Duhet hequr dorë për të udhëtuar në Beograd!

Opinione

Duhet hequr dorë për të udhëtuar në Beograd!

Nga: Skender Karaçica Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 07:12
Autori

Kjo që i ka ndodhur drejtorit të TV Klan Kosova,Adriatik Kelmendi Beogread, kur e kur, ai ishte ftuar në një tubim ndërkombëtar të rajonit,tregon qartë se regjimi i Serbisë nuk ka ndryshuar skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës...!

Vetë fakti se zyrtarët e BIA-së shërbimit sekret të Serbisë,nuk kishin harruar metodat denigruese dhe antishqiptare të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviq,kur e kur regjimi tij i pati vënë në shënjestër popullin shqiptar të Kosovës nën mbikqyrjen e shërbimeve sekrete ushtarako-policore dhe këso kohe me shërbimin e A.Vuçiq me BIA në Beograd(!).

Për shkak të skenarëve policorë,do të ishte mirë, që, tërë qytetarët e Kosovës përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës,të heqin dorë nga udhëtimi dhe pjesëmarrja në çfarëdo tubimi ndërkombëtar dhe rajonal të Ballkanit,ndonëse shqiptarët nuk janë të dëshiruar të shihen në Beograd(!).

Çikago,22 dhjetor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat