Treni në ikje.....

Opinione

Treni në ikje.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:17
Petrit Dibrani

Me injorant, hipokrizi në Kuvendin e Republiken së Kosovës të zgjedhurit e qytetarëve, shajn, fyejn, njëri tjetrin dhe denigrojn tash e 22 vite, një organ të pushtetit ligjvënës dhe njëkohësisht shtetin.

Ofendimet, ç’doherë kanë ardhur nga Organi më i lartë i pushtetit shtetëror, duke polarizuar, varfëruar dhe denigruar, secilin qytetar të Republikës!

Shembulli i deputetëve paedukatë, pasqyra e shëmtuar e një shoqërie të paarsimuar të varfër të çorientuar dhe pa asnjë grimë, dinjiteti.

Tash e 22 vjet të lidhurit me kollare të pasur në gjepa të varfër në tru, madje disa edhe me diploma të arsimimit të lartë dhe të dyshimta, ngërdheshen në fytyrë, madje shpeshherë deputet femra me veshje provokuese gjë që nuk përket, aspak me etikën e një ligjvënësi/e!

Zhurma!

Qëllimi i vetëm, pushteti dhe asnjëher SHTETI.

Pozitë dhe opozitë, duke nxitur militant e diletant dhe polarizuar shoqërinë në përgjithësi, krijojnë mjegull dhe inate brenda qytetarëve dhe e keqja më e madhe e publikuar edhe nga; kinse, „profesor universitetesh, analist të vetshpallur dhe opinionist mujshar me nga një shkrim, pa asnjë shpjegim me nxitje për polarizim dhe trokëllime pakuptim“.

Asgjë e re dhe e arritur, tashmë e njohur dhe e ditur se takimet me zyrtarët amerikan, duhet të vazhdojnë rregullisht, pavarësisht ndërrimit të pushteteve, takimi në Amerikë i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, i‘a vlen natyrshëm të përshëndetet dhe s‘ka aspak nevojë të ngritet në ndonjë piedestali gjoja se ka ndodhë, ndonjë takim etiko-filosofik përmes vargjeve gnomike të shkruara!

Vazhdoni se rrugën për takime në Amerikë, dikush tjetër e ka ndërtu dhe ju tani e keni shumë më të lehtë, me takime për t‘vazhdu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat