Letër publike për ju deputetë të Parlamentit të Republikës dhe ty Albin, për tërheqjen e 30% -it nga trusti pensional

Opinione

Letër publike për ju deputetë të Parlamentit të Republikës dhe ty Albin, për tërheqjen e 30% -it nga trusti pensional

Nga: Petrit Dibrani Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:57
Petrit Dibrani

Jeni turpi, regresi, paturpësia, idiotizmi, gënjeshtra, shkatërrimi, sëmundja e qytetarëve dhe shkatërrimi i vendit, pas çlirimit!

Asnjëherë të vetme, kurrë, për qytetarë, s‘keni menduar e lëre më punuar.

Çfarëdo që shkruaj, për ju s’është e rëndësishme!

Fatkeqësisht, kështu jeni edukuar dhe unë s‘mundem t‘ju ndryshoj, mirëpo realitetin do e them dhe drejtësinë, çdoher do e favorizoj.

Ti Bekim Haxhiu, ku ishe për 21 vjet me bashkëpartiakët e tu në pushtet, pse asnjëher të vetme qytetarët nuk i ndihmuat?

Qytetarët kanë qenë dhe janë të varfër.

Kujt po don me i‘a shitur, këto përrallla tani se kinse qytetarët qenkan varfëruar, nga pandemia Globale, gjendja energjetike dhe ekonomike.

Shihe injorantin, tani në gjendjen alarmante të sigurisë në të cilën, gjendet vendi i reagon kryeministrit Kurti për 30%-in e trustit!

Po ku ishe ti deri tani, çfarë ke bërë ti për 21 vjet në pushtet, na trego.

Shumë mirë që, s‘jam unë kryeministër se i‘u kisha tregu, të gjithëve ju pa dallim partiak, qysh kishit kritiku, para se të tregoni prejardhjen e pasurisë së krijuar, brenda “natës”!

Tregoni njëherë prejardhjen e pasurisë, pastaj flsini!

Duhet, Vetting për të gjithë ju që brenda “natës”, jeni pasuru.

Jeni më shumë se të gërditshëm…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat