Kur t’i pi sorra mendtë, truri nuk funksionon dhe gjykimet gjithmonë janë të gabuara

Opinione

Kur t’i pi sorra mendtë, truri nuk funksionon dhe gjykimet gjithmonë janë të gabuara

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:48
Autori Adem Bytyçi

Ai që thotë se deputët e kuvendit të republikës janë të pavarur në deklarimin e votës tyre, nuk e thotë të vërtetën.

Pranimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë është akt tradhtie i atyre që ia kanë shkaktur një të keqe Kosovës.

Ata nga kjo e keqe do të vuajnë përjetësisht si shtet në pamundësinë e shtrirjes se sovranitetit mbrenda gjithë teritorit të vet.

Për më keq edhe deputët e parlamentit të Kosovës unanimisht e aprovuan në kuvend Marrëveshjen për ligjitimimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, si një zgjidhje e cila nuk i shte paraparë as me planin e Marty Ahtisarit, për pavarësinë e Kosovës .

Aprovimi i një Marrëveshjeje të tillë në dëm të Kosovës nga të gjithë përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Republikës tregon se, përfaqësuesit e popullit përkatësisht deputetët nuk votojnë sipas bindjeve të tyre të lirë, por votën e tyre e orientojnë andej kah vota e kryetarëve të partive të tyre politike.

Por, varësisht se një votë e tillë mumd të jetë në disfavor të Kosovës , kështu ka ndodhur përkitazi me aprovimin e Marrëveshjës për asociacionin, për vijën kufitare Kosovë -Mali Zi dhe me ca Marrëveshje tjera të cilat padyshim e kanë cenuar tërësinë tokësore të Kosovës dhe sovranitetin e saj.

Thotë një fjalë popullore çka ta bën vetia nuk ta bën askush - vetja t'i nxjerrtë sytë.

Kështu i ka ndodhur Kosovë nga ata që e kanë pranuar dhe nënshkruar Marrëveshjen në Bruksel me palën serbe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, përmes së cilit Serbia në mënyrë konstante do mundohet për ta shtri influencën e saj në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo edhe pse do ta këtë të pa mumdur sikur të ishin bashkë pozitë – opozitë, kur janë në pyetje interesat imidiate të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat