Albioni krenar dhe historia e njohur mbi Alfredin e Madh ....

Opinione

Albioni krenar dhe historia e njohur mbi Alfredin e Madh ....

Nga: Agron Shabani Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:07
Agron Shabani

Invazioni dhe okumpimi (pushtimi) i Irlandës nga ana e Norrmanëve (northmans ose nordmena) në vitin e largët 83O, kishte zgjuar pezëm të madh ose indinjatë të thellë në Angli ose Britani të Madhe. 

Ndërkaq, mbreti i njohur anglosakson, Alfredi i Madh, asokohe i kishte bërë mobilizimin dhe përgatitjet e fundit ushtarake ose luftarake për luftën ose betejen e madhe dhe përfundimtare kundër normanëve, e cila ishte kurorëzuar me triumfin ose fitorën e madhe të ushtrise angleze (nën komandimin e Alfredit të Madh) në beteen e famshme të Edingtonit në vitin 878. Duke shënuar kështu edhe fillimin e fundit të invazionit dhe dominimit të normanëve në Iralndë dhe Britani të Madhe.

Lufta ose invazioni i normanëve në Irlandë dhe Angli (Britani të Madhe)-kishte ardhur në të njejtën kohë të invazionit ose okupimit të Sicilisë ose Italisë Jugore nga ana e arabëve me 877 dhe 878. 

Ndërkaq, pas dëbimit ose përndjekjes së arabëve nga Gadishulli Apenin (Italia) dikund në vitin 144O : Normanët do e okupojnë Italinë Jugore.

Ndërkohë që luftërat ose invazionet e normanëve në shtetin ose mbretërinë e frankëve dhe të tjerëve me 85O (pas vdekjës së Karlit të Madh ose Karl der Große, me 814): Asokohe i kishin shkuar për shtati ngritjes, konsolidimit dhe fuqizimit të "Rusisë së Kijevit"("Kjevskaja Rasija")-nën Oleg Rjurkoviçin, i cili i kishte vendosur themelët e "shtetit fetar, kulturor dhe politik" të "Rusisë së Kijevit" me 85O.

Ndonëse, pas vdekjës së mbretit (perandorit) legjendar të Frankëve dhe Langobardëve, Karlit të Madh (Karl der Große) me 814: Dikur me vonë ishte shembur ose shpërndarë 

tërësisht edhe Mbretëria e Madhe e Frankëve në Francën Perèndimore dhe gjithandej, gjatë vitëve 986 dhe 987....Duke e sjellur në pushtet vasalin e njohur rusë, Hugo Kapetin (Kapetoviçin) i cili, një trohë me vonë i kishte rrënuar ose shkatërruar tërësishte lidhjet ose marëdhëniet (raportët) e njohura miqsore, kulturore, politike dhe diplomatike të Karlit të Madh me komandantin dhe liderit (kalifin) e madh arab, Harun el Rashidin dhe tërër botën arabe ose muslimane. Duke e përgatitur terrenin për fillimin e luftërave të përgjakshme mesjetare të kryqzatave-kundër arabëve (në Spanjë me 1O63) si, dhe në (Jerusalem ose Lindjen e Mesme, me 1O99)!

Frankët (gjermanët) dikur me herët (me 976) i kishin shkatërruar shtetët e avarëve dhe tatarëve që iu kishin ndihmuar rusëve dhe të tjerëve në luftëra të ndryshme pushtuese, imperiale, kolonialiste etj.

Gjatë asaj kohe në krye të Mbretërisë së Bashkuar të Frankëve dhe Langobardëve, ndodhej Karli i Madh (Karl der Große), i cili në vitin 8OO, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me nderimet me të larta fetare, kulturore, politike dhe ushtarake: Nga ana e Atit të Shënjtë (Leonit III)-ishte shpallur mbret dhe dalëzotës i Pontifikatit (Papatit) dhe krejt Europës kristiane ose katolike.

Dhe, mëqe fjala mbi Albionin krenar dhe historinë e njohur mbi popullin e civilizuar, intelegjent, krenar, trim, heroik, epik dhe kalorsiak të Anglisë ose Britanisë së Madhe: Do cekur në vazhdim se në ndjenjat dhe vetëdijen e përgjithshme shtetrore, nacionale, liridashëse dhe patriotike të popullit anglez ose britanik, pos kujtimëve të njohura krenare dhe historike mbi mbretin Artur( Artus) si dhe mbi legjendat ose historinë e njohur të anglo-saksonëve në Essex, Sussex dhe Wessex, respektivisht në Anglinë Lindore, Umbrinë Perëndimore (North Umbria), Mersi (Mercia), Sutton Hoo (Suffolk), "limesin" ose kufirin e njohur në mes romakëve dhe anglosaksonëve e keltëve në Albion dhe Kaledoni (Anglia dhe Skocia e sotme) e kështu me radhë: Një rol dhe ndikim të madh kanë lozur edhe skolastika ose filozofia e njohur e Asnhelmit dhe Thomas Becketit nga Canterbury etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe 'Magna Charta" të Anglisë (1215), 'Habeas Corpus", "Bill of Rights"," Act of Stettlement", "Toleration Act",  Aktin e njohur tè Bashkimit ose ´Unionit epokal dhe historik' në mes Anglisë dhe Skocisë në kuader të kurorës mbretërore të Britanisë së Madhe (17O2-1714) etj.

Se këndejmi, duke përfituar nga kriza ose marëdhëniet e acaruara në Anglisë dhe Pontifikatit (Selisë së Shënjtë) në Vatikan ose Europës katolike, pas "martesës së kontestuar" të Henrikut VIII të Anglisë me bukuroshën ekskluzive dhe ekzotike, An Bolyen dhe "divorcit historik" të Kishës anglikane nga Papati (Pontifikati): Mbreti Fili i Dytë i Spanjës, në vitin e largë 1558, kishte hartuar plane sekrete për të pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Britaninë e Madhe me "armadën" e tij prej me shumë se 15O luftëanijesh dhe mbi 3O. OOO trupash spanjolle të ankoruara asokohe rrënzë brigjëve detare të Mbretërisë së Bashkuar. 

E gjithë kjo për t'iu hakmarrur anglezëve për ish mbretëreshen Katarinë nga Spanja, të braktisur ose përndjekur nga manarku (mbreti) anglez, Henriku XVIII, pas martesës së tij me An Bolyen, me anë të kinse "luftës së shënjtë" kundër anglezëve.

Ndërkohë që Pizaro, Cortesi, Alavesi, Alvaresi dhe të tjerë nga Spanja imperiale ose kolonialiste, asokohe e kishin bërë namin ose kërdinë nepër vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine dhe gjithandej, duke i vrarë, shtypur, dhunuar dhe masakruar njerëzit ose popujt e pafajshëm autokton ose indogjen, si dhe duke ua plaçkitur ose konfiskuar me mijëra tonelata arë, argjent, rubin, safir, xhevahire ose diamante të ndryshme, duke e bërë Spanjën e asokohëshme fuqinë me të pasur kolonialiste të globit.

Ndërkaq, Angilia atëbotë ndodhej në një krizë të madhe finansiare dhe ekonomike si pasojë e embargos ose bojkotit të Anglisë nga Vatikani dhe pjesa tjetër e Europës kontinentale ose katolike. Arka e shtetit Arka e shtetit ishte nën xero (-O).

Në krye të kurorës ose fronit mbretëror të Mbretërisë së bashkuar, akoma ndodhej mbretëresha protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, e cila ishte edhe e bija e njohur markante dhe intelegjente e Mbretit Henriku i Tetë të Anglisë.

Elizabeta I e Anglisë, ashtu sikuse i ati i saj, mbreti Henriku VIII, ishte zotuar për dominimin ose primatin e 'racës së kualifikuar ose superintelegjente' anglo-saksone në luftë kundër Mbretit Filipit II-të dhe "armadës" spanjolle.

Edhe strategu, pirati dhe komandanti i shquar anglez, Francis Greig (Frënsis Greg) i cili ua kishte konfiskuar asokohe me tepër se 3O tonë municion ushtarak, ari, argjend, xhevahire të ndryshme ose diamante kusarëve spanjollë, kishte qëlluar me fat: Në Londër, Frënsis Gregun dhe suitën e tij, i kishte pritur me nderime të larta ushtarake, mbretëresha protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, në vend të mbretëreshës tjetër katolike, An Stuart (An Stjuart) të Skocisë, e cila sipas ligjëve kishtare ose katolike, mund t'i denonte me varje në litar ose prerje koke për shkak të aktit të mesipërm të kidnapimit dhe konfiskimit të kusarëve spanjollë.

Fitorja e ushtrisë angleze ose britanike-kundër "superarmadës" spanjolle kishte qenë epokale ose historike. 

Nga "Pax Britanicae": Britania e Madhe ishte ngritur dhe promovuar në British Empire.

 Ne Londer, dikur me vone ishte ngritur ose themeluar edhe bursa (berza) e njojur londineze, kishin lulezuar dhe shkelqyer ekonomia, industria, finansat, kapitali, arti, kultura, letersia etj. Edhe Uilliam Shekspiri me veprat e tij, gjithashtu etj.

"Për njeriun si "kafshë e lartë politike" nuk ka kafshë më të rrezikshme se sa vet njeriu.", kishte thënë dikur mbreti Henriku VIII i Anglisë.

P.S.

Ata që e njohin sadopak historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, e kanë të qartë faktin se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, kanë njohur një krizë ose përshkallëzim të thellë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Kështu që në vend të një diplomacie të kualifikuar, profesionale, intelegjente, kolokfiale, seminarike, tradicionale ose klasike, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajutura diplomacia publike, agresive ose dinamike me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, duke përfituar nga kriza ose polarizimet e brendshme në SHBA-së në njerën anë, si dhe nga divergjencat, diskprepancat dhe disonancat e ndryshme në mes Brukselit dhe Londrës e Uashingtonit në anën tjetër, pos tjerash si duket ka për qëllim përçarjen dhe në fund shpërbërjen dhe dekompozicionin e përgjithshem dhe përfundimtar të Natos dhe UE-së me anë të inskenimit të krizave ose tensionëve të vazhdueshme ose sistematike si kriza ose lufta në Ukrainë etj., si dikur.

Ambasadori i Rusisë në OKB-së, para disa kohësh, Britaninë e Madhe, SHBA-s ose Perëndimin, pa fije turpi, sensi as skrupujsh njerëzor, politik ose diplomatik, i quajti  nazi-fashist etj.

Një kualifkim ose deklaratë e papërgjegjshme, joprofesionale, iracionale, skandaloze, amorale, aspak profesionale ose antidiplomatike ajo e diplomatit ose ambasadorit rusë në OKB-së, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin ose faktët dhe realitetët e njohura në terren. Dhe, aq me pak me kodin profesional, si dhe diplomacinë e kualifikuar, ekselente, elokuente, profesionale, intelektuale dhe intelegjente.

Se këndejmi, është Rusia ajo që ka kryer agresione, invazione, inkursione ose reperkusione të egra ushtarako-policore në Ukrainë, Gjorgji (Gruzi), Çeçeni etj. E jo SHBA-së, Britania e Madhe ose Perëndimi.

Janë rusët dhe serbët (plus kinezët) ata që i urrejnë për vdekje, dhe i pengojnë gjithëkah e gjithandej Naton, BE-n ose Perëndimin. E sidomos shqiptarët.

Lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se gjatë sundimit të "Dinastive" të Rjurkoviçëve, Ivanoviçëve, Romanovëve, Mihajllovëve dhe të tjerëve, është bërë bashkimi i përdhunshëm i Ukrainës me Rusinë me 1649, 1654 etj.

Ndonëse, edhe me ndihmën e disa mbretërve dhe mbretërashave të ndryshme të Europës Qëndore ose kontinentale.

Edhe aneksimët e njohura të Krimesë nga ana e Rusisë cariste, imperiale ose kolonialiste me 171O, 1711, 1783 etj., gjithashtu.

Edhe pushtimi i tokave ose teritorëve të huaja (joruse) të Astrahanit, Kazanit, Azovit, Kaukazit, Baltikut etj., së bashku me daljen e Rusisë në Detin e Zi dhe Detin e Bardhë, kanë ndodhur me ndihmën e popujve dhe shtetëve të ndryshme të kontinentit plak.

Gjithashtu edhe ngritjen ose promovimin e Katarines I, Katarines II, Katarines III (Jekatarines), Anes, Ana Leopoldit, Jelizaveta Petrovnes (të bijes së carit rusë, Petrit të Madh), Sofia Aleksejevnes dhe kështu me radhë, e kanë ndihmuar dhe finansuar shtetët dhe popujt e ndryshëm të Europës ose Perëndimit.

Në instancë të fundit, po të mos ishin Münichu, Ostermani, Siegmund von Herbetsteini, Sebastian Münsteri, Maria Terezia, Franc Jozefi, Andrashi, Fazekashi dhe të tjerë: Askush nuk do i kishte njohur dhe pranuar rusët në mesjetë.

Apo....!?

Por....???(!!!) ¿¿¿

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat