AKP-ja duhet ta urdhërojë edhe RTK-në të lirojë objektet e uzurpuara të RTVP-së

Opinione

AKP-ja duhet ta urdhërojë edhe RTK-në të lirojë objektet e uzurpuara të RTVP-së

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Mirë shumë paska bërë Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) e cila  paska urdhëruar Radio Televizionin 21(RTV) të lirojë hapësirat e Pallati të Mediave,ku tash e 20 vjet është duke ushtruar veprimtarinë e informimit.Ju lumtë.Por,do ishte shumë e  shumë mirë dhe hap i qëlluar që të njëjtën urdhër t’ia bënte edhe Radio Televizionit të Kosovës(RTK).Dhe atë pa ndonjë vonesë për faktin se ky medium publik ka uzurpuar dhe po i shfrytëzon të gjitha hapësirat dhe objektet e ish-Radio Televizionit Prishtina(RTVP) që nga përfundimi i luftës,saktësisht nga gushti i vitit 1999.Po ashtu po i shfrytëzon të gjitha asetet e gatshme,arkivat dhe objektet përcjellëse siç janë antenat transmetuese gjithandej Kosove,etj,pa therrë në këmbë,duke mos paguar asnjë centë si qiraxhi,ne objektin e ish-Radio Prishtinës si dhe në atë të Televizionit Prishtina. Kësaj i thonë Zot shtëpie,në shtëpi të huaj!Apo çka ta ban i yti,s’ta ban askush!

Nga ana tjetër,1300 ish-punëtorët e RTVP-së që nga largimi dhe pushtimi me dhunë nga ana e forcave pushtuese serbo-slave më 5 korrik të vitit 1990,kanë mbetur pa punë,pa bukë dhe në mëshirën e Zotit.Me një fjalë kanë mbetur me gishta në gojë dhe jetimë.Asnjë prej shtatë qeverive të deritashme të Kosovës,ku pos premtimeve boshe nuk kanë ofruar kurrfarë zgjidhje dhe ndihme për ish-punëtorët.Nuk kanë bërë punë as ankesat,kërkesat dhe grevat e tyre nën tenda muaj me radhë.Për më keq këtyre jo të gjithë punëtorëve,sipas AKP-së nuk u takon as 20%-shi i famshëm.Konkretisht,nga 1300 punëtorë të cilët kanë aplikuar në AKP,kjo ka miratuar listën e përfituesve të 20%-shit,vetëm për 270 sish,kurse të tjerëve sipas tyre nuk u lejon ligji i UNMIK-ut njē gjë të tillë,ku veç tjerash theksohet ndër të tjera se:”punëtorët të cilët kanë dalë në pension para privatizimit,likuidimit dhe shitjes së objektevebtë RTVP-së nuk u takon 20%-shi i mjeteve”.Absurd i kohës.Pra,në Kosovë ka ende institucione,përfshirë edhe AKP-në ende punojnë dhe zbatojnë ligjet e UNMIK-ut,me gjithë faktin se që nga  17 shkurti i vitit 2017 Kosova është shtet i pavarur.Turp e përtej turpit.

 Ndaj,AKP-ja duhet të veproj me të njëjtin kuti edhe ndaj RTK-së,ashtu siç ke vepruar ditë më parë me RTV21.Sa më herët aq më mirë,që nesër të mos bëhet vonë.

Nga ana tjetër,Sindikatë e RTVP-së,nëse ekziston zgjohu nga gjumi dimëror dhe vepro,o tani o kurrën e kurrës për 1300 punëtorët e ish-RTVP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat