Kapja e vjedhsëve dhe keqpërdoruesëve mundëson rritjen e të ardhurave personale deri në 500 euro

Opinione

Kapja e vjedhsëve dhe keqpërdoruesëve mundëson rritjen e të ardhurave personale deri në 500 euro

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 08:32
Muhamet Kelmendi

Çështja e të ardhurave që realizohen tash në kuadër të Kuvendit të Kosovës, sidomos për deputetët, për Kryesi dhe në kuadër të qeverisë, e sidomos në prokurori dhe në gjykata, i tejkalojnë mundësitë financiare të buxhetit të Kosovës.

Ato janë të ardhura në shpërputhje të përgjithshme me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

Dallimet shkojne 1 me 12-15 herë.

Një pagë, pa shtesa e një anëtari të Kryesisë ose Kryetarit të Kuvendit, sikurse edhe e gjykatësit ose prokurorit, pa marrë pagat nëpër firma publike e shtetërore, si në postë, në trust, në RTK, në Ibër Lepenc në hekurudha etj, është 1 me 20 herë mbi pagen mininale dhe 1 me 30 herë mbi pensionin e pleqërisë.

Dhe, nëse këtyre u shtojm meditjet që merren diferenca rritet shumë.

Te deputetët për seanca e komisione, nëpër udhëtime të kota dhe shpenzimet tjera. Te meditjet dhe në shpenzimet e gjyqëtarëve, të prokurorëve dhe të stafit udhëheqës nëpër firma publiko-shtetërore, dallimi shkon deri në 30 a 40 herë.

Kudo ka dallime. Natyrisht se kjo vjen se jemi në shoqëri të kapitalit, në kapitalizëm, ku dallimet janë të thella.

Mirëpo, dalllime të thella si në Kosovë nuk ka.

Nuk lejohet që udhëheqesi i bordit të ketë poste në trust, a ndokund tjetër, të ketë të ardhura 5 mijë a 6 mijë euro ne muaj. Kjo është plaçkitje. Nuk ka fare arsyetim që prokurorët dhe gjyqëtarët të marrin nga 2 deri ne 3 mijë euro. Nuk mund të arsyetohen të ardhurat e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, të deputetëve me të ardhura, duke marrë shtesat deri në 3 a 4 mijë euro.

Po ku mbetën të ardhurat e pushtetit qendror dhe lokal. Pse nuk nxirret një ligj për të rregulluar tërësisht sistemin e pagesave në sektorin publik!

Në Kosovë bëhet luftë për të ardhura minimale personale. Ende është 130 euro minimumi i të ardhurave personale. Mendohet të bëhen 250 euro. Rritje qesharake dhe aspak ekonomike dhe sociale.

Kosovës i duhen të ardhurat personale minimale neto në minum 400 euro.

kjo nuk mjafton.

Megjithatë, nëse punohet me nikoqirellëk dhe u ndalohen deputetëve, qeveritarëve, firmave publike e shtetërore, gjyqëtarëve e prokurorëve, administrates etj., keqpërdorimet dhe vjedhjet, të ardhurat minimale mund të bëhen 500 euro.

Mjete ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat