Po vjen Vettingu, hajnat që kanë vjedh për 20 vjet s’po i zë gjumi!!!

Opinione

Po vjen Vettingu, hajnat që kanë vjedh për 20 vjet s’po i zë gjumi!!!

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 shtator 2022 Në ora: 10:28
Autori Faton Mehmeti

Kapja e shtetit për 20 vjet ka nevojë për ndryshim rrënjësor. Ata që për 20 vjet ishin në pushtet u sollën si kapadainj, uzurpatorë të një vendi që sipas tyre duhet të vidhej me çdo formë dhe sa më shpejt.

Pas 20 viteve ikën, pasojat mbetën, shteti ende ka gjurmë të ish-pushtetarëve të korruptuar, s’mund të mbroheshin pa e pasur nën kthetrat e tyre drejtësinë. Pikërisht drejtësia është e kapur, e për ta shkapur duhen reforma të thella. Që nga ardhja në pushtet, qeveria Kurti ka theksuar vazhdimisht nevojën për reformë në sistemin e drejtësisë, duke përgatitur procesin që jo rrallë herë u kritikua nga partitë opozitare. Dhimbjet e sistemit të drejtësisë i shëron ajo që tash e sa muaj po përdoret nga Qeveria e që është Vettingu.

Sistemi i drejtësisë pritet t’i nënshtrohet një reforme të thellë, të cilën para pak ditësh kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu e dorëzuan dosjen e Vettingut në duart e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Nevoja për Vetting është shumë e madhe, në kontekstin institucional është një lloj i drejtësisë tranzicionale që bën pjesë në kategorinë e mekanizmave të reformës së personelit. Me drejtësi të re dhe të pavarur të gjithë ata që kanë përfituar në mënyrë jo të ndershme, bashkë me tërë zinxhirin e kapjes së shtetit (duke përfshirë edhe disa prokurorët) do të dalin para drejtësisë së re.

Derisa qytetarët e Kosovës mezi po e presin drejtësinë e re, frika deri në palcë u ka hyrë.

Me implementimin e tij dhe arrestimet që do të pasojnë, vettingu do të krijojë shkëputje me të kaluarën dhe ofron mundësi për rindërtim e të ardhmës. Hajnat ende në liri, kanë frikë nga vettingu, e dinë se fundi i tyre nuk është i largët. Do të ketë ish zyrtarë të lartë të "eliminuar" nga drejtësia e re, pa përjashtuar këtu ish kryeministra, ministra, zv.ministra e deputetë, pse jo edhe një ish president. Hajnat s’do ta bëjnë më gjumin e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat