Procesi edukativ i fëmijëve në Kosovë

Opinione

Procesi edukativ i fëmijëve në Kosovë

Nga: Kreshnik Hoxha Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:31
Kreshnik Hoxha

Më qëllim nuk e shtova atë arsimor, sepse  shumëfish më shumë tani na nevojitet procesi edukativ.

Fatkeqësisht, në këtë aspekt nuk qëndrojmë assesi mirë, kur ne i shohim fëmijët që në mosha të vogla përdorin rrjetet sociale duke përdorur gjuhë banale-virtuale, fyerje të ndryshme, ofendime.Mund të shohim se fëmijët e vegjël nuk janë nën kontroll të prindërve të tyre, që është një pakujdesi e madhe nga këta të fundit, ku është mirë që sa më shumë që është e mundur të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale.

Procesi edukativ është shumë i rëndësishëm sepse nga aty fillon sjellja, kultura, vlera dhe çdo gjë që ka të bëjë me një fëmijë.

Shtetet e zhvilluara i japin shumë rëndësi këtij aspekti, si:  Gjermania, Suedia, Japonia, Kanadaja... Djep i civilizimit është Edukimi.

Në ketë proces, rol shumë të rëndësishëm luajnë pedagogët dhe prindërit që duhet t'i kenë fëmijët e tyre nën kontrollë.

Gjithashtu fëmijët duhet të kenë së paku nga një 1 orë në ditë për kulturën, edukatën ,sjelljen, traditat, zakonet, respektin, bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat