Ata që e humbën pushtetin me 14 shkurt 2021, shkojnë te fallxhorët për t'iu rrëfyer se kur do të bie qeveria Kurti?!

Opinione

Ata që e humbën pushtetin me 14 shkurt 2021, shkojnë te fallxhorët për t'iu rrëfyer se kur do të bie qeveria Kurti?!

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Adem Bytyqi

Sovrani e ka kuptuar se qeveria më e pa korruptuar dhe kundër të gjitha të këqijave në Kosovë nuk rrëzohet me fall filxhanash dhe protesta absurde...!!

Më e zëshmja në këtë mjegull shprese është LDK-ja e Driton fallexhisë, i cili më shumë se fallit me filxhan dhe prognozave të NOSTRODINMUSIT, iu beson ëndrrave të tija, se qeveria Kurti do të bij posa të përfundojë dimri dhe fillojë pranvera dhe pastaj LDK, sipas rezultateve të fallit tij do ta qeverisë vendin, pa e saktësuar se për cilën LDK e ka fjalën: LDK—në e Ibrahim Rugovës, të Isa Mustafës apo të Lumir Abdixhikut, megjithëse këto dy të fundit janë identike...

Driton Selmanaj në dukje të jep përshtypjen e një politikani të ri në politikë, por kur fillon diskursin e tij në politikë shumë lehtë vërehet se në përmbajtje është një politikan me afat të skaduar, gjykimet e të cilit po t'i hante politika aktuale, më shumë do t'i shkaktonin dhimbje koke dhe bark-qitje.

Jo, jo z.Driton Selmanaj, qeveria Kurti nuk bie me falle filxhanash e prognozave tuja fallexhish, vetëm pse ti dhe ata si ti dëshironi, sepse LDK-ja me politikanë si ti dhe me ata tjerët që e zhveshën nga Rugovizmi dhe e shndërruan në një parti bashibuzukësh të pa vizion, nuk mund t'i rikuperojë aq lehtë defektet të cilat ia keni shkaktuar për t'ju kthyer aq shpejt qeverisjes vendit pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve të njëpasnjëshme.

Z.Driton Selmanaj, sa më parë t'i largoni nga partia ata politikanë si ti, të cilëve u ka skaduar afati për të mos pasur mundësi për t'iu adaptuar rrjedhave bashkëkohore politike në Kosovë, aq më mirë për LDK-në dhe të ardhmen politike të saj.

Pra, në të kundërtën, z.Dritan Selmanaj, me politikanë si ti me afat të skaduar në politikë, LDK-ja shumë gjatë ka për të qëndruar në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat