E padrejtë!

Opinione

E padrejtë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 janar 2022 Në ora: 14:17
Adem Bytyçi

Ku i morën lektë për gjithë ato villa dhe hotele në Brezovicë, me siguri jo me lekë të djersës, por nga të hyra të dyshimta nga xhepi i qytetarëve të varfër të Kosovës.

Është momenti të veprojë drejtësia për të hedhur dritë mbi të gjitha keqpërdorimit dhe identifikimin e atyre individëve, të cilët kanë ndërtuar gjithë ato villa e hotele në Brezivicë, të cilat kanë kushtuar milona lekë.

Nuk ka kohë më të përshtashme të hulumtohet prejardhja e të hyrave të të gjithë atyre që kanë ndërtuar villa dhe hotele milionëshe në Brezovicë, nga institucionet përkatëse të drejtësisë.

Tornado kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit po vije me shpejtësi, askujt nuk do t'i kishte shkuar në mendje se ata të cilët do të duhej të mendonin se si të përmirësonin jetën e qytetarëve, të pasuroheshin për vete në mēnyrë kaq kriminale nga xhepi i qytetarëve, askush mbi ligjin, të gjithë të barabartë para ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat