Sot e 554 vjet më parë më 17 janar 1468 u nda nga jeta heroi më i madh i të gjithë shqiptarëve, Gjergj Gjon Kastrioti.
Kjo është një ditë ku shqiptaria ka mort. Në këtë ditë të gjithë politikanët nga të gjitha trevat shqiptare është dashur ta vizitojnë vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë. Por fati i keq është kur e ke armikun të ligë, ai ta prishë edhe ditën e mortit dhe mundohet ta shndërrojë në dasmë apo festë.
Po si nuk i mjaftuan sulltan Erdoganit që edhe vet nuk e di se çfarë prejardhje kombëtare ka, që ta vizitojë Shqipërinë, 364 ditë të tjera dhe e gjeti pikërisht ditën e mortit të shqiptarisë që ta vizitojë Shqipërinë.
Por ky nuk ka faj. Faji është tek ky mekshi apo kishku ynë Edi Rama, personi i cili e ka humb vetëdijen dhe ka kohë të gjatë që gjendet në komën politike. Kjo komë politike e këtij mekshi ka orientimin e vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë, që është shfaqur hapur përmes idesë së Serbisë për Ballkanin e Hapur. ku Erdogani, Rama edhe Vuçiqi kanë një shef të përbashkët Putinin. Kishk, kuptoje more i mjerë se orientimi i shqiptarëve është në vijën politike Berlin-Bruksel-Washington.
Lavdi marrisë, rroftë Shqipëria Etnike, jashtë vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë.
Shqipëria është e shqiptarëve e jo e këlyshve të Miskovit kanë thënë dikur atdhetarët shqiptarë edhe pse kishku ynë Edi Rama e ka një vëlla biologjik në Rusi, si pasojë e martesës se babait të tij Kristaqit me një grua ruse. Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e perëndimit, e ky kishku mundet mi zgjedh tre vende për varr: Beogradin, Stambollin apo Moskën.
Shqipëria e shqiptarëve-Vdekje tradhtarëve!