Letër publike për Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeff Hovenier

Opinione

Letër publike për Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeff Hovenier

Nga: Rexhep Torte Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:36
Rexhep Torte

Të nderuar, Ron Johnson-senator republikan në SHBA, Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe Jeffrey Hovenier- ambasador i SHBA në Kosovë, pasi ta lexoni këtë letër publike, vëni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia t’i kishte kryer këto krime ndaj familjes tuaj, ndaj farefisit tuaj, ndaj kombit tuaj dhe ndaj shtetit tuaj.

Kosova, viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale të kryer në vitet 1998/99, kërkon vetëm të drejtën dhe të vërtetën e saj, e asgjë më shumë.

Mosha ime 76 vjeçare, përvoja ime më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, përndjekja dhe burgosja ime në sistemin monist të ish jugosllavisë, ku fjalën kryeësore e kishte Serbia, ndjekja në vazhdimësi nga ana ime e luftërave dhe situatave gjeostrategjike në botë, leximi i tre vëllimeve të “Historisë së Diplomacisë”, më nxitën që t’iu drejtoherm me këtë letër publike, që të mos bëheni pre e karremit mashtrues të Serbisë kriminale, karshi të drejtës dhe të vëretetës së Kosovës viktimë.

Të nderuar Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeffrey Hovenier, i lexova me vemendje prononcimet tuaja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, të botuara më dat 16 shkurt 2022 në WEB faqen e “Bota Sot”- medium mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe në Kosovë.

Prononcimet tuaja janë të deklaruara në mbledhjen e Nënkomitetit për Punë të Jashtme të SHBA-ve në Senatin e SHBA-ve.

Ju zoti Ron Johnson, në këtë mbledhje keni deklaruar se, “Kosova llogarit shumë në mbështetjen e SHBA-ve në bisedime, dhe nuk e ndjen se duhet të japë diçka”, se “Zakonisht u kërkohet SHBA-ve të jenë në anën e njërës palë në disfavor të palës tjetër”, si edhe se , “Për të arritur marrëveshjen duhet të bëhet presion tek palët, veçmas ndaj Kosovës , e cila llogarit shumë te SHBA-të”.

Ju zoti Gabriel Escobar, në këtë mbledhje keni deklaruar se, “Uashingtoni ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, se “për të arritur deri të njohja reciproke me Serbinë , Prishtina duhet të bëjë kompromise", dhe se edhe zoti Jeffery Hovenier e ka bërë këtë shumë të qartë në takimet e tij me Qeverinë Kurti, e do të vazhdojë ta bëjë këtë, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë”.

Serbia kriminale nëpërmjet kriminlelit Aleksandër Vuçiq me mashtrimet e tij demagogjike para disa vitesh lansoi tezën e tij hegjemoniste ndaj Kosovës duke thënë se, “Kosova nuk mundet të merr gjithçka e Serbia asgjë, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi”.

Të nderuar, Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeffery Hovenier, me sa duket edhe ju jeni kapur nga ky karrem i Serbisë kriminale.

Çfarë kompromisi po kërkon Serbia kriminale e cila në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99 në Kosovë vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, në mesin e tyre duke vrarë nëna shtazëna dhe fëijët e tyre para syve të prindërve të tyre.

Serbia kriminale dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare autoktone e të pafajshme. Rrembeu 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm , fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Çfarë kompromisi po kërkon Serbia kriminale kur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi dhe i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe ministër i Millosheviqit, asokohe publikisht deklaronte që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Krimineli Aleksandër Vuçiq e di dhe nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë.

Të nderuar, Ron Johnson, Gabrile Escobar dhe Jeffery Hovenier, po ua rikujtoj edhe njëherë se serbët nuk janë komb, serbët janë fis hordhi të ardhur nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të. Serbët nuk kanë identitet. Identiteti i tyre janë egërsia, luftërat, vrasjet dhe masakrat, e më së shumti ndaj shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar gjerë përtej Nishi.

Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image
Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image
Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysëm milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatëra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Të nderuar Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeffery Hovenier, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur të njëtën egërsi, po ua prezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores shqiptare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

I nderuari Prof. Edëard P. Joseph, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Kosovë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara.

Esat Shala me shokët e tij gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kanë inçiziuar 2 mijë kaseta dhe CD të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë. Serbia i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që Esat Shala t’ia dorëzojë këto kaseta e CD, dhe se për këtë arsye Serbia e kërcënon dhe jetën e këtij kosovari.

Të nderuar Ron Johnson, Gabriel Escobar dhe Jeffery Hovenier, tani pasi e lexuat këtë shkrim tim, vendoseni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia t’i kishte kryer këto krime ndaj familjes tuaj, ndaj farefisit tuaj, ndaj kombit, apo ndaj shtetit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat