 2051

Nga: Asllan Bushati Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:33
Asllan Bushati

Tridhjetëvjeçarët e atij moti, do ti shohin gjashtëdhjetëvjeçarët e sotëm pleq 90 vjeçar, si dëshmitarët e gjallë të “betejave të politikës shqiptare”. Unë 102 vjeçar, me shumë moshatarë të mi, me siguri nuk do ta kem fatin e të qenit dëshmitarë, se do të kem shkuar për “pushime” tek të shumtit.

Ky brez shqiptarë i atij moti (si shumë tokësor të tjerë), do të jetë shkolluar me kurrikulën e moshatarëve të tyre në San Francisko, NY, Londër, Paris, Berlin, Romë, Moskë, Pekin, Tokio etj.

Sistemi shëndetësor do të jetë falas e afërsisht i njëjtë në këto kryeqytete, ku dhe jetëgjatësia mesatare do të jetë afërsisht e njëjtë e mbi 90-të.

Energjia do të merret nga dielli, erërat, derivatet e hidrogjenit e oksigjenit, fusha elektromagnetike e pse jo edhe nga brendia e thërrmijave të zeza. Makinat, trenat, tramvajet, anijet, etj., tërësisht elektrike. Udhëtimi ajror nga NY për në Tiranë 2-3 orë, dita e punës 7 orëshe, java e punës 4 ditëshe, një shumicë e madhe punësh duke u kryer nga shtëpia, pushime verore një mujore, pushime dimërore dy herë nga dy javë. Mjedisi i pastër, parqe e breza pyjor të rinj, ushqim bio.

Siguria më e lartë, që nga platformat hapësinore që kontrollojnë çdo centimetër të tokës, udhëtime për në planetin Mars si udhëtimet e sotme në Himalaja….

Hulumtuesit e arkivave do të ndalen (veç të tjerave) tek muaji Dhjetor 2021. Ata do të shohin: foltore me pjesëmarrje masive e Berishës e kundërfoltore në miniaturë e Bashës. Kuvend Kombëtar i PD-së në stadium me 4934 delegatë (Berisha), kundërkuvend i 18 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve (Basha). Shkarkim i të dështuarve nga fronet drejtuese nga Kuvendi në stadium (Berisha), e kundër shkarkim i të shkarkuarve nga zyrat e PD-së (Basha). Mbledhje në sytë e publikut me kamera (Berisha), kundër mbledhje pa kamera nga zyrat e PD-së (Basha). Vula e selia janë të mijat thotë Basha, jo të tuat por të PD-së përgjigjet Berisha. Unë si pro-amerikan, nuk i prish marrëdhëniet me to për non gratën tënde (Basha). Pro amerikanizmi ka filluar në Shqipëri në 1990 kur studentët shembëm diktaturën komuniste. Aso kohe ti Basha ishe nxënës i përgjigjet Berisha.

Anëtarësia me shumicë e me të gjitha mënyrat bën thirrje: Basha tërhiqu se je gabim. Historia do të na ndëshkojë e do të na qeshi për ndarjen e PD-së.

e 2051-shit, kur e shohin këtë katrahurë, ia përcjellin njëri-tjetrit me hahaha-në deri në gajasje. Shpresojmë që ata hahaha-në të mos e gjejnë edhe në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat