Më vjen shumë “keq”, por harroni se e meriton Fadil Hoxha, për t'i ngritur përmendore

Opinione

Më vjen shumë “keq”, por harroni se e meriton Fadil Hoxha, për t'i ngritur përmendore

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:47
Autori

Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha, janë përgjegjës për gjenocidin e politikës serbo-sllave anti shqiptare në luftën e dytë botërore.

Ky ishin këta dy " patriot" komunist shqiptarë kur në Tivar në Mal të zi u ekzekutuan nga forcat partizano çetnike fashiste 5000 mijë shqiptarë në mënyrën më monstruoze

Në një rast një autor shqiptarë i një publikimi për këtë tragjedi thoshte deti me gjakun e shqiptarëve të vrarë ishte mbuluar, aq kishte shumë gjak sa që po të ishte në vendin e ngjarjes edhe Homerit do t'i vinte të pamurit nga trishtimi.

Ky karvan i shqiptarëve të Kosovës për kasaphanën partizano- çetnike - fashiste serbo sllave kishte kaluar nëpër territorin shqiptarë për në Tivar, atje ku e gjeten vdekjen dhe kurrë më nuk iu kthyen as Kosovës dhe as familjeve të tyre. Ku ishin Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha , vëllezërit e Titos,të Milladinit, Mugoshes dhe Alexander Rankoviqit?!

Madje me rastin e zbatimit të të ashtuquajturës administratës ushtarakë në Kosovë, sipas shënimeve të dëshmitarëve okularë në këtë periudhë janë likuiduar mbi 50.000 shqiptarë në Kosovë, kinse armiq të serbo-Jugosllavisë, ku ishin Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha , kur masakroheshin shqiptarët në këtë periudhë nga bandat çetnike -partizane?!!

Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës, jo vetëm që nuk duhet ngritur përmendore, por edhe sikur t'i kishin të ngritura duhej bërë rrash me tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat