Kujtime për nxënësit dhe shkollën shqipe!

Opinione

Kujtime për nxënësit dhe shkollën shqipe!

Nga: Nijazi Halili Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:00
Nijazi Halili

Një shtatori një  ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë mësimdhënsit të cilët kobtribuan në forma të ndryshme në arsimin shqip.

Sa krenar e me fat  që isha pjesë dhe  kontribuues i arsimit shqip në  kohërat  më të vështira,  kur vendi kishte nevojë më së shumti për të kontribuar në ketë drejtim.

Ishin vitet e 90-ta,  periudhë e errët e arsimit shqip, të gjitha shkollat ishin mbyllura nga qeveria e Beogradit, çdo gjë ishte e rrënuar.

Mirpo, idealet  ishin të lartë dhe të bashkuar  kur ishte në pyetje shkolla shqipe.

U detyruam të fillojmë mësimin paralel në objekte jashtë shkollore, në shtëpi private, ku një kontribut të veçantë e luajtën prindërit të cilët  nuk kursyen asgjë vetëm që mësimi mos të ndërpritet.

Një veprim i prindërve por edhe i institucioneve tona, ishte një goditje e rëndë   për qeverinë e Serbisë, sepse në atë kohë ishte sinqerisht vështirë të rezistosh dhe të kundërshtosh vendimet që vijnë  nga pushtuesit serb.

Po e citoj një dhënje të studiuesit amerikan Bernard Fisher që thotë..."Kur shqiptarët vihen përballë rrezikut të çfarosjes apo kërcnimeve serioze atëherë aftësia e tyre për tu bashkuar dhe për të  rezistuar është e jashtëzakonshme".

Kurse sot po ndodhë e kundërta nuk po mendohet për interesin e nxënësit kur dihet se shtatori është një ditë  gëzimi një ditë e veçantë për fëmijtë të cilit fillojën ditën e parë në shkollë.

Fillimi i viti të ri shkollor është një ditë madhështore sepse çdo gjë ndryshon, krijohet një atmosferë ngjallërie prandaj a nuk është për të brengosur kur SBASHK në krye me z.Rrahman Jasharin, thërret në ketë ditë shtatori  mësimdhënsit në  grevë, çka mendoni si do të ndikoj kjo në mirëqenien e fëmijëve tanë?

I nderuar z.Jashari  mos mendoni vetëm për interesat tuaja, por mendoni edhe për fëmijtë tanë sepse janë ardhmëria e këtij vendi.

Çdo ditë e më tepër vendi po boshatiset dhe shkollat po mbesin pa nxënës. Një fjalë e urtë shkolla pa nxënës është sikur mulliri pa ujë.

Tregohuni pak tolerantë  dhe kujdesuni dhe respektoni fëmijtë dhe prindërit e tyre të cilët mezi sigurojnë kafshët e gojës për të ekzistuar me të vetmin synim shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre në ketë kohë pa kohë.

Kujtime për nxënësit dhe shkollën shqipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat