Haga i rezervon dhomën Putinit!

Opinione

Haga i rezervon dhomën Putinit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 shkurt 2022 Në ora: 19:20
Vladimir Putin

Mendohej se Putini më në fund do të tërhiqej nga planet e luftës, prandaj në Hagë askush nuk e qante kokën për rezervimin e ndonjë dhome të posaçme për te.

Gjërat shpejt ndryshuan, Putini në njërën anë deklaronte se e ka filluar tërheqjen e trupave ushtarake, kurse kur të gjithë u liruan nga ankthi i luftës, ai e filloi invazionin mbi Ukrainën.

E tërë bota demokratike u ngrit në këmbë dhe e gjykuan despotin, tiranin, diktatorin, vrasësin, siç po e emërojnë tash Putinin.

Paketat e sanksioneve me shpejtësi u miratuan dhe hynë në fuqi. E vetmja që ende pritet të aprovohet është pakoja SWIFT, apo Bomba Atomike Financiare, siç quhet ndryshe.

 Kjo pako e përjashton Rusinë nga sistemi total financiar ndërkombëtar. Deri më tash të gjitha shtetet e EU janë pajtuar për këtë pako, përpos Gjermanisë, por kancelari Scholz është nën presion të lartë, prandaj as ai një presioni të tillë nuk do të mund t´i përballoi gjatë.

Protestat kanë filluar në mbarë Evropën duke u solidarizuar me Ukrainën dhe duke e quajtur Putinin vrasës.

Derisa të gjitha këto gjëra po ndodhin në shpejtësi të madhe, në Hagë kanë filluar që Putinit t´ia përgadisin dhomën e pritjes.

Në fillim u mendua se cilën dhomë do t´ia rezervonin në mënyrë që të ia bënin gati, po derisa ishin duke ia ngjyrosur dhomën dikush e shfaqi mendimin që ta vendosnin po në të njejtën dhomë, të cilën e kishte pasur krimineli Milosevic.

Pa diskutuar fare të gjithë vetëm me shikim mes vete e aprovuan mendimin.  E dërprenë ngjyrosjen e dhomës së planifikuar dhe shkuan ta vërtetonin se në çfarë gjendje, ndodhet dhoma e ish kriminelit Miloseviq.

Gjthëçka qenka në rregull thanë. Mjafton që vetëm edhe njëherë sipërfaqësisht të pastrohet nga pluhuri dhe do ta definojmë si të rezervuar për Putinin. Afër dhomës së rezervuar për Putinin, ishin edhe dy dhoma tjera të lira.

Njërën thanë se gjithësesi ta mbajmë të lirë, në rast se akuzohet edhe Lavrov ta vendosim afër Putinit.

 Që të dy kanë raporte të shkëlqyera mes vete, pajtohen për çdo gjë, me decenie qëndrojnë së bashku në pushtet, kuptohen mirë dhe kanë kohë t´i analizojnë dhe kujtojnë ngjarjet së bashku.

 Edhe dhomën tjetër ta mbajmë të lirë, të rezervuar për presidentin e Serbisë Vuçiq, në rast se përpiqet ta destabilizoi Ballkanin.

Ai gjithmonë ka qenë një kandidat potencial i pritjes, prandaj nuk përjashtohet mundësia që edhe ai do ta vizitoi Hagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat