Sqarim për ata që pyesin: Çka u bë me LDK-ne në Obiliq?

Opinione

Sqarim për ata që pyesin: Çka u bë me LDK-ne në Obiliq?

Nga: Nexhat Haziri Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:57
Nexhat Haziri

Përmes këtij sqarimi dua t'iu përgjigjem pyetjes së vetme nga shumë miq, qytetarë dhe anëtarë të LDK-së në Obiliq për zhvillimet e fundit në këtë degë.

"Çka u bë me LDK-ne në Obiliq"

Të nderuar, unë nuk kam qenë pjesëmarrës në asnjërin nga dy kuvendet zgjedhore paralele të degës së LDK-së në Obiliq, të mbajtura dje.

Nuk kam dashur as të regjistrohem si anëtar i thjesht në procesin e regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në Obiliq, për arsyen se i tërë procesi u la në duart e një ish-informatori të SHIK-ut që kulmoi në një maskaradë

Përkundër që kam qenë insistues dhe kërkues i reformave në degën e LDK-së në Obiliq pas rezultateve të dobëta në proceset zgjedhore, ky proces devalvoi për arsyet dhe interesat që i dinë vetëm ata që e projektuan si të tillë.

Reformat janë krejt diçka tjetër, dhe improvizimi nuk i zëvendëson dot, përveç që është vazhdimësi e një agonie të pakuptueshme dhe të padobishme

Reforma nënkupton avancim të organizimit dhe funksionimit, mendimit dhe veprimit politik, funksionim demokratik dhe gjithë përfshirje, ku shumica respektohet nga pakica dhe kjo e fundit mbrohet nga shumica.

Dhe kjo nuk ndodhi, edhe pse ishte një rast i mirë, sidomos edhe me bashkimin apo aderimin legjitim të ish IQ-së si fituese e zgjedhjeve lokale , që për mendimin tim veç se ishte një vlerë e shtuar për një proces zgjedhor të drejtë, demokratik, garues ,gjithëpërfshirës, pajtues dhe përbashkues

Por, ky rast tashmë është i humbur

Dhe nëse ky është modeli i reformave në LDK, Lumir Abdixhiku interesagjinjtë e tij ia kanë huqë keq !

Kaq ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat