Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është blof apo i vërtetë?

Opinione

Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është blof apo i vërtetë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 shkurt 2022 Në ora: 20:20
Vladimir Putin

Duket se plani s`po i shkon ashtu siç e kishte planifikuar presidenti Putin. Sanksionet e vendosura nga e gjithë bota, rezistenca e fortë e ukrainasve e kanë vënë në një situatë të vështirë Putinin, që po kërkon bisedime për të dalë nga situata. Dëmtimi i madh që po i ndodh Rusisë nga lufta në Ukrainë ku çdo ditë lufte e kushton 17.8 miliardë euro humbje, kanë vënë në siklet presidentin Putin.

Ky i fundit po kërcënon botën me armë bërthamore. Në një takim me vartësitë e tij, këtë të diel, konkretisht me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov.

Putini shfaqi zemërimin e tij, të cilën e shfaqi me tone të ashpra duke theksuar se: “Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RF të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, theksoi kreu i Kremlinit.

Dua të besoj se ky është vetëm provokim nga Putini, jo diçka që mund të ndodh në të vërtetë, në të kundërtën do të jetë katastrofë për botën. Se lufta botërore mund të ndodh e theksoi edhe presidenti Biden. Në një intervistë me Brian Tyler Cohen, Biden ka deklaruar se beson se sanksionet janë e vetmja rrugë për ta penalizuar Rusinë pa e rrezikuar një luftë në shkallë globale, duke përmendur se ” Ike dy opsione. Të fillosh luftën e tretë botërore, të shkosh në luftë fizike me Rusinë. Ose të sigurohesh se një vend që vepron aq rëndë kundër ligjit ndërkombëtar paguan për atë që ka bërë” .

Edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se retorika bërthamore e presidentit rus, Vladimir Putin është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Megjithatë bota të përgatitet për një sulm të tillë, ndonëse nga Putini mund të pritet çdo gjë. Që nga lufta e dytë botërore, bota s`ka qenë asnjëherë më e pasigurt se tani. Gjithsesi, SHBA duhet të zgjerojë hapësirën mbrojtëse të armëve bërthamore, për të mbrojtur botën nga një diktator si Putini.

Një gjë është e sigurt, lufta që është nisur në Ukrainë do të jetë edhe fundi i Putinit, pavarësisht se kur mbaron lufta apo si shkon, një gjë është e sigurt: ky është fillimi i fundit i Putinit. Nuk mjafton vetëm kaq, parandalimi i përdorimit të armëve bërthamore është prioritet, sa më shumë jetë njerëzisht shpëtojnë aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat