Arsimi është bërë mjerimi ynë?!

Opinione

Arsimi është bërë mjerimi ynë?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:51
Ilustrim

Arsimi cilësor është qelës i zhvillimit dhe prosperitetit të një vendi. Çfarë është niveli i arsimit ,i tillë është edhe përparimin ynë. Për të arritur një synim të tillë, duhet të angazhohet secili segment shoqëroro-politik.

Pas luftës sistemet tona funksionuan me defekte të mëdha, kështu edhe arsimi. Po prodhojmë analfabet potencial apo krejt analfabet, e që nuk ka guxuar të na ndodhë.

Nuk i patëm njerëzit që e vlerësuan arsimin. Kemi kuadro  që nuk kanë dijeni të duhur, dhe kjo është mjerimi ynë. Arsimi ka mbetur bira e fundit e kavallit. Faji është i shumë anshëm, edhe i personelit mësimor, edhe i nxënëseve edhe i prindërve, e para së gjithash të politikave miope.

Fëmijët  tanë po e humbin interesimin për shkollim natyrisht më përjashtime. Nuk ka mësim cilësor kur ata shkojnë kur duan në shkollë , jo vetëm për shkak të motit të ligë apo ndonjë arsye tjetër, por nuk shkojnë për pikë të qejfit!

Nuk ka mësim cilësor, kur kemi personel mësimor jo serioz të cilët i humbin orët mësimore, apo shkojnë në mësim më vonesë. Nuk ka disiplinë në orët mësimore, nuk ka respekt të ndërsjellë! Nuk mund të këtë  arsim cilësor kur kjo  bëhet pa kreativitet.

Një obligim i cili nuk kryhet si duhet, përfundimi nuk ka mundësi më qenë i mirë. Kur jemi këtu duhet  theksuar së më politika hazardeske, pa plane dhe programe konkrete, është absurde të presim arsim të duhur, dhe as ekonomi të zhvilluar, si lidhshmëri e tyre .Nuk mund  të jemi të kënaqur kur për 20 vite pak kemi bërë reforma. Janë duke marr thirrje  shkencore pa asnjë meritë më diploma të marra shkel e shko. Madje po bëhen edhe profesor universitare që nuk  kanw dijeni as mesatare! Nuk dua  ta zgjati më shumë në ketë temë, së ka njeriu shumë çka të thotë. Lajmi të cilin e dëgjuam, nëse është i saktë së në: “shkollat e mesme në Suharekë nga 240 nxënës të shkollës së mesme, 100 prej tyre nuk dinë as shkrim as lexim", është treguesi më i mirë së çfarë niveli katastrofal të arsimit kemi ! Këtë gjendje  e kemi sigurisht edhe në shumë mjedise të tjera. SBASHK-u, sa kërkon paga jo meritore, së tybe shumë as ekzistueset nuk i meritojnë, më mirë do të ishte që të interesohen për përmirësimin e nivelit të mjerueshëm të arsimit. Bile e pa asnjë turp po e kërcënojnë qeverinë më greva.

Paga duhet merituar para së të kërkohet .Jo serioziteti na ka pru në dergje të keqe, duke na kthyer  mbrapa, mos të them në kohën e analfabetizmit..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat