Ftesa e z. Rama -- licitim i Kosovës me pavarësinë e saj

Opinione

Ftesa e z. Rama -- licitim i Kosovës me pavarësinë e saj

Nga: Zija Lleshi Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Zija Lleshi

Për aspektet ekonomike dhe tregtare të projekit Ballkani i Hapur janë bërë shumë sqarime që Kosova do të ketë debalans të madh tregtar dhe me këtë edhe humbje ekonomike. Aq më tepër meqë si zonë ekonomike e kontraktuar dhe e mbyllur brenda gjashtë (6) entiteteve e bënë Serbinë monopoliste dhe pa konkurencë tregtare nga shtetet tjera të BE në zonën e me kushte të zonës ballkanike. Në aspektin politik Ballkani i Hapur do të ketë pasojë “bajraktarizmin! e Serbisë në atë formacion, kurse për Kosovën në “inoçencën” e tij: anulim i i vullnetshëm të çlirimit dhe të pavarësisë. Ballkani i Hapur nga gjashtë entitete, ( 6=4 + 1 + 1) lërë të kuptohet si një lloj Federate Ballkanike , ku katër (4) shteteve i shtohet edhe Kosova si Krahinë e Serbisë si dhe Republika e Shqipërisë, kjo ëndërr e kaherëshme e Serbisë për strukturë dhe formacion të përbashkët që e dëshironin dikur si republikë të shtatë (7) të ish RSFJ.

Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti e ka hudhur poshtë fuqishëm e me neveri atë projekt që në fillim, e që i është theksuar e shpjeguar aq shumë z. Rama sa ka mbetur vetëm edhe pa ia pikturuar. Në aspektin personal z. Rama, në etjën e tij për pushtet, në atë projekt e shef dhe përpiqet të mposhtë opozitën në mandatet e ardhshme në rrugën e gjatë të realizimit të projektit si e drejtë e autorsisë, bashkarisht me Vuciqin si një lloj “Robert Shumana Ballkanik”.

Prandaj projekti Ballkani i Hapur faktikisht në aspektin personal i është bërë obsesion Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Në fillim quhej Minishengen, emërtim që e ka shprehur saktësisht idén dhe motivin kryesor dhe synimin e qellimin real të projektit. Por më vonë, gjithnjë synimi dhe qellimi duke mbetur i njëjtë, ideatorët e kanë riemëruar, dhe zbukuruar (më tepër për të mjegulluar e kamuflluar) projektin me emër të ri e atribut që duhet nxitur respekt: “Ballkani i Hapur”.

Por nuk janë vetëm dyerët dhe vetëm hapja me rëndësi. Më e rëdësishmja është çmimi. Pra, sa është cmimi i hyrjës? Prandaj sado që të jetë i respektueshëm atributi “i hapur”, kuptohet se çmimi i hyrjës për tri entitete tjera është tepër, tepër i shtrenjët, kurse për Kosovën i papërballueshëm dhe e ka çmimin e vetë poaq të shtrenjët sa është liria e një kombi: mohimin e çlirimit. Sepse në esencë Ballkani i Hapur, si nisjativ serbe, është kryesisht projekt i sundimit serb mbi shqiptarët dhe në rajon.

Për z. Rama asgjë në këtë moment nuk janë më të rëndësihme se ato katër(4) liritë që i proklamon projekti: lëvizjën e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Madje as çlirimi si kategori politike dhe shoqërore nuk konkuron apo barazohet aty por thjeshtë abstrahohet. Kosova në këtë projekt projektohet si Krahinë e Serbisë! Të tillë e konsideron Presidenti i Serbisë Vuçiq. Të tillë e konsideron edhe z. Rama dhe si të tillë apelon z. Rama ta konsiderojë vedin edhe Kosova dhe të bashkangjitet e të futet e të merr pjesë në atë projekt në krye të të cilit sot qëndrojnë trinomi Vuciq-Rama-Zaev. Merret vesh, z. Rama thot që sa për fillim Kosova ta mohon pavarësinë e saj dhe si krahinë të futet në projekt, por më vonë kur trashët miqëisa, jarania, bashkëpunimi dhe burazeria (e me këtë edhe meze e rakia e të ngritet dollia) atëherë kinse Serbia multigjenocidale do të “zbutet” dhe hipotetikisht dhe pa kurrfarë garancie do ta pranon ashtu vullnetarisht dhe pavarësinë e Kosovës. Por z. Rama nuk na tregoi se ajo (mos)përgjegjësi dhe ai vetëmohim i pavarësisë (qoftë edhe “me ndërprerje” e përkohësisht, si iluzion) që do të bënte Kosova çka do të thot karshi Nato-s e cila me sakrifica na ndihmoi të çlirohemi, e për të cilën Kosova shprehë falenderim dhe mirënjohje të pa ndërprerë e përjetësisht.

Mandej në momentin kur Kosova vullnetarisht e mohon çlirimin e saj, pikërisht në atë moment nuk ka nevojë Serbia më tutje të llobojë për çnjohje të Kosovës, sepse të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës mund ta tërhjekin njohjen (qoftë edhe “përkohësisht”) në shembullin e vetë Kosovës.

Ajo miqësi, jarani e burazeri me Serbinë që e mendon z.Rama, na kujton parollën e dikurshme të “vëllazërim bashkimit” në RSFJ e cila u shkatërruar me luftë dhe gjakderdhje në mes “vëllezërve”. A nuk është naivitet që pas kësaj dëshmie historike të ëndërrohet që Kosova nisur nga ndonjë jarani dhe burazeri me Serbinë do të pret njohjen e pavarësisë nga Serbia? Duhet poashtu të merret parasysh se njëkohësisht kur Rama na fletë për Ballkanin e hapur, Kryeministri i Serbisë z. Vuçiq, deklarohet se nuk duhet të thuhet Intervenimi i NATO-s (i cili e detyroi Serbinë multigjenocidale ta ndërpret gjenocidin ndaj shqiptarëve), por sipas Vuçiqit duheka të thuhet agresioni i NATO-s (sigurisht i mllefosur që e ka penguar Serbinë ta përfundojë planin gjenocidal ndaj shqiptarëve). Përpos kësaj Vuçiqi njëkohësisht thot se Millosheviqi “ka qenë i mirë” me plan, e idé me mend, por metodat nuk i ka pasë me vend. Kryeministri i Shqipërise shtirët si i shurdhër në këtë dhe edhe më tujtje fletë për jarani e burazeri në Ballkan të Hapur që do të sjellnin pranimin e çlirimit të Kosovës nga Serbia.

Ato katër liritë, me respekt për ato, për të cilat flet z. Rama, karakerizojnë bashkësinë e kontraktuar ku secili antarë, para se të antarësohet, ka qenë paraprakisht i pavarur dhe i çliruar. Kryeministri z. Rama na flet edhe për analogjinë e Ballkanit Hapur me ”Bashkësinë Europiane për Çelik e Karbon”, në shembullin e vitit 1952 kur ajo u formua nga gjashtë shtete të evropës perëndimore, por nuk na tregoi vallë a kanë hyrë në atë bashësi ku do të realizonin pavarësinë apo, që në hapin e parë të tyre, kanë hyrë si shtete të pavarura?

Zoti Rama së pari vetë duhet të ketë fituar mësim nga ky rast, sepse në atë bindje të tij dhe me atë botëkuptim gabon shumë në radhitje të hapave. Dihet se ngatërrimi i hapave shpien deri në theqafje të sigurtë. E kur ke parasysh edhe ndërskamsat dhe djallzitë tjera në rrugëtim të përbashkët me Serbinë multigjenocidale atëherë pranimi i çirimit bazuar nga miqësia dhe jarania e burazeria është ëndërr me sy çelur. Për popujt e okupuar dhe kolonizuar në territoret e veta ku janë autokton, çlirimi dhe liria është postullati themelor mbi katër (4), katërdhjetë (40) apo i të gjitha lirive tjera.

Ballkani i Hapur nga gjashtë entitete, ( 6=4 + 1 + 1) lërë të kuptohet si një lloj Federate Ballkanike , ku katër (4) shteteve i shtohet edhe Kosova si Krahinë e Serbisë si dhe Republika e Shqipërisë, kjo ëndërr e kaherëshme e Serbisë për strukturë dhe formacion të përbashkët që e dëshironin dikur si republikë të shtatë (7) të ish RSFJ.

Serbia në vend të atyre katër (4) lirive për të cilat flet z. Rama, në rend dite duhet të ketë katër elementet tjera të cilave Serbia hegjemoniste, ekspanzioniste dhe multigjenocidale i shmangët: ballafaqimi i saj me të kalauarën, pendimi , kërkimfalja dhe pajtimi me Kosovën e pavarur. Çfarëdo axhende që e e anulon këtë rend dite është e mirëseardhur për Serbinë.

Pavarësia nuk është instrument licitimi me jarana apo me dushmana. Ajo është një aksiomë themelore dhe e patjetërsueshme e lirisë së një kombi. Prandaj Kosova pavarësinë e vetë e bazon në Ligjet Ndërkombëtare dhe në GJND që janë të obliguar t´i respektojnë të gjithë, kurse dialogun me Serbinë e shef si marrëveshje të obligueshme në fund të të cilës do të bëhej pranimi reciprok i shteteve të pavarura të Kosovës dhe të Serbisë, si perspektivë e paqës së qëndrueshme në Ballkan .

Zoti Rama bënë apel dhe fton Kosovën:”Ejani me ne!” në Ballkanin e Hapur. Kurse Kosova fton z. Rama për kujdes me Serbinë hegjemoniste, ekspanzioniste dhe multigjenocidale dhe ”Ikni edhe ju, ose urdhëroni pa ne!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat