Ndikimi në ekonominë globale i konfliktit Rusi-Ukrainë

Opinione

Ndikimi në ekonominë globale i konfliktit Rusi-Ukrainë

Nga: Msc Egzon Kastrati  Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:40
Msc Egzon Kastrati 

Konfliki ndërmjet Rusisë dhe Ukraines do të këtë ndikim të madh në aspektin gjeostrategjik dhe gjeoekonomik në Evropë dhe më gjërë për shkak të rëndësisë tregtare qe kanë ketot vende për disa produkte strategjike. Varësia e madhe e Evropës nga gazi rus dhe ndikimi i madh qe ka Rusis në tregtinë e grurit do të afektoj në masë të madhe tregjet globale duke ndikuar drejtperdrejt në rritjen e çmimeve për këto të mira.

Vendosja e sankaioneve të vendeve të zhvilluara me karakter ekonomik - financiar ndaj Rusisë ka devalvuar në masë të madhe rublen ruse dhe ka atakuar sistemin ekonomik financiar brenda dhe jashtë vendit. Luhatjet e mëdha të çmimeve në tregjet financiare ndërkombëtare janë pasoja direkte të këtij konflikti marrë parasysh rritjen e çmimit të naftës, gazit, materialin ndërtimor, drithërave. Kosova si vend i varur nga importi në mënyrë direkt nuk ka raporte të theksuara tregtare me këto vende, por mund të afektohet tërthorazi nëse preken vende që ka tregti me to.

Ekonomia e Kosovës si pasojë e kësaj situate të veshtirë ekonomike globale normalisht qe do të atakohet në këto fusha  do të këtë rritje të madhe të çmimeve të drithërave, rritje të çmimit të naftës, rritje të çmimit të energjisë dhe materialit ndërtimor marrë parasysh se Ukraina është njëra prej prodhuesve kryesor të çelikut.

Në një pikë tjetër ku mund të atakohet është edhe rënja e remitencave varësisht nga implikimet financiare qe do ti këtë kjo situatë në vendet ku jetojnë dhe punojnë bashkatdhetarët. Qeveria duhet të jetë proaktive në racionalizmin e kësaj krize sidomos të drithërave dhe miellit. Msc Egzon Kastrati 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat