“Hëngshi kokën e njëri-tjetrit”!

Opinione

“Hëngshi kokën e njëri-tjetrit”!

Nga: Dibran Demaku Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:19
Autori

Lufta e llojit(tashmë e shpallur)në mes të Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës,për kreun e Partisë Demokratike seç më kujton një tregim satirik të shkrimtarit turk Aziz Nesim.

Në atë tregim shkrimtari i njohur shkruan për dy parti turke të kohës dhe rivaliteti i tyre për marrje pushteti. Kur njëra merrte pushtetin,tjetra opozita aktivitetin e vetë politik e zhvillonte në një objekt hotelier aty rrëzë ndërtesës së parlamentit. Në ambientet e atij hoteli,apo si të thuash të një lokali ushqimor-pijetor,ata,pra opozita bënte mbledhje dhe bisedonin në mënyrë sekrete se si të bënin që të rrëzonin nga pozita pushtetin. Ata të pushtetit e dinin këtë gjë,sepse të njëjtën gjë kishin bërë ata vetë sa kishin qenë në opozitë.Dhe pothuajse çdo ditë dërgonin njerëz të besueshëm që të dinin për se çfarë përgatisnin opozitarët kundër tyre. Në anën tjetër donin të mësonin se si ishte disponimi i popullit vizave pozitës dhe opozitës.

Një ditë njëri nga bashkëpunëtorët e fshehtë të pozitës,lajmëron se opozita dhe populli janë afruar aq shumë saqë nëse mbaheshin zgjedhjet në atë moment,opozita do të fitonte besimin e popullit.

Duke ndjerë dhe parë rrezikun,dikujt në pozitë i bie ndërmend një ide për ta dëmtuar opozitën. Dhe idenë e tij ua tregon kryesisë së ngushtë të pozitës,të cilët në mënyrë të fshehtë e miratojnë dhe fillojnë veprimin. Ideja ishte që të organizonin një koncert së bashku pozitë dhe opozitë,duke proklamuar se pozita dhe opozita ishin të gjithë vëllezër,përkundër asaj që ishin kundërshtarë politik.

Ideja u shkon në vesh edhe opozitarëve,të cilët pranojnë me kënaqësi propozimin e pozitës,pa e kuptuar të zezën e asaj që ishte përgatitur për ta. Ndërkaq e zeza ishte:Ata të pozitës kishin kërkuar dhe kishin vendosur që në karriget ku do të organizohej koncerti të uleshin pranë e pranë një pozitar dhe një opozitar. Pozitarët ishin porositur që secili të mbante një copë druri fshehur nën krah dhe diku aty nga gjysma e koncertit,të ndaleshin dritat dhe ata t’i goditnin me to me gjithë fuqinë që kishin opozitarët në kokë e ku të mundnin.

Koncerti organizohet dhe diku aty nga gjysma ndalen dritat dhe fillojnë goditjet. Kur ndizen dritat,del në pah e vërteta e hidhur. Lufta me shkopinj ishte zhvilluan në mes të llojit,domethënë ata që ishin në pozitë e kishin goditur njëri-tjetrin,ndërkaq nga opozitarët nuk kishte pësuar askush.

Ky rrëfim ngjanë me opozitën shqiptare dhe luftën e tyre që po ndodhë brenda llojit. Ish kryetati(Sali Berisha) dhe kryetari (Lulzim Basha) kanë filluar luftën brenda llojit. Dhe lufta brenda llojit është luftë e tmerrshme dhe shkatërruese,sepse aktorët e kësaj lufte ia njohin njëri-tjetrit edhe zorrët e barkut-siç themi ne në Kosovë. Dhe duke ia njohur zorrët e barkut nëri-tjetrit,ata ia dinë njëri-tjetrit edhe sekretet,të cilat do të zbulohen në këtë luftë.

Lufta brenda llojit i shkon përshtati Partisë socialiste dhe Edi Ramës,në pushtet,të cilët po rrinë anash duke qeshur dhe duke thënë:-Hëngshi kokën e njëri-tjetrit!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat