Letër publike për SHBA-të dhe BE-në

Opinione

Letër publike për SHBA-të dhe BE-në

Nga: Rexhep Torte Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:39
Rexhep Torte

-Kompromis duhet të ketë vetëm në rastin kur të dyja palët janë fajtore, dhe asesi kur Serbia kriminale është agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë.

-Vendosja e Serbisë agresore gjenocidale në një rafsh me Kosovën viktimë nuk është as e drejtë, as morale, as demokratike, as etike dhe as njerëzore.

Të nderuara SHBA dhe BE, shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë dhe ta okupojnë Serbinë, por Serbia kriminale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë për të kryer spastrim etnik të shqiptarëve.

Çuditërisht në dialogun Kosovë-Serbi që vazhdon tashmë 11 vite, nuk dëgjuam asnjëherë që të paktë t’i thuhet Serbisë kriminale se ka kryer agresion gjenocidal në Kosovë për ta okupuar Kosovën.

Në dialogun Kosovë-Serbi, nuk dëgjuam asnjëherë që të fajësohet Serbia kriminale, por gjithmonë ose janë fajësuar të dyja palët, ose është fajësuar padrejtësisht vetëm Kosova, që e mbron të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Fjala kompromis doli nga goja e kriminelit Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi thotë se, “Në dialogun Kosovë-Serbi, “Kosova nuk mund të merr gjithçka e Serbia asgjë”.

Kjo deklaratë tregon se Serbia kriminale synon të gllabërojë një pjesë të tërritorit të Kosovës, e vetëdijshme se Kosova është përplot më pasuri nëntokësore e mbitokësore.

Të nderuara SHBA dhe BE, në këtë jetë një gjë është e sigurtë, se e mira nuk ka fund, ndërsa të keqes doemos i vjen fundi,e kjo do t’i ndodhën gjithsesi edhe Serbisë kriminale.

Ju jeni fuqi vendosëse botërore, ndërsa unë jam vetëm një gazetar i moshës 77 vjeçare dhe me një përvojë më shumë se një gjysëm shekulli në gazetari.

Si gazetar gjithmonë postullat të profesionit e kam patur hulumtimin, luftimin e padrejtësisë dhe shkrimet objektive e të argumentuara.

Si gazetar, në ish Juosllavinë moniste të Titos , i kam përjetuar në lekurën time përndjekjen, papunësinë, burgosjen, dhe vetëm falë Zotit i kam sfiduar të gjitha dhe kam arritur në këtë moshë, ku ende po e jap kontributin tim si gazetar, jo për përfitime financiare, por për të shprehur mendimin dhe revoltën time kundër padrejtësive.

Wshtw ora 2 pas mesnate kur u shkëputa nga kompjuteri dhe vendosa t’i nënshtrohem gjumit, por ja nuk kalloi as gjysëm ore në pritje të më kaplojë gjumi, kur më erdhi idea, T’u drejtohem Juve me këto rreshta, ne shenjë respekti, konsiderate dhe shprese.

Une me kombësi jam shqiptar, por i respektoj dhe i dua tërë njerëzit e botës pa përjashtim, të bardhë, të zi e të verdhë, dhe në trurin tim nuk ka vend vetëm për njerëzit pa moral, pa karakter, keqbërës e të ligë.

Si nxënës, student dhe si gazetar, në vazhdimësi e kam ndjekur historinë dhe fatin e kobshëm të kombit shqiptar, edhe pse shqiptarët në gjenin e tyre janë komb fisnik dhe paqedashës.

Gjer më sot nuk kam hasur në asnjë dëshmi, fakt, apo argument që kombi shqiptar të ketë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Agresionin gjënocidal që Serbia kriminale e kreu në vitet 1998/99, e kam ndjekur me kujdes e dhemshuri, ashtu siç e keni ndjekur edhe ju, me siguri.

Po Jua rikujtoj se në këtë agresion gjenocidal Serbia kriminale vrau, masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia kriminale mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë i transportoi në Serbi ku i varrosi në varrëza masive, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Serbia kriminale dhunoi 20 mijë femra të pafajshme autoktone shqiptare në mënyrën më çnjerëzore që mund të ekszistojë.

Grabiti me forcë nga shtëpitë në Kosovë 1643 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia kriminale të gjitha këto krime monstruose të cilat i shikoi tërë bota, nuk po i pranon dhe me demadogji e gënjeshtare po mundohet me kryeneçësi dhe arrogance ta bindën opinionin botwror se krimet që i kreu Serbia në Kosovë janë trillime.

Serbia kriminale edhe për masakrën e Reçakut thotë se është trillim, që është njëra nga 400 masakrat që Serbia Kriminale i kreu në Kosovë, e të cilën e konstatoi në vend Wilijam Walker- ambassador asokohe i OSBE-së në Kosovë, pas së cilës Bil Clinton- Presidenti i SHBA-ve i urdhëroi bombardimet 78 ditore të NATO-s, pas të cilave Serbia kriminale u detyrua të tërhiqet dhe Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur.

Serbia kriminale edhe pas këtyre krimeve monstruoze gjer më sot nuk ka kërkuar të paktën as falje publike.

Të nderuara SHBA dhe BE, kur dihen të gjitha këto krime dhe ky gjenocid që Serbia kriminale i kreu në Kosovë, si është e mundur që edhe në dialogun Kosovë-Serbi që mbahet në Bruksel tashmë 11 vite, po pëkëdhelet e favorizohet Serbia kriminale.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë janë mbeturinë e hordhive të egra serbe që në Ballkan erdhën nga Karpatet në shekullin e 6-të, dhe që atëherë nuk kanë pushuar duke vrarë, masakruar e dëbuar popujt vendas, e me së shumtoi shqiptarët të cilët kanë jetuar gjer pëtej Nishi.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë në Kosovë nuk kanë asgjë të vetën. Në Kosovë çdo gjë ëstë shqiptare dhe shqiptarët jane kombi më autokton dhe më paqedashës në Ballkan.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilirë, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Të nderuara SHBA dhe BE, shqiptarët nuk mund ta konceptojnë dhe kuptojmë se me ç’farë të drejte Serbia kriminale në dialogun Kosovë-Serbi kërkon kompromis, pas tërë atij gjenocidi të kryer.

Si është e mundur që Serbia kriminale lidhur me Marrëveshjen për targat e automjeteve dhe të dokumenteve të udhëtimit, të kërkojë që shtetasit e Kosovës që kalojnë në Serbi ta zbatojë me pëpikmëri marrëveshjen , ndërsa për reciprocitetin që Kosova planifikon ta zbatojë nga 1 shatori 2022, kërkon arritjen e një kompromisi për serbët që vijnë në Kosovë.

Sipas logjikës së shëndoshë ndaj Kosovës duhet vepruar me korrektësi dhe drejtësi, sepse në njërën ane e kemi Serbinë agresore gjenocidale, dhe në anën tjetër Kosovën viktimë.

Të nderuara SHBA dhe BE, rrenat, mashtrimet dhe justifikimet e kriminelit Aleksandër Vuçiq, e bashkëpunëtorit të ngusht të kriminelit Sllobodan Millosheviq, se gjoja Serbia kriminale po e mbron pakicën serbe në Kosovë nga shqiptarët, nuk janë aspak të vërteta.

Ju këto gënjeshtra të Serbisë kriminale keni mundësi t’i verifikoni dhe t’i demaskoni në çdo moment, nëpërmjet ambasadave T’uaja dhe nëpërmjet përfaqësive tjera ndërkombëtare që janë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij me aksionet legjitime policore në Veri të Kosovës, kanë për qëllim vendosjen e rendit dhe të sigurisë edhe në Veri të Kosovës dhe shtrirjen dhe zbatimin e ligjit edhe në Veri të Kosovës.

Serbia kriminale dhe Rusia kriminale nëpërmjet strukturave paralele, grupeve kriminale të nivelit të lartë, grupeve të kontrabandës dhe agjentëve rusë, në Veri të Kosovës e kanë krijuar parajsën e krimit të organizuar, kundër shtetit të Kosovës dhe përpjekjeve që i bën shteti i Kosovës për forcimin e demokracisë dhe të mirëqenies për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Aksionet që po i ndërmerr Albin Kurti dhe Qeveria e tij nëpërmjet policies në Veri të Kosovës kundër krimit dhe kontrabandës, do t’i ndërmerrte çdo shtet ligjor dhe demokratik në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat