Çfarë kuptimi ka dialogu nëse...

Opinione

Çfarë kuptimi ka dialogu nëse...

Nga: Hafiz Shala New York Më: 15 shtator 2022 Në ora: 09:26
Hafiz Shala

Çfarë kuptimi ka dialogu i udhëhequr nga zoti Lajçak me grupin ndihmës, kur Serbia, le që deklaron se kurrë nuk do ta njoh Dardaninë por, ai kërkon që Serbia të jetë e pranishme atje.

A është ndonjë tentim urëzimi i Edvin Kristaq Ramës në mes të Kurtit dhe Vuçiqit dhe për çka?

Dardania e njohur nga mbi 2/3 -tat e shteteve të botës, e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi, e cila e ka vërtetuar shpalljen legjitime nga ana e Dardanisë që edhe ishte kërkesë nga ana e Serbisë për një mendim zyrtar të tillë të cilin edhe e mori.

Çfarë kuptimi ka dialogu kur Serbia kërkon që tabelat e regjistrimit të veturave të lëshuara në kohën e suprimimit të Autonomisë- okupimit të Dardanisë përsëri të lëshohen nga ana e Serbisë.

Përderisa, Vuçiq, jo që po e provokon Dardaninë hapur përmes ushtrisë ilegale të armatosur në veri të Mitrovicës, i cili e pranoi vet publikisht që, është thjeshtë një provokim i hapur duke i rrezikuar organet e rendit të cilët, në baza ditore sulmohen “nga njerëz të panjohur”, që sipas rregullave të organizimit, funksionimit dhe vet-mbrojtjes së organeve policore, atëherë, ata duheshin t’u përgjigjeshin me të njëjtën mënyrë dhe kështu, Serbia të “krijoj alibi” për ta akuzuar Dardaninë se, organet shtetërore po i rrezikojnë serbet, si formë presioni” për largimin e tyre nga pjesa veriore përderisa, shumica e serbëve që jetojnë në jug të Republikës së Dardanisë, nuk kanë kurrëfar problemeve në bashkëjetesën më shqiptarët të cilët, siç deklarojnë ata vetë, ani pse në mënyrë jo publike nga frika e pushteti të Vuçiqit se do të ndermerren masa deri te cenimi i sigurisë së tyre personale nga Lista serbe, ashtu siç po ndodhe me serbët e veriut të cilët e kanë shpatën e Demokleut po që se nuk iu nënshtrohën diktateve dhe urdhrave të Vuçiqit.

Udhëheqësi i dialogut dhe dy ndihmësit e tij tani të deleguar nga Presidenti francez dhe Kancelari Gjerman, por edhe përfaqësuesi Amerikan zoti Escobar, assesi nuk mund të bisedojë për të drejtat e serbëve në veri, përderisa në të njëjtën kohë nuk bisedohet për të drejtat e shqiptarëve në Dardaninë Lindore që esencialisht dallojnë, sepse janë të diskriminuar, përderisa serbët si pakicë i kanë të gjitha të drejtat që janë të parapara me Konventat e OKB-së si asnjë pakicë tjetër në rruzullin tokësor, bile, me të drejtën e bllokimit të shumë marrëveshjeve ku kërkohen se paku 2/3-tat e pakicave për vendim me interes nacional.

Dialogu sipas diktatit dhe kërkesave të Vuçiqit të cilat, sadopak që përafrohen palët, ky i fundit i ndërron tezat dhe kërkesat duke tentuar që sa më shumë të fitojë në kohë sikur ky të ishte viktimë e jo agresor.

Ky, pra Vuçiqi, në bashkëpunim me opozitën, të cilët janë të involvuar në të gjitha këto lëvizje që po ndodhin momentalisht në Dardani, grevat e fundit, për ta rrëzuar qeverinë në pushtet dhe sjelljen e atyre qe ishin më parë dhe për ta përfunduar dialogun në favor të tij.

Ky, i cili ushtron gjenocid ndaj popullatës shqiptare, ashtu sikur po tenton që popullatën në Dardaninë Lindore, përmes presioneve të ndryshme, ta dëbojë, t’ua shlyej adresat duke e zvogëluar numrin e banorëve shqiptar në mënyrë artificiale, ndërsa, në veri të Mitrovicës, jo vetëm që u përzunë shqiptaret nga atje afër 20.000 sish, nuk lejon që ata nga pjesa tjetër e Dardanisë të ndërtojnë shtëpi e banesa si formë e presionit psikofizik me qëllim të ruajtjes së gjendjes demografike e krijuar më dhunë, përmes dëbimeve, vrasjeve qoftë edhe të fëmijëve.

Shtrohet pyetja legjitime, sa e drejtë aq edhe e pashmangshme se, a është ende Dardania nën okupimin e Serbisë apo, mos duhet edhe njëherë një intervenim rreth çlirimit definitiv në kuptimin e largimit të ushtrisë ilegale, e cila po e shantazhon, jo vetëm policinë por edhe forcat e KFOR-it, respektivisht, NATO-s.

Qeveria e Dardanisë, urgjentisht të kërkojë që, KFOR-i në bashkëpunim me policinë, ta pastrojnë veriun nga ushtria ilegale e Serbisë, si parakusht për arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërkombëtarisht të njohur dhe të garantuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A është një tentim urëzimi i Edvin Kristaq Ramës ne mes të Kurtit dhe Vuçiqit dhe për çka?

Pas takimit në drekë pune me Kurtin, në një deklaratë të tij në mënyrë ironizuese u shpreh se, pasi jam vëllai i Vuqiqit, mund të jem edhe vëllai i Albinit.

A ka ndonjë kufi ky njeri në aktin më të lartë të tradhetisë kur, kur, del, jo vetëm në anën e Serbisë-Vuçiqit për mos i bërë presion rreth sanksioneve sepse, Serbia nuk po mund të mbijetoka pa ndihmën e Rusisë, ndërsa, në anën tjetër fletë broçkulla gjoja se Rusia mund ta destabilizoj Ballkanin.

Në anën e kujt është ky njeri. Me siguri se në anën e shqiptarëve, jo.

Nëse në Dardani nga ish udhëheqja nuk ndërmori asgjë për zbulimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Dardani, ani pse ne vitin 2011 paska qenë formuar një komision, por që kurrë nuk funksionoi dhe u shua në vitin 2018, mos ishte qëllim i fshehjes se krimeve serbe, e qe, po përputhët edhe më hezitimin e nxjerrjes së Rezolutës nga Parlamenti Shqiptar, që, mund të ketë qenë ndonjë pazar në mes të, Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës në kompenzim të shumëçkaje e që do të dalë në pah më vonë.

Sjelljet e opozitës e cila është lëshuar në angazhimin e “hakerave” të gjallë nga partitë politike në partitë tjera, në qeveri, në organizatat jo qeveritare, sindikata e shoqëri civile, për të propaganduar dhe de informuar në maksimum rreth ngjarjeve aktuale dhe jo vetëm të këtyre.

“Huazohen apo blihen” anëtar, aktivist qoftë edhe anëtarë të kryesive nëpër këto qe i përmenda më lart, të kamufluar apo të prezantuar në cilësi të ndryshme, është shndërruar në filozofi dhe praktikë politike.

Fatkeqësisht, edhe Liga Qytetare Shqiotaro Amerikane, nuk është imune nga kjo dukuri, ani pse po dalin në sipërfaqe që pa tjetër duhen të eliminohen, bile që kjo organizatë lobistemos të infektohet, që do të ishte e dëmshme për veprimtarinë lobiste për çështjet dhe temat shumë më rëndësi të cilat po mundohemi t’i fusim në agjendat e Kongresit dhe Senatit Amerikan, siç janë, dialogu, çështja e Asociacionit pa kompetenca ekzekutive, çështje urgjente e Dardanisë Lindore e cila duhet të trajtohet barabarësisht më atë të serbëve të veriut, duke i barazuar më të njëjtat kompetenca nga të dy palët.

Sjelljet e partive opozitare dhe individëve të katapultuat nëpër parti politike e shoqata, ka marrë përmasa shqetësuese shoqërore.

A po mund ta identifikojmë se kush po punon kundër interesave kombëtare dhe a jemi të gatshëm që publikisht, jo vetëm t’i denoncojmë por edhe t’i largojmë?

Përgjigjja është të forcat progresive, intelektual e deri të Akademia e Shkencave dhe Arteve të Dardanisë. Faji, do të jetë i yni.

15 shtator 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat